Oficerët e policisë nga Shërbimi i Sigurisë Publike të Tetovës dje pasdite ia privuan lirinë një burri 30-vjeçar nga Shkupi, pas një denoncimi nga ish-partnerja e tij se ai e kishte ndjekur atë për një kohë të gjatë dhe kishte bërë kërcënime. Grand Kozmetik Sipas informacioneve nga policia, bëhet fjalë për S.K. (30) nga Shkupi, i cili u ndalua në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë rreth orës 14:45. Duke vepruar në bazë të një raportimi të mëparshëm nga ish-partnerja e tij 33-vjeçare se ai e kishte ndjekur atë për një periudhë të gjatë kohore, dhe rreth orës 8:00 të mëngjesit…
Author: Hamdi Kumanova
I kërkuari drejtësisë shqiptare Irfan Azizi në proces ekstradimi ka thyer lirinë me kusht dhe është arrestuar në Angli. Sipas një dokumenti të gjykatës të ekstradimeve Westminster Magistrate Court parë nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, më 26/04/2026 në zonën Somerset, Irfan Azizi është arrestuar prej një oficeri policie pasi u konstatua se kishte thyer lirinë me kusht dhënë nga gjykata duke mos u paraqitur për të firmosur në stacionin e policisë Taunton çdo të Martë e të Enjte. Disa javë më parë siç raportonte Daily Mail Online, personazhi i njohur i botës së krimit në Berat, i njohur…
Sezoni europian i futbollit po hyn në histori për klubet angleze. Për herë të parë, ekipet e Premier League kanë siguruar praninë në finalet e të tre kompeticioneve më të rëndësishme të UEFA-s brenda të njëjtit sezon. Gjithçka nisi me Arsenal F.C., që të martën siguroi finalen e Champions League pas suksesit të përgjithshëm 2-1 ndaj Atlético Madrid. Një arritje që konfirmoi rikthimin e “Topçinjve” në elitën europiane dhe ndezi entuziazmin në futbollin anglez. Vetëm mbrëmjen e së enjtes erdhën edhe dy kualifikime të tjera historike. Në Europa League, Aston Villa realizoi një përmbysje spektakolare ndaj Nottingham Forest, duke…
Një krim që tronditi opinionin publik dhe la pas dhimbje, frikë dhe shumë pikëpyetje, rikthehet sot në vëmendje pas vendimit përfundimtar të drejtësisë. Gjykata e Apelit ka dënuar me burgim të përjetshëm 64-vjeçarin Isuf Hasa, i akuzuar për vrasjen e fqinjit të tij, 81-vjeçarit Xhemal Meta, një ngjarje e rëndë e ndodhur në janar të vitit 2025. Sipas dosjes hetimore, i moshuari u godit brutalisht me çekiç brenda banesës së tij, ndërsa motivi i krimit dyshohet të ketë qenë grabitja e parave. Një ngjarje që jo vetëm i mori jetën një njeriu të pafuqishëm, por tronditi edhe banorët e…
Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka thënë se Bashkimi Evropian mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj Kosovës dhe rrugës së saj evropiane, derisa ka theksuar se integrimi evropian kërkon reforma, përgjegjësi dhe përfshirje të gjerë shoqërore. Këto deklarata Palatova i bëri në ceremoninë e lansimit të dokumentarit kushtuar Ditës së Evropës, organizuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN Kosova). Ajo tha se dokumentari pasqyron progresin dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ndër vite. “Ky dokumentar tregon një histori. Një histori të qëndrueshmërisë, vendosmërisë dhe progresit të vazhdueshëm. Ai tregon…
Sergei Lavrov i paralajmëroi se nuk do të tregojnë mëshirë ndaj vendeve që do të guxojnë të sulmojnë në “Ditën e Fitore”. Ministri rus e cilësoi një festë të shenjtë për rusët dhe akuzoi Perëndimin për forcimin e regjimit nazist në Kiev. Lavrov, gjatë një ceremonie vendosjeje kurorash në Ministrinë e Jashtme ruse, tha gjithashtu se Rusia do të eliminojë çdo kërcënim sigurie që buron nga territori ukrainas. “Dua të them me ndershmëri dhe përgjegjësi absolute: nëse ndodh ajo që nazistët e rilindur të Perëndimit po planifikojnë përmes Ukrainës, nuk do të ketë asnjë butësi për ta”, tha Lavrov…
