27 udhëheqësit e Bashkimit Evropian po mblidhen në Bruksel për një samit dyditor të përqendruar në pushtimin e Ukrainës nga Rusia, valët tronditëse nga ekonomia kineze dhe buxhetin e ardhshëm afatgjatë të bllokut. Situata në Lindjen e Mesme, konkurrueshmëria, trafiku i drogës dhe migracioni do të jenë gjithashtu në agjendë, raporton Euronews. Samiti i së enjtes vjen menjëherë pas një takimi të G7-ës në Evian të Francës, i cili u ndoq nga afër dhe që arriti të bindë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët duke u zotuar të rrisë mbështetjen ushtarake për Kievin dhe të…
Author: Hamdi Kumanova
Kanadaja siguroi partneritete të reja në mbrojtje dhe zhvillimin e mineraleve kritike gjatë Samitit të Liderëve të G7 në Francë , njoftoi të mërkurën kryeministri Mark Carney . Sipas një deklarate nga zyra e Carney-t, “Kanadaja mirëpriti 13 partneritete dhe iniciativa të reja me më shumë se tetë vende përmes Aleancës së Rezistencës dhe Prodhimit të Mineraleve Kritike”. E lançuar gjatë presidencës së Kanadasë në G7 në vitin 2025, aleanca synon të diversifikojë zinxhirët kritikë të furnizimit me minerale, të zvogëlojë përqendrimin e tregut dhe të krijojë një klub blerësish të besueshëm për të tërhequr investime dhe për të përshpejtuar…
Donald Trump tha se 60 ditë nuk është një afat i prerë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Iranin. Kur një gazetar, pasi mbërriti në Paris, u pyet nëse mendonte se kishte një afat të caktuar për marrëveshjen, Trump u përgjigj: “Jo, nuk mendoj kështu. Mund të duhet shumë kohë.” Memorandumi i mirëkuptimit, siç është formuluar, thotë se të dyja palët do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje brenda 60 ditëve. Trump përsëriti se nëse vendet e tjera kanë raketa balistike, është “pak e padrejtë” që Irani nuk ka asnjë. Ai shtoi se “një raketë balistike nuk është e…
Nga Fritz Radovani Imzot Frano Gjini. Asht lé në Shkodër në vitin 1886 nga prindët Pjetër (Tuke) e Drande Gjini. Ishte nga një familje e vjetër qytetare. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka përfundue ndër Etnit Jezuitë të vendlindjes, ndërsa ato të naltat teologjike i ka krye në Propaganda Fide, në Romë, ku u shugurue Meshtar në vitin 1908. Vjen në atdhe dhe emnohet sekretar i Argjipeshkvit të Durrësit, tue krye edhe shërbimet fetare në fshatin e Delbnishtit n’Kurbin. Shkon për 18 muej në qytetin e Durrësit dhe rikthehet prap në Delbnisht deri në vitin 1914. Emnohët famullitar i Dërvenit…
Një raportim për vjedhje të rëndë në Novobërdë mobilizoi Policinë, por hetimet zbuluan se Audi i shpallur i zhdukur nuk ishte vjedhur fare. Sinjali raporton se një vajzë nga fshati Kufcë e Epërme kishte raportuar se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën Audi A4 Caravan, derisa ajo ndodhej për pushime në Shqipëri. Rasti u iniciua si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa njësitë policore nisën menjëherë veprimet hetimore për lokalizimin e automjetit. Por zhvillimet e ditës së sotme morën një kthesë krejt tjetër. Kur hetuesit dolën në vendngjarje për të vazhduar procedurat, vetura për të cilën ishte raportuar si e vjedhur…
Akuza për vrasje, dëbim e shkatërrim të pasurive të paluajtshme, rëndojnë mbi supet e Jusuf Shujak. Gjithë këto vepra penale janë të përfshira në aktakuzën për krime lufte, me të cilën cilën Shujak po përballet nga shkurti i vitit 2025. Procesi gjyqësor po shkon drejt fundit. Të mërkurën ishte planifikuar të dëgjohej edhe dëshmitari i fundit i Prokurorisë Speciale. Mirëpo, i njëjti ndodhet jashtë vendit çka solli telashe për dëgjimin e tij. “Kemi bërë përpjekje përmes rrugëve informatike që të krijohen kushtet që i njëjti të dëgjohet përmes videolinkut. Ne kemi planifiku që për sot të vazhdojmë me dëgjimin e…
