“Më shumë do të qëndroj te përmbajtja sesa te madhësia e rikonstruimit”, kështu tha kryeministri Hristijan Mickoski duke ritheksuar se pas 17 qershorit do të fillojnë bisedimet me partnerët e koalicionit. Se cila ministri kujt do t’i takojë, Mickoski kërkoi durim duke theksuar se ditët në vijim do të ketë hollësi rreth kësaj çështje. “Nuk do të futesha tek madhësia por do të përmbahesha te përmbajtja e rikonstruimit të Qeverisë. Tani jemi të përkushtuar, edhe unë personalisht, por edhe partia që drejtoj, tek ditëlindja, 36 vjet VMRO-DPMNE, që do të ndodhë në Strumicë tek stadiumi i qytetit, të mërkurën, më…
Author: Hamdi Kumanova
Një turist 70-vjeçar nga Maqedonia u shpëtua në minutën e fundit pasi humbi ndjenjat ndërsa notonte në det në Nei Pori, Greqi. Falë reagimit të shpejtë të rojes bregdetare në detyrë, u shmang tragjedia. Roja bregdetare vuri re menjëherë se turistit i kishte ardhur në vështirësi dhe hyri në det pa vonesë, pas së cilës arriti ta nxirrte turistin shëndoshë e mirë në breg. Atij iu dha ndihma e parë në vendngjarje dhe oksigjen, pas së cilës burri filloi të tregonte shenja shërimi dhe rifitoi vetëdijen. Sipas mediave greke, pasi u stabilizua gjendja e tij, turistit iu dha spital për…
Vërehet se ekziston një tendencë dhe krijohet përshtypja se gjoja, punësimet përmes Balancuesit kanë qenë të pamerituara, të kundërligjshme dhe pa respektuar kriteret dhe sistemin e meritës. Kjo nuk është e vërtetë. Në çdo punësim janë zbatuar detyrimisht kriteret e përcaktuara me ligj, kushtet e parashikuara në sistematizimin e vendeve të punës, si dhe procedurat për verifikimin e profesionalizmit dhe kompetencës së kandidatëve. Kështu e ka nis fjalimin e tij prof.dr. Argëtim Saliu në debatin publik në Komisionin parlamentar për Sistem Politik, ndërsa ka kundërshtuar Ligjin për përfaqësim të drejtë, duke e cilësuar si të mangët dhe që nuk e…
Mediat bullgare raportojnë se para votimit përfundimtar të Raportit për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, është hapur një debat i ri rreth përmbajtjes së dokumentit dhe referencave ndaj Protokollit të Dytë të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë mes Shkupit dhe Sofjes, transmeton Portalb.mk. Sipas agjencisë bullgare BGNES, raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Thomas Weitz, ka paraqitur një amendament të ri me të cilin kërkohet heqja e një paragrafi që përmend drejtpërdrejt Protokollin e Dytë dhe punën e Komisionit të Përbashkët Historik. Në qendër të debatit ndodhet paragrafi 73, i cili kërkon që Komisioni Historik…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti me respekt të veçantë ka folur për Sadulla Durakun dhe kontributin e tij. Para strukturës partiake në Kumanovë, transmeton Lideri.mk, Ahmeti ka thënë se me Durakun hapat e parë i kanë bë për bashkimin e trojeve shqiptare. Sipas Ahmetit gjërat kanë ndryshuar pas rënies së Murit të Berlinit kur u paraqit koncepti i Evropës së bashkuar. Në vijim keni videon e fjalimit të Ahmetit, kurse më poshtë edhe fjalimin e Sadulla Durakut i cili i është drejtuar rinisë së BDI-së me porosinë që edhe nëse bëjnë kompromis për ndonjë drejtor ose ministër, mos…
Më 14.06.2026, në ora 17:20 në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria një grua (42) nga Prilepi, me qëndrim në Tetovë, ndërsa në ora 18:30 në fshatin Saraqinë të Tetovës, policët nga Njësia Policore e Grupçinit kanë arrestuar një burrë (37) nga i njëjti fshat. Paraprakisht, në ora 16:00 në SPB Tetovë është raportuar se rreth orës 15:30, gruaja e arrestuar ishte vërejtur duke e keqtrajtuar fizikisht dhe duke e përplasur në asfalt foshnjën e saj tre muajshe. Personat që e kanë parë ngjarjen i kanë marrë menjëherë fëmijën dhe e kanë denoncuar rastin në polici.…
