-Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin publik se Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, dje, konvokoi mbledhjen e katërt të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.
Në mbledhje u diskutua për zhvillimet dhe aktualitetet politike në vend, aktivitetet e strukturave partiake dhe prioritetet e veprimit për periudhën në vijim.
Gjatë mbledhjes u analizuan zhvillimet e fundit në skenën politike, sfidat me të cilat përballet vendi dhe pozicionimet politike lidhur me çështjet me interes për qytetarët. Në këtë drejtim u shkëmbyen qëndrime dhe vlerësime për proceset aktuale politike, si dhe për nevojën e një angazhimi të përgjegjshëm në mbrojtje të interesit publik dhe të arritjeve të deritanishme.
Poashtu, u diskutua për aktivitetet që po zhvillohen në terren, me ç’rast u vlerësua lart angazhimi i strukturave partiake në të gjitha nivelet për forcimin dhe konsolidimin e mëtejmë të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Në këtë drejtim, u shqyrtuan edhe aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme, me fokus në komunikimin me qytetarët dhe fuqizimin e veprimit politik në terren.
Kryesia ritheksoi përkushtimin e saj për të vazhduar angazhimin në mbrojtje të interesave të qytetarëve, Marrëveshjes së Ohrit dhe në funksion të forcimit të rolit të BDI-së në zhvillimet politike në vend.
Data 17.06.2026
Aktuale
- Ky është i arrestuari që dyshohet se kanosi zyrtarin e AUV-it për shkak të detyrës zyrtare
- Tetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës
- LSDM: ZNAM hyri në koalicion me VMRO-DPMNE për interesa politike dhe personale
- Numërohen 215 nga 223 kuti votimi me fletëvotime nga votimi me postë, fillon numërimi i votave me kusht
- BDI mobilizon strukturat partiake, Ahmeti mbledh Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm
- LSDM: ZNAM-i është satelit i VMRO-DPMNE-së, Dimitrievski tradhtoi votuesit
- Policia kufizon qarkullimin e mjeteve të rënda për sezonin turistik, akset që do të preken
- Waitz: Maqedonia mund të jetë anëtare e radhës në BE pas Malit të Zi


