Më 16.06.2026 në ora 14:20 në DPB gostivar, I.A. (53) nga fshati Çegran i Gostivarit, ka denoncuar se në një rrjet social janë publikuar fotografi të djalit të tij të mitur me tekste me kërcënime për jetën dhe sigurinë e familjes së tij.
Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.


