Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Ferizaj, ku një vajzë 12 vjeçare është dërguar në strehimore pasi që e njëjta është rrahur nga nëna dhe njerku i saj, shkruan Gazeta Metro.
Në raportin e policisë bëhet e ditur edhe se, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE – Ferizaj 13.11.2023 – 13:00. Viktima femër (12 vjeç) ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nëna e saj dhe njerku i saj. Viktima është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /gazetametro.net