Më 14.06.2026 në orën 13:00 në SPB Tetovë, Q.M.(50) nga Kosova ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga G.J. nga Tetova, i cili e kishte angazhuar atë për t’u kujdesur për nënën e tij të sëmurë. Sipas denoncimit, ai e ka keqtrajtuar atë psikikisht dhe fizikisht për një periudhë të caktuar kohore, ndërsa kur ka dyshuar se ajo dëshiron të largohet, e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Për shkak të qëndrimit të parregullt në shtet, shtetasja e Kosovës është shoqëruar në stacionin policor dhe është dërguar në…
Më 14.06.2026 në orën 22:45 në fshatin Palaticë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Grupçinit kanë privuar nga liria Z.R. (67) nga fshati Pallaticë. Ai është denoncuar nga N.S. (40) nga po ky fshat, se rreth orës 18:00, në oborrin e shkollës fillore të fshatit, ka sulmuar fizikisht djalin e tij 11-vjeçar, duke përdorur edhe një send të fortë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Policia Kufitare ka konfiskuar substanca të dyshuara narkotike dhe pajisje për përpunimin e tyre në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Tre shtetasve serbë u konfiskohet marihuanë dhe pajisje për bluarjen e narkotikëve. Sipas policisë, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë, në të cilin ndodheshin tre shtetas serbë, policia ka gjetur dy mullinj për bluarjen e substancave narkotike dhe një gram substancë të dyshuar marihuanë. Pas intervistimit të një të dyshuari dhe dy dëshmitarëve, prokurori ka urdhëruar lirimin e tyre në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e…
Korsitë e shënuara për M – tag në pikat e pagesë në shtet prej sonte do të dedikohen vetëm për përdprim me etiketa elektronike, ndërsa mosrespektimi i shënimit dhe dedikimit të korsive mund të shkaktojë pengesa në komunikacion dhe të ndikojë ndaj sigurisë dhe efikasitetit të komunikacionit, tregon Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore. U bën thirrje përdoruesve të shërbimeve të stacioneve të pagesës që të ndjekin më me kujdes tabelat elektronike informative të vendosura përpara dhe në vetë stacionet e pagesës, ku është bërë një kategorizim i qartë i korsive sipas llojit të pagesës: pagesa me MTAG, pagesa me MCARD…
Transporti hekurudhor kargo në Korridorin 10 është prioritet dhe të gjitha masat politike që i ndërmarrin kanë të bëjnë me avancimin e qarkullimit kargo dhe ta kthejmë pozicionin strategjik të Maqedonisë në transportin hekurudhor, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Në intervistë për TV Sitel, ai potencoi se në muajt e parë të vitit, transporti hekurudhor shënon rritje të fuqishme prej 23 për qind. “E shihni se investojmë shumë dhe e shihni se këtë e kemi prioritetin kryesor për momentin. Isha i informuar nga drejtori i NP Hekurudha Transporti se në tre muajt e parë të këtij viti…
Kryeministri britanik, Keir Stramer ka ndaluiar përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç. Starmer thotë se mediat sociale po i pengojnë fëmijët të bëjnë detyrat e shtëpisë, të lexojnë, të luajnë me miqtë e tyre dhe të shkojnë në shtrat në një orë të mirë. Kjo mund të mos duket shumë, por këto janë aktivitete që e ndihmojnë një fëmijë të zhvillohet në një të rritur,” thotë ai. “Për të qenë i sinqertë, më vjen keq për këtë brez,” shton ai. “Në këtë botë, me këtë teknologji, është e vështirë si prind të dish çfarë të bësh”,…

