Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance, tha se presidenti Donald Trump mund të vendosë të publikojë një marrëveshje paraprake për t’i dhënë fund luftës me Iranin para të premtes. Deklarata e Vance vjen pasi presidenti amerikan tha se marrëveshja ishte nënshkruar tashmë. Vance e ka përshkruar memorandumin e mirëkuptimit (MOU) midis SHBA-së dhe Iranit si “rreth një faqe e gjysmë” dhe një dokument “shumë të përgjithshëm”. Zyrtarë të lartë amerikanë kanë filluar gjithashtu të japin disa detaje rreth marrëveshjes, duke informuar se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet të premten – të njëjtën ditë kur marrëveshja nënshkruhet zyrtarisht në Gjenevë. Kjo…
Author: Hamdi Kumanova
Belgjika nuk ka arritur më shumë se një barazim në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror 2026. Belgët barazuan 1:1 Egjiptit në ndeshjen e parë të grupit G. Ashour me gol të bukur kaloi egjiptianët në epërsi në minutën e 19-të të ndeshjes. Me epërsinë e Egjiptit u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes. Pak sekonda pas inkuadrimit, Lukaku barazoi shifrat në minutën e 66-të të ndeshjes. Kësisoj, Belgjika dhe Egjipti e nisin me nga një pikë aventurën në Botëror Në grupin G, bashkë me Belgjikën dhe Egjiptin janë edhe Irani dhe Zelanda e Re.
Samiti i liderëve të G7 në Evian-les-Bains të Francës është zhvilluar nën hijen e dy krizave të mëdha ndërkombëtare, luftës në Lindjen e Mesme dhe konfliktit në Ukrainë, ndërsa vëmendja më e madhe është përqendruar te presidenti amerikan Donald Trump. Organizatorët e samitit kishin dy shqetësime kryesore para mbërritjes së Trump, nëse ai do të vinte në kohë dhe si do të ishte qëndrimi i tij ndaj liderëve të tjerë. Presidenti francez Emmanuel Macron madje shtyu nisjen e samitit me një orë për t’i krijuar mundësi Trumpit të festonte ditëlindjen e tij të 80-të në SHBA para udhëtimit drejt Francës.…
Një avioni bombardues ushtarak B-52 është rrëzuar pak çaste pas ngritjes nga baza ajrore ushtarake Edwards në Kaliforni, në zonën e shkretëtirës Mojave. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën të tetë personat që ndodheshin në bord. Sipas informacioneve paraprake, avioni u rrëzua menjëherë pas nisjes së fluturimit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi rrethanat e aksidentit. Ngjarja ndodh pothuajse një vit pas një incidenti tjetër që përfshinte një bombardues B-52. Në korrik të vitit 2025, piloti i një avioni rajonal pasagjerësh…
Gjithë çfarë ruhet në formën e kujtimeve nga Xhemal Broja, ndodhet në një shtëpi të vjetër të vogël në “Rrugë të Dibrës” në Tiranë. Nuk janë larg asaj ndërtese që shpeshherë me hipokrizi quhet “tempull” nga njerëz që ngrenë supet t’i pyesësh kush ishte Xhemal Broja për Teatrin. Pas një muaj mbushen plot 20 vjet nga vdekja e një prej krijuesve të Teatrit Popullor që bashkë me strehën e aktorit ngriti dhe një ngrehinë dijesh mbi teatrin dhe historinë e këtij arti, atëherë kur ¾ e popullsisë ishte analfabete. Është e sigurtë se askujt nuk i ka rënë ndërmend të…
Një apartament në katin e 8-të të një pallati në lagjen Pavarësia, pranë ish-Kombinatit, është përfshirë nga flakët rreth orës 01:00 të mëngjesit sotëm në Vlorë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për disa orë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në apartamentet përreth. Operacioni ka qenë i vështirë për shkak të lartësisë së katit ku ra zjarri. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në banesë kanë qenë të konsiderueshme. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet që ekspertët të…
