Author: Hamdi Kumanova

Gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian në Strasbourg, sot u zhvillua një debat kushtuar zgjerimit të Bashkimi Evropian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor. Diskutimi u karakterizua nga kritika të ashpra të eurodeputetëve bullgarë ndaj Maqedonia e Veriut. Në kuadër të debatit, eurodeputeti bullgar Ivajllo Vëllçev nga partia “Ka një popull të tillë” (ITN), i cili është raportues në hije i grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, theksoi rëndësinë strategjike të rajonit për të ardhmen e BE-së. Megjithatë, sa i përket Maqedonisë së Veriut, ai shprehu shqetësim serioz për, siç tha, manifestimet e vazhdueshme të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar zgjerimin e shërbimeve elektronike me qëllim që procedurat për lëshimin dhe vazhdimin e lejeve për armë të jenë më të shpejta dhe më efikase. Edhe pse me ndryshimet e reja ligjore afati i vlefshmërisë së lejeve do të shkurtohet nga 10 në 5 vjet, nga MPB-ja sigurojnë se digjitalizimi do ta lehtësojë ndjeshëm procesin për qytetarët. Në periudhën e ardhshme parashihet vendosja e mundësisë për paraqitjen elektronike të kërkesave për leje armësh, si për personat fizikë ashtu edhe për personat juridikë. Gjithashtu, në formë elektronike do të jetë e…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët tha se “One Stop Shop” me Shqipërinë nuk ishte as premtim i VLEN e as arritje e tyre, pasi siç thanë, përgatitjet për këtë sistem kanë filluar në vitin 2019, marrëveshja qeveritare është nënshkruar më 14 nëntor 2022 ndërsa inaugurimi zyrtar është bërë në korrik të vitit 2023. ASH tha se ” VLEN nuk ka qenë as iniciator, as propozues, as bartës i këtij procesi” dhe shtoi se “kjo nuk është arritje. Është përvetësim politik i punës së dikujt tjetër” “Atëherë, për cilin premtim të realizuar flet deputeti Qoku? Në politikë nuk është e ndershme të marrësh…

Lexo më Shumë

Në pikën kufitare Bogorodicë, zyrtarët doganorë kanë sekuestruar bizhuteri ari me vlerë prej 1.1 milionë denarësh, pasi zbuluan dy shtetas kosovarë në përpjekje për t’i kontrabanduar ato. Bizhuteritë e arit, katër zinxhirë ari me një peshë totale prej 190.6 gramësh, të dyshuarit i kishin blerë në Turqi dhe më pas, me qëllim kontrabandimi, i kishin vendosur në trup duke i fshehur nën rroba. ​Rasti i është dorëzuar Departamentit të Hetimeve, i cili ka ngritur kallëzim penal kundër autorëve në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli. ​ ​Kjo është sekuestrimi i 11-të i arit për këtë vit nga ana e Drejtorisë së…

Lexo më Shumë

Personeli mjekësor ka ngritur mbi 300 padi kundër Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës. Përmes tyre, të punësuarit kërkojnë pagesën e shtesave të papaguara për kujdestaritë, kompensimin për ushqim dhe punën me turne, transmeton Portalb.mk nga Slloboden Peçat. Paditë aktive i referohen periudhës deri në tetor të vitit 2023, kur punonjësve, shumica prej të cilëve infermierë dhe personel ndihmës, nuk u janë paguar kompensimet që u takojnë sipas Marrëveshjes Kolektive. Probleme ka edhe me një pjesë të mjekëve. Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Sasho Stoshevski, tha se paditë aktive, të cilat numërohen me qindra, kanë të bëjnë me periudhën…

Lexo më Shumë

Deputeti bullgar, Angel Georgiev nga partia atje me qëndrime nacionaliste dhe kontraverse ndaj Maqedonisë, “Rilindja” në margjinat e Kuvendit të Bullgarisë në një koment për djegien e veturave diplomatike të ambasadës bullgare në Shkup, tha se do t’i propozojë presidentit Rumen Radev që t’i kërkon BE-së për të ndaluar të gjitha fondet evropiane për Maqedoninë e Veriut. “Ne propozojmë një zgjidhje me të cilën kryeministri Rumen Radev do t’i kërkonte BE-së që të ndalojë absolutisht të gjitha fondet evropiane që ndahen për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo është e vetmja zgjidhje funksionale që do ta detyrojë fqinjin tonë…

Lexo më Shumë

Më 16.06.2026 në ora 10:35, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (51) nga fshati Poroj i Tetovës. Ai kërkohej me urdhëresë gjyqësore për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 284-a të Kodit Penal. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, deklaroi se vendimi i partisë për t’u bërë pjesë e koalicionit qeveritar kishte për qëllim parandalimin e përsëritjes së proceseve politike nga e kaluara dhe sigurimin e një përfaqësimi më të fuqishëm të interesave kombëtare maqedonase. Në një intervistë për Telma, Dimitrievski tha se motivi kryesor për hyrjen e ZNAM në qeveri ishte që qytetarët maqedonas të mos ndiheshin më të margjinalizuar në shtetin e tyre. “ZNAM hyri në këtë koalicion që të mos shihnim përsëritje të asaj që ndodhi në të kaluarën. Motivet tona për të hyrë në qeveri ishin që maqedonasit të…

Lexo më Shumë

Nën moton “Maqedonia përshpejton, detyrimi ynë”, VMRO-DPMNE sot feston 36-vjetorin e saj. Me këtë rast, një tubim i madh popullor do të mbahet në stadiumin “Mladost” në Strumicë. Tubimi do të fillojë në orën 20:00, dhe partia u bën thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, mbështetësve dhe qytetarëve që besojnë në përparim, punë dhe dashuri për atdheun, të vijnë dhe së bashku të tregojnë se Maqedonia ka forcë, energji dhe një popull që beson në të ardhmen e saj. “Para 36 vitesh, u krijua një ide që u bë simbol i luftës për një Maqedoni të lirë, të pavarur dhe dinjitoze…

Lexo më Shumë

Mensur Bunjaku, është personi që përfundoi në prangat e Policisë së Kosovës nën dyshimin se ka kanosur një zyrtar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) gjatë ushtrimit të detyrës së tij zyrtare. Sipas Sinjalit, rasti ishte denoncuar fillimisht më 2 qershor, kur një zyrtar i AUV-it kishte raportuar se ishte kërcënuar brenda hapësirave të institucionit. Pas veprimeve hetimore dhe sigurimit të provave, Policia e kishte iniciuar rastin si vepër penale “Kanosje”, ndërsa kishte nisur procedurat për intervistimin e të dyshuarit. Bunjaku fillimisht nuk ishte hasur nga hetuesit, të cilët i kishin lënë ftesë zyrtare për paraqitje në polici. Më…

Lexo më Shumë

-Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin publik se Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, dje, konvokoi mbledhjen e katërt të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së. Në mbledhje u diskutua për zhvillimet dhe aktualitetet politike në vend, aktivitetet e strukturave partiake dhe prioritetet e veprimit për periudhën në vijim. Gjatë mbledhjes u analizuan zhvillimet e fundit në skenën politike, sfidat me të cilat përballet vendi dhe pozicionimet politike lidhur me çështjet me interes për qytetarët. Në këtë drejtim u shkëmbyen qëndrime dhe vlerësime për proceset aktuale politike, si dhe për nevojën e një angazhimi të përgjegjshëm…

Lexo më Shumë