Author: Hamdi Kumanova

​Më 15 qershor 2026, rreth orës 07:55, në autostradën në ndërtim Ohër–Kërçovë ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Orovnik të komunës së Debërcës, kur shtetasi K.Sh. (32) nga fshati Koroshishtë i Strugës, duke drejtuar një automjet udhëtarësh të markës „Mercedes“ me targa të Strugës, ka humbur kontrollin mbi mjetin. Automjeti fillimisht është përplasur në një pusetë e më pas ka goditur shtetasin L.J. (46) nga Republika Popullore e Kinës, me vendqëndrim në fshatin Izvor, i cili po kryente detyrat e tij të punës në autostradë. ​Si pasojë e kësaj përplasjeje, punëtori kinez L.J. ka…

Lexo më Shumë

Pas disa ditesh kerkimesh intensive, Florina Zekiri eshte gjetur dhe eshte paraqitur mbremjen e kaluar ne polici. Rasti i saj kishte ngjallur shqetesim te madh ne mesin e familjareve, miqve dhe komunitetit shqiptar ne Gjermani, te cilet kishin apeluar vazhdimisht per ndihme ne gjetjen e saj. Policia po vazhdon hetimet per te sqaruar te gjitha rrethanat e ngjarjes dhe per te vertetuar informacionet qe kane dale ne publik. Familjaret kane falenderuar te gjithe ata qe kane kontribuar ne shperndarjen e njoftimeve dhe ne kerkimin e Florines gjate diteve te fundit. Per detaje te metejshme priten njoftime zyrtare nga organet kompetente.

Lexo më Shumë

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në Kumanovë, ku tre fëmijë të mitur – një vajzë 15-vjeçare dhe dy vëllezërit e saj të moshës 12 dhe 9 vjeç – janë gjetur pa ndjenja në rrugën “Profesor Mijallkoviq”. Sipas SPB Kumanovë, rasti është raportuar dje rreth orës 10:40. Informacionet e para tregojnë se fëmijët dyshohet se janë helmuar nga thithja e ngjitësit. Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Këshilltari komunal dhe perfaqesuesi i larte i BDI-se nga Kumanova z.Blerim Hyseni ka reaguar lidhur me premtimet e VLEN ne nivel lokal te cilat, sipas tij, jane vetem te karakterit deklarativ dhe kur vjen koha per tu implementuar, arsyetimet jane absurde. Në vazhdim ju sjellim reagimin e tij ne facebook: “Edhe një herë, qytetarëve shqiptarë të Kumanovës po tentohet t’u hidhet hi syve me premtime të bukura në letër, ndërkohë që realiteti në terren flet krejt ndryshe. Koalicioni humbës VLEN, si bashkëqeverisës me ZNAM dhe VMRO në Komunën e Kumanovës, del para opinionit duke u mburrur me projekte për ndërtimin…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se ligji aktual nuk e rregullon drejtpërdrejt mënyrën e dhënies së provimit të jurisprudencës, por ia lë në kompetencë ministrit të Drejtësisë që këtë çështje ta përcaktojë me një akt tjetër juridik. I pyetur nëse mungesa e provimit në gjuhën shqipe lidhet me mungesën e bazës ligjore apo me vullnetin e ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, Mickoski tha se në të kaluarën ministrat shqiptarë të drejtësisë nga radhët e BDI-së nuk kanë treguar interes për ta zgjidhur këtë çështje, ndërsa sipas tij Qeveria aktuale po punon për të gjetur një zgjidhje. Ai theksoi se ministri i…

Lexo më Shumë

Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në ujërat e Liqenit të Ohrit në Strugë ka marrë jetën e një të riu, duke shkaktuar tronditje të madhe në mbarë opinionin publik. Viktima e kësaj tragjedie është konfirmuar të jetë Senit Selimoski, 21 vjeç, nga fshati Oktis i Strugës. ​I riu ka humbur jetën në rrethana tragjike gjatë ditës së sotme në liqen. Lajmi për vdekjen e tij të parakohshme në lulen e rinisë ka thyer zemrat e familjarëve, shokëve dhe bashkëvendasve të tij në Oktis dhe Strugë, të cilët po përballen me një dhimbje të papërshkrueshme.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, deklaroi në emisionin “Debat në SHENJA” se nuk pret të preket nga rikonstruimi i paralajmëruar i Qeverisë, duke theksuar se performanca dhe rezultatet janë kriteret kryesore mbi të cilat do të vlerësohen ministrat. “Narrativi i rikonstruimit dhe çdo rikonstruimi në nivel politik, kuptohet bëhet me performance matëse. Edhe VLEN-i edhe partnerët tjerë qeveritarë, kanë thënë që do të masin të bërat dhe rëzultatet e çdo ministri në institucionet që menaxhojnë. Nuk ndjehem mirë kur flas për ministri apo për veten njejës. Kjo është prej ministrive që është menaxhuar më mirë. Kështu që narrativi do të…