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një zbrazje të fortë të popullsisë në dekadën e fundit për shkak të përshpejtimit të një cikli të emigracionit jashtë vendit. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se gjatë dhjetë-vjeçarit të fundit 2016–2026, Shkodra shënoi rënien më drastike në rang kombëtar me një humbje prej 25.58% të banorëve të saj, me mbi 50 mijë persona më pak në këtë qark. Pas saj renditet Kukësi, i cili ka humbur 24.78% të popullsisë gjatë dekadës së fundit nga emigracionin i fortë i të rinjve në Britaninë e Madhe. Lezha gjithashtu paraqet një…
Tre banorë të qytetit Vranjë, të Serbisë, janë mashtruar nga doktori i rremë nga Maqedonia e Veriut… Policia e Vranjës së Serbisë, e ka arrestuar shtetasin e Maqedonisë së Veriut, të moshës 56-vjeçe, nën dyshimin se ai i ka “mashtruar tre shtetas serbë”. Sipas hetimeve të deritanishme, personi në fjalë me anë të telefonit fillimisht i ka alarmuar “viktimat e mashtrimit” se gjoja njerëz e tyre të afërtë janë lënduar rëndë, ndërsa më vonë nga ata (të mashtruarit) ka marrë shumë të mwdha parash, përcjellë portal “Kumanova Sot”. Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, ka njoftuar se prej datës…
Gjuajtje me molotov përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup. Në orët e mesditës është hedhur koktel molotovi përpara objektit të Ambasadës së Bullgarisë në Shkup. Siç mund të shihet edhe në fotografitë e siguruara nga Alsat, zjarri ka kapur dy vetura të Ambasadës. Në terren kanë intervenuar dalë ekipet e zjarrfikësve, ndërsa shihen të pranishëm edhe zyrtarë policorë. Burimet për Alsat theksojmë se incidenti është shkaktuar nga një kalimtar rasti i cili ka lyer veturat me lëndë të djegshme dhe pastaj ka hedhur shishen me molotov (Alsat.mk)
Pushteti vendor në Dibër, krahas aktiviteteve të parapara në programet e tij të punës, i kushton vëmendje të veçantë edhe bashkëpunimit me institucionet arsimore në funksion të zhvillimit të komunitetit lokal. Kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, realizoi një vizitë pune në International Balkan University, ku u prit nga përfaqësues të universitetit për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy palëve. Gjatë takimit u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit, i cili parashikon një sërë aktivitetesh dhe iniciativash të përbashkëta në fushën e arsimit, trajnimeve profesionale, zhvillimit të rinisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit. Ky bashkëpunim do të mundësojë organizimin e…
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka njoftuar se Qendra Qeveritare për Reagim ndaj Incidenteve Kibernetike (MKD-GOV-CSIRT) është pranuar si anëtare e plotë e FIRST, rrjeti global i ekipeve për reagim ndaj incidenteve të sigurisë kompjuterike. Sipas Andonovskit, ky është një konfirmim i rëndësishëm për përparimin e Maqedonisë së Veriut në fushën e sigurisë kibernetike dhe një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi më të fortë, profesional dhe evropian të mbrojtjes nga kërcënimet kibernetike. Ai theksoi se anëtarësimi është arritur me burime vendore njerëzore dhe infrastrukturore të Ministrisë së Transformimit Digjital dhe Sektorit për Siguri Kibernetike, me mbështetje…
Një shtetase 50-vjeçare nga Kosova ka denoncuar në SPB Tetovë se është sulmuar fizikisht nga një person nga Tetova, i cili e kishte angazhuar për t’u kujdesur për nënën e tij të sëmurë. Sipas denoncimit, ajo për një periudhë të gjatë ka qenë viktimë e maltretimit psikik dhe fizik, ndërsa kur ka shfaqur dëshirën për t’u larguar, është sulmuar duke pësuar lëndime të rënda trupore. Policia po kërkon autorin e dyshuar, ndërsa ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.TS

