Aleanca për Shqiptarët ka nisur zyrtarisht procesin e konsolidimit të strukturave në terren para Kongresit të V-të të partisë. Në Kuvendin Themelues të degës së Bërvenicës, me mbështetje unanime, kryetar u zgjodh ekonomisti Idriz Idrizi. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kreu i ASH-së, dr. Arben Taravari, i shoqëruar nga deputetët Halil Snopçe e Sadik Sulejmani dhe kryetari i Gostivarit, Valbon Limani. “Dega e Bërvenicës ka qenë një ndër degët më kompakte, prandaj jo rastësisht e nisim këtë proces pikërisht nga këtu. Ecim edhe më fuqishëm drejt kongresit partiak,” deklaroi Taravari. Sa i përket situatës politike në vend…
Author: Hamdi Kumanova
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë miratoi këtë javë, në parim, marrëveshjen dypalëshe me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për unifikimin e procedurave të kontrollit në brezin kufitar. Vendimi parashikon ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit, me zbatim që do të nisë fillimisht në pikën kufitare të Qafë Thanës. Risia thelbësore e marrëveshjes qëndron në natyrën e kontrollit. Që nga inaugurimi i gushtit 2023, Qafë Thana funksionon me një ndalesë të vetme, por me dy kontrolle paralele, oficerë të policisë kufitare të të dy vendeve, të vendosur…
LSDM, në një deklaratë, e vlerësoi rikonstruimin e paralajmëruar të Qeverisë si një shfaqje politike që, sipas partisë, nuk mbështet reforma thelbësore apo ndryshime në politika. Partia opozitare thotë se ndërsa qytetarët përballen me sfida ekonomike, rritje çmimesh dhe një standard të ulët jetese, shumica qeverisëse po merret me ndryshime personeli në vend që të zgjidhë problemet reale. Deklarata thekson se bisedimet e paralajmëruara midis VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM nuk sjellin ndryshime thelbësore, por përfaqësojnë një përpjekje për, siç deklarojnë ata, “të verbojnë publikun”. LSDM akuzon Qeverinë se nuk po i përgjigjet sfidave ekonomike, duke përmendur një rënie të…
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska deklaroi se çështja e mësimit shqip në Idrizovë, nga klasa e gjashtë e deri atë të nëntë, do të zgjidhet shumë shpejt. Fëmijët shqiptarë të Idrizovës detyrohen që ciklin e lartë fillor ta ndjekin në shkolla të komunave të tjera për shkak të mungesës së mësimit shqip në shkollën fillore “Njegosh” në Idrizovë. Në intervistën e lajmeve qendrore në Alsat, Janevska madje tha se ky problem dekadash do të marr një epilog pozitiv që në fillimin e vitit të ri shkollor 2026-2027. “Atje ka shkollë dhe definitivisht është një çështje që mund të ketë një…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me ndryshimin e emrave të rrugëve, shesheve dhe urave në Tetovë, duke akuzuar koalicionin VLEN se po lejon rikthimin e simbolikës së ish-Jugosllavisë në qytet. Në reagimin e saj, BDI vlerëson se arsyetimet e dhëna për këtë çështje janë “banale” dhe se ato flasin më shumë se deklaratat publike të përfaqësuesve të VLEN-it. Partia thekson se Tetova ka historinë, identitetin dhe figurat e saj dhe nuk meriton, sipas tyre, të kthehet pas në kohë përmes rikthimit të emërtimeve që qytetarët i kanë lënë pas prej vitesh.…
Zëvendësdrejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sedat Bislimi, ka njoftuar se në Spitalin Klinik të Tetovës janë miratuar 119 punësime të reja nga 13 profile të ndryshme profesionale, në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe forcimin e kapaciteteve të institucionit. Sipas Bislimit, ky vendim paraqet një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtejshëm të spitalit dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët. “Sot në Spitalin Klinik të Tetovës u hodh një tjetër hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit shëndetësor me miratimin e 119 punësimeve të reja nga 13 profile të ndryshme profesionale, të nevojshme për…
Shkruan: Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha U mor vendimi në shtabin e Ustrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK-së që njësitet tona të futen afër Shkupit, për të provokuar një dyluftim të pabarabartë mes UÇK-së dhe forcave qeveritare, me qëllim që të përshpejtohet përfundimi i luftes së vitit 2001, me një fitore për neve shqiptarëve. U caktuan njësitet, komandantat dhe ushtarët të cilët vullnetarisht do të hynin në një rrethim shumë të rrezikshëm. Disa komandatë të cilët në fillim u lajmëruan vullnetarisht për t’u futur në Haraçinë, mbas disa ditësh u larguan me arsyetim se në këtë fshat, largë pozicioneve…
Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të kopshtit të ri të fëmijëve në komunën e Karposhit. Nga shërbimi për shtyp i Qeverisë informojnë se kopshti i fëmijëve “Pranvera” do të ndërtohet në vendin e populluar Kozle.
Sot do të mbahet testi i maturës, afati i parë, në të cilin do të marrin pjesë 19,514 nxënës në 152 qendra të testimit në të gjithë vendin. Ministria e Arsimit dhe Shkencës tha se procesi i testimit do të administrohet nga 1,360 administrues dhe 750 kryetarë e anëtarë të komisioneve. Të gjithë maturantët janë të obliguar të paraqiten në qendrat e tyre të testimit më së voni në orën 09:00, për të përfunduar me kohë procedurat e identifikimit dhe sistemimit në sallat e testimit, tha Ministria. Testi i Maturës Shtetërore 2026 do të zhvillohet brenda një…
Një i mitur nga Çegrani ka denoncuar se është sulmuar në një lokal në Gostivar dhe ka humbur ndjenjat pas goditjes në kokë, raporton Tetovasot. Sipas denoncimit në DPB Gostivar, ngjarja ka ndodhur më 17 qershor rreth orës 21:50. I mituri 17-vjeçar ka deklaruar se teksa po shkonte drejt tualetit të lokalit, është goditur me një send të fortë në kokë. Pas sulmit ai ka rënë pa ndjenja, ndërsa shokët e tij e kanë transportuar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia po ndërmerr masa për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të…
Remzi Nesimi dhe Bllazhe Koneski janë dy emrat e rinj që mund t’i shtohen listës së çmimeve shtetërore në kulturë. Një propozim i deputetëve socialdemokratë është depozituar në Parlament, ku mes të tjerash arsyetohen ndryshimet në Ligji për çmimet shtetërore, disa nene të tij. Konkretisht me nenin 1 të Propozim-ligjit sugjerohet që të definohet se mirënjohja shoqërore jepet për arritje veçanërisht të rëndësishme me interes për shtetin në fushën e gjuhës maqedonase dhe maqedonistikës, si dhe në fushën e gjuhës shqipe dhe albanologjisë. Që në këtë rast propozohen dy çmimet e reja shtetërore “Bllazhe Koneski” dhe “Remzi Nesimi”. Brenda një…
“Kërkesa për shfuqizimin e vendimit është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese që në mars të vitit 2025”, kështu tha BDI për shfuqizimi i vendimit për emërtimin e rrugëve në Tetovë, që siç thuhet në reagim, është një goditje e rëndë për identitetin dhe dinjitetin e shqiptarëve. BDI kritikoi VLEN-in pasi nuk kanë ndërmarrë hapa juridik për mbrojtjen e vendimit të vitit 2007. BDI u shpreh se pretendimi i VLEN-it se vendimi për emërtimin e rrugëve gjoja nuk ka qenë në fuqi është argumenti më i dobët dhe më i paqëndrueshëm që mund të ofrohet ndërkohë që tha se ata nuk mund…