Lexo më Shumë

Në emisionin Click Plus në TV21, ku u diskutua për ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Jeton Shaqiri nga BDI theksoi se ligji nuk ka elemente sanksionuese. Mes tjerash, Shaqiri tha se nga opozita askush nuk thotë që ligji është i mirë. “Nga titulli është Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, por nëse e shohim në përmbajtje përfaqësimi kalon si element i dytë adekuat, ndërsa vendoset meritokracia”, tha Jeton Shaqiri nga BDI. https://www.facebook.com/watch/?v=2870400419967984 https://www.facebook.com/watch/?v=1374855097854163

Lexo më Shumë

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, ka propozuar krijimin e një iniciative të përbashkët mes vendeve të G7 për grumbullimin dhe menaxhimin e rezervave të mineraleve kritike, me synimin për të forcuar sigurinë e zinxhirëve globalë të furnizimit dhe për të reduktuar varësinë nga burime të kufizuara. Propozimi u paraqit gjatë një darke pune në samitin e G7 që po zhvillohet në Évian-les-Bains. Gjatë diskutimeve, liderët e G7 trajtuan çështje të rëndësishme ndërkombëtare, përfshirë situatën në Lindjen e Mesme, luftën në Ukrainë, zhvillimet në rajonin Indo-Paqësor dhe nevojën për rritjen e qëndrueshmërisë së zinxhirëve të furnizimit. Takaichi përshëndeti memorandumin e mirëkuptimit…

Lexo më Shumë

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka paralajmëruar Presidentin Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë se inteligjenca ngre dyshime serioze në lidhje me gatishmërinë e Iranit për të pranuar lëshimet bërthamore që Uashingtoni po kërkon si pjesë të një marrëveshjeje të mundshme përfundimtare, raportoi Axios, duke cituar burime të njohura me bisedimet. Sipas të njëjtave burime, Ratcliffe nuk është i vetmi skeptik brenda administratës së Donald Trump . Gjatë diskutimeve të brendshme mbi memorandumin e mirëkuptimit, të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Irani e ranë dakord të dielën, Sekretari i Shtetit Pete Hegsethdhe Sekretari i MbrojtjesMarco Rubio .…

Lexo më Shumë

Tottenham ka hyrë zyrtarisht në garë për transferimin e mesfushorit italian Sandro Tonali, i cili është vendosur në krye të listës së objektivave për këtë verë. Sipas raportimit ekskluziv të Fabrizio Romano, trajneri Roberto De Zerbi e dëshiron Tonalin si yllin e ri të mesfushës dhe beson se ai është lojtari ideal për ta ngritur nivelin e Tottenhamit,. Megjithatë, Tottenham nuk do ta ketë të lehtë. Kjo pasi në garë për nënshkrimin e futbollistit të Newcastle United janë edhe Manchester City dhe Arsenal.

Lexo më Shumë

Piskamat e BDI-së për Autostradën Shkup-Bllacë kanë vetëm një arsye; trasa nuk kalon aty ku për vite janë bërë hesape dhe janë blerë toka me shpresën e përfitimeve milionëshe nga shpronësimi. Për herë të parë fitojnë qytetarët, e jo interesat partiake. Kjo është arsyeja e vërtetë e zhurmës së tyre. Përpjekja që autostrada të shërbejë për interesa individuale dhe jo për interes të qytetarit ka dështuar. Trasa po realizohet sipas zgjidhjes profesionale dhe në dobi të qytetarëve, jo sipas planeve të atyre që menduan se do të pasuroheshin nga kjo rrugë. Për vite me radhë ky projekt strategjik u zvarrit…

Lexo më Shumë