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje forcave politike në vend që të bashkëpunojnë për funksionalizimin e institucioneve dhe vazhdimin e reformave demokratike, duke theksuar se sfidat me të cilat përballet Kosova nuk mund të presin më. Duke folur në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada britanike me rastin e ditëlindjes zyrtare të Mbretit Charles III, Hargreaves tha se partitë politike duhet të vendosin interesin e shtetit mbi dallimet partiake dhe të punojnë së bashku për krijimin e një parlamenti të qëndrueshëm, një qeverie funksionale dhe një presidencë efektive, raporton KosovaPress, transmeton Klankosova.tv. “Pas…
Ukraina ka goditur një rafineri të rëndësishme nafte në Moskë në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, për herë të dytë brenda kësaj jave. Sulmi vjen në një kohë kur Kievi ka intensifikuar goditjet me rreze të gjatë ndaj infrastrukturës energjetike dhe ushtarake në territorin rus. Sipas kryebashkiakut të Moskës, Sergei Sobyanin, disa dronë kanë goditur Rafinerinë e Naftës në lagjen juglindore Kapotnya, ndërsa mbi katër duzina dronësh të tjerë janë rrëzuar gjatë afrimit drejt kryeqytetit. “Forcat e mbrojtjes ajrore vazhdojnë të zmbrapsin një sulm masiv”, deklaroi ai në Telegram. Autoritetet ruse raportuan dëme në zonat përreth…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, njoftoi se të premten dhe të shtunën do të zhvillojë takime me partnerët e koalicionit nga VLEN dhe ZNAM, në kuadër të bisedimeve për rikonstruimin e paralajmëruar të Qeverisë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mickoski theksoi se bashkëpunimi ndërmjet VMRO-DPMNE dhe VLEN-it vazhdon të jetë i qëndrueshëm dhe korrekt. “Të premten dhe të shtunën janë caktuar takimet me partnerët e koalicionit nga VLEN dhe ZNAM. Tani nuk jemi para zgjedhjeve, por në gjysmën e dytë të mandatit. Kemi bashkëpunim jashtëzakonisht korrekt dhe miqësor me VLEN-in dhe pres që ai të vazhdojë edhe…
Më 16.06.2026 në ora 17:00 në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme, në hyrje të shtetit, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin A.R. (45) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportës dhe verifikimit në evidencën operative është konstatuar se ai figuronte me masën “Arest” (Apsi) me kërkesë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Interpol. Personi i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor i Mirkocit për procedurë të mëtejshme.
Partia opozitare LSDM ka kërkuar sot moratorium për ndërtimin e data-qendrave të reja komerciale që përdorin sisteme ftohjeje me avullim të ujit. Nga kjo parti konsiderojnë se janë të nevojshme obligime ligjore për projektet më të vogla për nevoja shtetërore, me të cilat investitorët do të detyrohen të përdorin ekskluzivisht ftohje me ajër dhe prodhim vetanak të energjisë përmes parqeve solare dhe baterive, pa tërhequr rrymë nga rrjeti nacional. Вotë, në një konferencë për media, Kristian Dojçinovski nga LSDM-ja ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-së në pushtet, duke pohuar se pushteti po insiston në ndërtimin e data-qendrave…
Një punonjës 52-vjeçar i EVN-së nga Kriva Pallanka ka ndërruar jetë derisa po kryente detyrat e punës në rajonin e fshatit Ogut, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Rasti është denoncuar më 16 qershor në ora 13:00 në DPB Kriva Pallankë nga Institucioni Shëndetësor Publik i qytetit, pasi në vendin e quajtur “Poljana” ishte gjetur një person pa shenja jete. Pas ndërmarrjes së masave është vërtetuar se bëhet fjalë për personin S.J. (52) nga Kriva Pallanka, i punësuar në EVN, i cili ka vdekur gjatë kryerjes së obligimeve të punës. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të…

