Këshilli Evropian ka miratuar unanimisht tekstin e konkluzioneve të samitit për Ukrainën, duke shënuar herën e parë në më shumë se 18 muaj që të 27 shtetet anëtare bien dakord për një dokument të përbashkët mbi këtë çështje. Liderët europianë kanë miratuar gjithashtu ndryshimin e afatit për rinovimin e sanksioneve sektoriale ndaj Rusisë, të cilat tashmë do të rinovohen një herë në vit dhe jo çdo gjashtë muaj si më parë. Në dokumentin përfundimtar theksohet se, derisa të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme në Ukrainë, nuk duhet të normalizohet pjesëmarrja e Rusisë në ngjarje sportive dhe kulturore…
Author: Hamdi Kumanova
Konsumatorët shqiptarë e paguan karburantin 10.5% më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2025. Të dhënat janë bërë publike nga Eurostat, i cili mat indeksin e nivelit të çmimeve sipas barazisë së fuqisë blerëse (Purchasing Power Parities – PPP). Ky tregues krahason sa kushton e njëjta shportë mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme, duke eliminuar efektin e kursit të këmbimit dhe diferencave në nivelin e të ardhurave. Për Shqipërinë, indeksi për grupin “Karburante dhe lubrifikantë për mjetet private të transportit” ishte 110.5%, që do të thotë që për të blerë të njëjtën sasi karburanti, që një…
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska do të vazhdojë sulmet e rregullta masive mbi objektivat në Ukrainë që pala ruse i konsideron kritike për funksionimin dhe aftësinë operacionale të forcave të armatosura ukrainase. Duke folur me gazetarët, ai kujtoi se Presidenti rus Vladimir Putin kishte njoftuar së fundmi qëllimin e Rusisë për të nisur sulme të koordinuara në shkallë të gjerë, pas sulmeve të mëparshme që Moska ia atribuon Kievit. “Presidenti kishte deklaruar se tani do të kryejmë sulme masive në mënyrë të rregullt kundër objektivave nga të cilat varet drejtpërdrejt aftësia luftarake e Forcave të…
Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për uljen e tensioneve në rajonin e Gjirit Persik ka rritur shpresat për stabilitet në një nga rrugët detare më të rëndësishme të botës. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se situata në Ngushticën e Hormuzit mbetet ende larg normalizimit të plotë. Sipas një raporti të ri të kompanisë së menaxhimit të riskut EOS Risk Group, marrëveshja e arritur më 17 qershor shënon vetëm fillimin e një periudhe 60-ditore negociatash mes palëve, gjatë së cilës do të përcaktohen kushtet e një marrëveshjeje përfundimtare. Memorandumi parashikon ndërprerjen e armiqësive mes SHBA-së, Iranit, Izraelit…
Neymari do të mungojë edhe në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës për shkak të lëndimit në pulpë. Federata e Futbollit e Brazilit ka njoftuar të enjten mbrëma se Neymari nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës në Philadelphia për ndeshjen ndaj Haitit që luhet në orën 02:30 të shtunën. “Ai do të qëndrojë në Neë Jersey për ta kompletuar fazën finale të procesit të rikuperimit”, thuhet në njoftim. 34-vjeçari ka stërvitur të martën duke bërë ushtrime fizike. Të mërkurën iu bashkua pjesës tjetër të grupit. Brazili e nisi Botërorin me barazim 1:1 ndaj Marokut në Grupin…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hedhur poshtë kritikat se lufta me Iranin zbuloi kufijtë e aftësisë së tij për të ushtruar pushtet, duke deklaruar në një intervistë për Axios se ai vazhdon të besojë se “nuk ka kufij”. Trump hyri në konflikt duke kërkuar “dorëzim pa kushte” nga Irani, por lufta përfundoi me një memorandum mirëkuptimi me objektiva më të kufizuara. Megjithatë, presidenti amerikan pranoi se kishte negociuar këtë marrëveshje për të shmangur rrezikun që konflikti të çonte në një recesion ekonomik global. I pyetur nga gazetari Marc Caputo se çfarë kishte mësuar nga lufta lidhur me kufijtë e fuqisë…
Gjigantët e Realit të Madridit kanë shfqur interes për kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka me origjinë nga Kosova. Më konkretisht trajneri Jose Mourinho ka patur një bisedë me kapitenin e Zvicrës. Murinho e njeh Xhakën që prej kohës kur ishte trajner i Tottenham dhe lojtari luante me Arsenalin. Xhaka i kishte shprehur dëshirën për të qenë pjesë e “galaktikëve”. Nëse finalizohet transferimi, paga e Xhakës te “Los Blancos” mund të shkojë deri në 7 milionë euro në sezon. Duke komentuar lajmin e bujshëm, trajneri Gentian Mezani tha në “Mega Sport” se kjo lëvizje do të ishte diçka shumë e mirë…
Një rast shqetësues dhune mes të miturve është raportuar në Gostivar. Një 29-vjeçare nga Çajla ka denoncuar se djali i saj 8-vjeçar është sulmuar fizikisht nga një 14-vjeçar nga e njëjta lagje. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e një ndërtese banimi në rrugën “Nikolla Parapunov”. Sipas denoncimit, i njëjti i mitur më herët kishte sulmuar fizikisht edhe vajzën 8-vjeçare të familjes. Për rastin është njoftuar Qendra për Punë Sociale në Gostivar dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes.TS
UNIBanka AD Shkup edhe këtë vit është partner tradicional i një prej manifestimeve kulturore më prestigjoze në vend, “Vera e Ohrit”. Me këtë iniciativë, Banka konfirmon mbështetjen e saj të vazhdueshme për ngjarje të rëndësishme kulturore, duke theksuar se kultura dhe arti janë pulsi i një shoqërie. Ato i bashkojnë njerëzit, ruajnë identitetin dhe krijojnë vlera që zgjasin. Edicioni i 66-të i festivalit mbahet nga 12 korriku deri më 20 gusht, me një program të pasur që ndërthur muzikën, teatrin, baletin dhe interpretime të ndryshme artistike nga skena vendase dhe ajo ndërkombëtare. Nën moton “Arti bashkon, frymëzon dhe transformon”, Ohri…
Më 17.06.2026, prindërit kanë denoncuar sulme ndaj të miturve: Në Tetovë, A.S. (45) ka raportuar se në një hapësirë parkingu, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga J.F. (41) nga Tetova. Në fshatin Poroj, M.Z. (60) ka denoncuar se nipi i tij i mitur, pas një zënke të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga dy persona, A.I. dhe A.I. Policia po punon për zbardhjen e të dyja rasteve.
Më 18.06.2026, në orën 01:40 në fshatin Bogovinë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Kamenjanit kanë privuar nga liria G.Q. (29) dhe I.M. (28), të dy nga fshati Miletinë, komuna e Bërvenicës. Gjatë kontrollit të kryer në një automjet të parkuar të tipit “Polo” me targa të Tetovës, në të cilin ndodheshin të dy personat, është gjetur dhe sekuestruar një lëndë e bardhë pluhur. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Më 17.06.2026 në orën 12:00, zyrtarë policorë nga policia kriminalistike pranë SPB Ohër kanë privuar nga liria personin D.A.(37) nga Ohri. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar një revole, dy pushkë, tri bomba dore, 22 plumbа të kalibrave të ndryshëm dhe dy qese najloni me barut, të cilat i posedonte në mënyrë të paligjshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal – “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”.

