Author: Hamdi Kumanova

Një përleshje e dhunshme në një burg në veri të Greqisë ka përfunduar me vdekjen e dy të burgosurve, sipas raportimeve të mediave lokale. Ngjarja ndodhi në burgun e Nigrita Prison, ku viktimat, një shtetas algjerian dhe një iranian, humbën jetën gjatë konfliktit. Kathimerini raportoi se autoritetet kanë arrestuar 11 të burgosur, përfshirë dy persona që dyshohen si autorët kryesorë të vrasjes. Pas incidentit, forcat e sigurisë zhvilluan një bastisje në ambientet e burgut, ku u sekuestruan disa objekte të rrezikshme, përfshirë thika të improvizuara dhe dërrasa druri. Shkaqet e përleshjes mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet nga autoritetet greke…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër I.E. (42) dhe J.E. (31), të dy nga fshati Përshefcë i Tetovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “ndihmë”. I denoncuari i parë, në vendin e punës si operator për hyrje të të dhënave në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë, më 02.06.2022 dhe më 05.10.2022, ka lëshuar mjete të kundërligjshme në shumë të përgjithshme prej 155.500 denarë në emër të të paraqiturit të dytë, e të cilat kishin qenë të dedikuara për një person tjetër në bazë të vendimit për…

Lexo më Shumë

Më datë 03.05.2026, në ora 11:20, në rrugën lokale drejt fshatit Pirok të Tetovës, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria personin A.R. (46) nga fshati Reçicë e Vogël e Tetovës. Derisa zyrtarët policorë po ndërmerrnin masa ndaj personave të tjerë, A.R. ka filluar të sillet në mënyrë agresive dhe ka drejtuar kërcënime ndaj tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë

5 DITË DERI NË KONGRESIN E BASHKIMIT: ATA NDANIN, VLEN BASHKON Më 9 Maj afrohet fundi i iluzionit politik se shqiptarët mund të mbahen të ndarë. Në Ditën e Evropës, VLEN shkon drejt Kongresit të Bashkimit si një forcë që e ka kuptuar mesazhin e kohës. Shqiptarëve u duhet një zë i fortë, i bashkuar dhe i pakompromis. Ky është premtim që e kemi dhënë qysh moti. Për vite me radhë, të tjerët kanë ndërtuar pushtet mbi përçarje. Kanë ushqyer ndasi, kanë krijuar grupe, kanë blerë heshtje dhe kanë shitur mashtrimin si patriotizëm. Sot, kur pesë subjekte bëhen një forcë,…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale njofton se gjatë muajit prill janë regjistruar 38 ankesa në lidhje me gjobat nga sistemi “Safe City”. Gjykata Penale njofton se gjatë muajit prill janë regjistruar 38 ankesa në lidhje me gjobat nga sistemi “Safe City”. “Gjykata Penale e Shkupit, për shkak të interesit të mediave për rastet që lidhen me sistemin “Safe City”, përkatësisht lëshimin e urdhër-padive për kundërvajtje të regjistruara në trafik, informon publikun se numri i qytetarëve dhe personave juridikë që nuk pranojnë përgjegjësinë për kundërvajtjen e kryer dhe nuk paraqesin ankesë në gjykatën kompetente, është ulur ndjeshëm në muajin e katërt, dhe…

Lexo më Shumë

Projektligji për mbrojtjen nga duhani, i publikuar në Regjistrin Kombëtar të Rregulloreve (ENER), ka hapur një debat të gjerë mes institucioneve dhe sektorit privat, ndërsa industria e duhanit paralajmëron për pasoja serioze ekonomike, ligjore dhe sociale nëse ai miratohet në formën aktuale. Grupi i prodhuesve të cigareve, pjesë e Shoqatës së Prodhuesve të Duhanit dhe Produkteve të Duhanit pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, në një dokument zyrtar drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, shpreh mbështetje për përpjekjet e Qeverisë për të përmirësuar legjislacionin dhe për të mbrojtur shëndetin publik, por thekson se masat e propozuara duhet të jenë të zbatueshme,…

Lexo më Shumë

Përfshirja me vaksinimin e obligueshëm në Maqedoni edhe në vitin 2025 mbetet nën normat e rekomanduara prej 95 përqind, thuhet në Raportin për realizimin e Programit për imunizim të obligueshëm të popullatës të Institutit për Shëndet Publik (ISHP, njofton Portalb.mk. Sipas të dhënave, te pranuesit e vaksinave me tre doza shënohet rënie e konsiderueshme në krahasim me vitin 2024, me përfshirje e cila në disa vaksina është nën 80 përqind. Rënia u dedikohet vaksinave kundër Hepatit B, influenca Hemofilus dhe DiTePer/IPV, me ç’rast trendin e ndërpret rimëkëmbja graduale paraprake pas pandemisë me kovid-19. Për dallim nga kjo, tek rivaksinimi i…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela i është përgjigjur deklaratave të Izet Mexhiti lidhur me mundësinë që ai dhe subjekti i tij politik të bëhen pjesë e qeverisë. Sela ka theksuar se çdo diskutim për përfshirje në ekzekutiv duhet të bazohet në kushte të qarta politike, duke nënvizuar se prioritet për ta mbetet zbatimi i parimit të Badenterit në Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, ky është një hap i domosdoshëm për garantimin e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë, veçanërisht për komunitetet jo-shumicë në vend. Ai shtoi se pa përmbushjen e këtij kushti, nuk mund të ketë marrëveshje për hyrje në qeveri.

Lexo më Shumë

Deputeti nga rradhët e VLEN-it, Bekim Qoku, ka sfiduar BDI-në. “Përtej llafeve dhe premtimeve, thjesht e qartë, Sfidoj gjithë propagandën e BDI-së – bashkë me opinionistët, analistët dhe disa nga intelektualët e saj – me këtë fakt konkret: Për vetëm 22 muaj qeverisje, VLEN ka arritur të lëshojë në përdorim 37 kilometra autostradë, si pjesë e Korridorit 8. Sa kilometra autostradë ka lëshuar në përdorim BDI për 264 muaj (22 vjet) në qeveri?”, ka shkruar ai. (INA)

Lexo më Shumë

Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Shqipëria dhe Kosova po shfaqen si ndër vendet më aktive në adoptimin e kësaj teknologjie në rajon dhe më gjerë. Sipas të dhënave të Anketës Europiane për Kushtet e Punës, publikuar në fund të muajit prill, rreth 12% e punonjësve në Bashkimin Europian përdorin IA gjeneruese në punën e tyre. Megjithatë, grafiku i publikuar tregon se disa vende jashtë bllokut, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, renditen mbi këtë mesatare, duke u afruar me nivelet e vendeve më të zhvilluara. Kosova renditet e shtata në Europë, me…

Lexo më Shumë

Nga Alqi Koçiko Së fundi, ai që e shprehu publikisht merakun ishte Dritëro Agolli; “Kam frikë se me këto denoncimet nga qytetarët që inkurajon qeveria, do na kthejë në një popull spiun”, – tha shkrimtari i njohur në një intervistë; “ne kemi vuajtur nga kjo gjë. Njerëzit do kenë frikë të rrinë e të flasin bashkë në një tavolinë”. Në fakt Dritëroi ka parasysh përvojën e hidhur të komunizmit në këtë drejtim, kur tema për të cilën po flasim, “letrat anonime”, kishin fuqi të pazakontë mbi jetën e njerëzve. Ndërsa sot kemi nismat e denoncimit të kundra-vajtjeve dhe shkeljeve të…

Lexo më Shumë