Author: Hamdi Kumanova

Më 20.06.2026, rreth orës 21:45, në SPB Shkup është raportuar se në një shtëpi në territorin e komunës së Aerodromit në Shkup është gjetur pa shenja jete K.S. (63) nga Shkupi. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi hetimor i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Ndërmjetësit nga Pakistani dhe Katari deklaruan më 22 qershor se negociatat mes SHBA-së dhe Iranit kanë përfunduar, me të dyja palët që kanë rënë dakord për një kornizë drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare paqeje brenda 60 ditëve, që përfshin garantimin e kalimit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit dhe përfundimin e luftimeve në Liban. Pak detaje konkrete u bënë publike në një deklaratë të përbashkët të Katarit dhe Pakistanit. Marrëveshja duket se pasqyron objektivat e përgjithshme të përcaktuara në një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar javën e kaluar nga presidentët e SHBA-së dhe Iranit. Ai memorandum la të hapura për…

Lexo më Shumë

Dy vajza nga Topanica e Kamenicës kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, që ndodhi në autostradën A5 pranë Appeweierit, të dielën. “TV Kamenica” ka raportuar se bëhet fjalë për E.Z. 24-vjeçare dhe A.Z 18-vjeçare, nga fshati Topanicë, transmeton kp. Lidhur me rastin kanë shkruar edhe mediat gjermane. Raportohet se një person i përfshirë në aksident ka pësuar lëndime të rënda. Sipas dyshimeve të para, shkaku i aksidentit ka qenë një manovër e pasuksesshme për ndryshimin e korsisë, ku dy automjete me shpejtësi të lartë u përplasën me njëra-tjetrën, duke shkaktuar aksidentin fillestar. Për shkak të përplasjes, pesë…

Lexo më Shumë

Policia australiane ka sekuestruar 2.7 ton kokainë – sekuestrimi më i madh i këtij lloji në vend – nga një sistem bunkeri nëntokësor në Sidnein perëndimor. Droga, me një vlerë të vlerësuar në rrugë prej 816 milionë dollarësh australianë (500 milionë euro), u gjet të premten në ndarje të fshehura nën “dysheme” në tre kontejnerë transporti në një pronë në Londonderry. Dy burra të moshës 21 dhe 25 vjeç, të cilët dyshohet se u përpoqën t’i iknin policisë, u arrestuan në vendngjarje dhe u akuzuan për posedim të një sasie tregtare të një droge të kontrolluar kufitare të importuar në…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM). Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. “Në vendkalimet kufitare “Bogorodicë”, “Dojran” dhe “Tabanovcë” ka frekuencë të shtuar të automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”. “LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku…

Lexo më Shumë

Nëse Keir Starmer jep dorëheqjen, një nga pyetjet më të rëndësishme është ajo e kohës, kur do të marrë përsipër detyrën kryeministri i ardhshëm? Gjithnjë e më shumë, shumë në Partinë Laburiste parashikojnë një “kurorëzim”, që do të thotë se Andy Burnham do të ishte kandidati i vetëm. Sipas BBC, disa figura me ndikim në kampin e Burnham duan që ai të marrë përsipër pushtetin rreth kohës së konferencës vjetore të Partisë Laburiste në fund të shtatorit, duke besuar se kjo do t’i jepte më shumë hapësirë ​​për t’u përgatitur për qeverinë dhe për të siguruar që ai të mund…

Lexo më Shumë

Sot mbushen 81 vjet që nga koha Banka e Shtetit Shqiptar më 22 qershor 1945 shpalli vulosjen e kartëmonedhave dhe të çekmonedhave të emetuara nga ish-Banka Kombëtare e Shqipërisë Pas Luftës II Botërore dhe proklamimit të Qeverisë Demokratike, në Shqipëri, filluan të duken shenjat e para të inflacionit dhe keqësimi i gjendjes së kartëmonedhave, që vinte nga pamundësia për të shtypur kartëmonedhë të re dhe për ta zëvendësuar atë në qarkullim. Në pritje të normalizimit të situatës, më 22 qershor 1945, Banka e Shtetit Shqiptar shpalli vulosjen e kartëmonedhave në qarkullim, si dhe të çekmonedhave të emetuara nga ish-Banka Kombëtare…

Lexo më Shumë

Një valë e fortë të nxehti ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, me temperatura që në shumë zona i afrohen ose kalojnë 40 gradë Celsius, duke detyruar autoritetet të shpallin alarme, të mbyllin shkolla dhe të marrin masa të jashtëzakonshme për mbrojtjen e qytetarëve. Në Itali, alarmi i kuq është shpallur për disa qytete të mëdha, mes tyre Bolonja, Firence, Milano dhe Torino. Në Romë, pelegrinët në Sheshin e Shën Pjetrit u mbrojtën nga dielli me çadra dhe mjete të tjera, ndërsa Papa zhvilloi lutjen tradicionale të së dielës nga Pallati Apostolik. Meteorologët shpjegojnë se temperaturat ekstreme janë…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ndaj një personi në Ferizaj. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 23:45 është pranuar një informatë se një person që ndodhej në një lokal në rrugën “Rexhep Bislimi” ishte parë duke poseduar armë zjarri. Pas pranimit të informacionit, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar personin e dyshuar dhe e kanë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme. Gjatë veprimeve hetimore, policia ka gjetur armën e zjarrit, të cilën i dyshuari dyshohet se e kishte hedhur…

Lexo më Shumë

Sot u mbajt mbledhja e Kuvendit Qendror të PDSH-së, në të cilën u zgjodh Kryesia Qendrore në këtë përbërje: Kryetar i Kuvendit Qendror: Sali Ajdini – Sekretar Gjeneral: Visar Palloshi Nënkryetarë: – Ylber Idrizi – Valbona Toska – Fejzi Xhelili – Halil Krasniqi Para të pranishmëve mbajti fjalim kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili foli për zhvillimet aktuale politike, sfidat me të cilat përballen shqiptarët dhe vizionin e partisë për periudhën e ardhshme. Mbledhja u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe demokratike, me përkushtim për forcimin e strukturave partiake dhe avancimin e objektivave politike të PDSH-së.

Lexo më Shumë

Dhjetëra bujq nga rajoni i Pollogut mëngjesin e sotëm protestuan pasi nuk kanë ujë për vaditjen e tokave, transmeton Portalb.mk. Bujqit thonë se kanali për vaditje ka ujë, megjithatë si rezultat i punimeve që po realizohen në autostradë, në pjesën Tetovë-Gostivar pengohet që uji të mund të shpërndahet në fushat e tyre. Bujqit për disa orë bllokuan me traktorë punimet që zhvillohen për ndërtimin e autostradës së re.

Lexo më Shumë

Nga njëra anë, Qeveria njofton formimin e një Qendre për Ndihmën e Shpejtë në Shkup. Çdo iniciativë që synon shpëtimin e jetëve është e mirëseardhur. Por, nga ana tjetër, raporti “Kompasi i Premtimeve”, i hartuar nga Finance Think në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve të Maqedonisë dhe Forumin Arsimor Rinor, flet qartë: vetëm 13% e premtimeve në shëndetësi janë realizuar, ndërsa 71% ende nuk kanë filluar të zbatohen. Këto nuk janë vlerësime të opozitës, por të dhëna të një raporti të pavarur. Ato tregojnë se mungon përparimi në reformat më të rëndësishme të sistemit shëndetësor, si: • digjitalizimi i…

Lexo më Shumë