Edicioni i 10-të i Maratonës Ndërkombëtare të Palestinës nisi sot në qytetin e Betlehemit në Bregun Perëndimor të pushtuar, paralelisht me një garë në Rripin e Gazës, pas një ndërprerjeje dyvjeçare për shkak të luftës izraelite në Gaza, raporton Anadolu. Maratona e plotë prej 42,195 kilometrash filloi në orën 06:00 sipas kohës lokale. Mijëra vrapues palestinezë dhe ndërkombëtarë u mblodhën pranë Kishës së Lindjes në qendër të Betlehemit, pika e nisjes së garës. Koordinatorja e maratonës, Itidal Abdul Ghani tha për Anadolu se edicioni i sivjetshëm bën thirrje për “unitetin e atdheut”. Ajo tha se një maratonë e…
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale: V.N. Kjo për shkak të dyshimit të veprs penale “Mashtrimi ”. Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndërlidhet me rastin paraprak të datës 29 Prill 2026, në të cilin fillimisht ishin ndaluar dy persona të dyshuar: A.L., dhe R.J, ndërsa i pandehuri V.N., që dyshohet se ka qenë i përfshirë në këtë rast, kishte arritur të arratiset nga vendi i ngjarjes. ‘’Sipas Prokurorisë, për të njëjtin, ekziston dyshimi i bazuar se me…
Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku personeli mjekësor ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Rasti po konsiderohet për vdekje të dyshimtë, ndërsa me konsultim me prokurorin e shtetit, Policia e Kosovës thotë se ka nisur hetimet për rastin duke siguruar prova dhe dëshmi nga vendngjarja. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin i Mjekësisë Ligjore për obduksion. “Sot, më 08.05.2026, rreth orës 08:20, Policia ka pranuar informacion nga Emergjenca në…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot deklaroi se heqja e balancuesit ishte e domosdoshme për shkak të rreziqeve korruptuese që i ka krijuar, duke theksuar njëkohësisht se çështjet e shtetësisi jorezidente, marrëdhëniet me Bullgarinë dhe politikat energjetike janë komplekse dhe duhet të zgjidhen përmes parimeve kushtetuese, debatit publik dhe respektimit të standardeve njerëzore dhe ekologjike. Në një deklaratë për mediat pas hapjes së “Fundjavës për pastrim të përgjithshëm”, presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi se i a.q. balancuesi, në formatin që ka ekzistuar, në thelb çoi në korrupsion dhe kriminalizim. Në lidhje me çështjen për shtetësinë jorezidente, ajo u përgjigj…
Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sasho Klekovski, njoftoi se institucioni po zhvillon 11 mosmarrëveshje ligjore para gjykatave gjermane me një spital në Flensburg, të lidhura me trajtimin e pacientëve jashtë vendit. Ai shpjegoi se në të kaluarën, pacientët dërgoheshin atje për transplantim të qelizave staminale, por pas ndërprerjes së bashkëpunimit, mbetën dallime financiare, të cilat çuan në procedura ligjore. Klekovski informoi se vitin e kaluar u realizuan rreth 290 raste trajtimi jashtë vendit, për të cilat u ndanë rreth 7 milionë euro. Ai theksoi gjithashtu se nevojitet kontroll dhe llogaridhënie më e madhe në sistemin e…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga ish ministi i punëve të jashtme Bujar Osmani, nënkryetari Faton Ahmeti dhe sekretari i përgjithshëm Arbër Ademi sonte ishin pjesë e pritjes së organizuar nga ambasadori i e BE-së në Shkup, Michalis Rokas në nderë të ditës së Europës. Ahmeti theksoi se rruga e vetme e Maqedonisë së Veriut mbetet vetëm ajo e Bashkimit Europan për të cilën Bashkimi Demokratik për Integrim është angazhuar në vazhdimësi dhe po këmbëngul që vendi sa më shpejtë të bëj ndryshimet kushtetuese dhe të debllogoj këtë proces jetik për vazhdimin e rrugëtimit drejtë…

