Author: Hamdi Kumanova

Policia e Manastirit ka arrestuar një person të kapur në flagrancë gjatë vjedhjes së naftës nga një automjet transportues. Ngjarja ndodhi gjatë natës në afërsi të rrugës për fshatin Dihovë. “Personi është ndaluar dhe ndaj tij do të vijojë kallëzim penal”, konfirmojnë burime policore për Tetovasot.

Lexo më Shumë

Më 08.05.2026, në orën 20:15 në SPB Tetovë, N.R. (40) ka denoncuar se në udhëkryqin mes rr. “Bllagoja Toska” dhe rr. “JNA” në Tetovë, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një person mashkull. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Më 08.05.2026, në orën 08:00 në SPB Tetovë, një burrë 51-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se është mashtruar nga D.B. nga Shkupi. Sipas denoncimit, në periudhën nga shkurti deri në mars të vitit 2025, personi e ka vënë në lajthitje duke i premtuar vizë pune për shtet të huaj, për çka në disa raste ai i ka paguar gjithsej 2.790 euro. Po punohet në zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë kallëzimi përkatës.

Lexo më Shumë

Më 08.05.2026, në periudhën prej orës 14:30 deri në orën 19:00, në Gostivar dhe rrethinën e Gostivarit, nëpunës policorë nga Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar i privuan nga liria E.A. (24) dhe D.SH. (24) në Gostivar, si dhe L.G. (20) në fsh. Banjicë e Poshtme, rrethina e Gostivarit. Gjatë kontrollit te personi E.A. u gjetën dhe u sekuestruan një telefon celular dhe sende me mbetje të drogës narkotike. Në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Gostivar, nëpunësit policorë kryen bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të D.SH.. Gjatë bastisjes u gjetën dhe u sekuestruan disa paketime me marihuanë,…

Lexo më Shumë

LSDM-ja opozitare thotë se partia ZNAM po përballet me shpërbërje të brendshme. “ZNAM po shpërbëhet plotësisht në të gjitha nivelet. Pas deputetit Mile Cekov, një tjetër këshilltar i ZNAM-it në Këshillin e Bashkisë së Prilepit është larguar nga shumica qeverisëse. Ky grup, i krijuar nga Maksim Dimitrievski dhe i financuar nga Mickoski dhe OBRM-PDUKM, me qëllimin e vetëm për të shpërbërë LSDM-në, së pari tradhtoi partinë e tij mëmë, dhe më pas votuesit e saj duke hyrë në koalicionin e tenderit me armikun më të madh të Maqedonisë – organizatën kriminale OBRM-PDUKM.”, reagojnë nga LSDM. LSDM pretendon se…

Lexo më Shumë

Në Ditën e Europës, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Koshta në një mesazh drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut inkurajon vendin të bëjë hapin vendimtar për integrim në familjen e madhe evropiane. Pavarësisht se nuk përmendi ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve, krerët evropianë kanë përsëritur vazhdimit se pa përmbushjen e këtij kushti nuk mund të çelen negociatat për grupkapitujt. “Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhet shumë punë që të bëhet realitet. Vendi juaj ka qenë kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian për shumë vite. Është koha të ndërmerren hapat e ardhshëm përpara,” tha…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Etnike, Ivan Stoilkoviq, duke e akuzuar atë për sulm të drejtpërdrejtë institucional ndaj gjuhës shqipe. Reagimi vjen pasi, sipas BDI-së, me urdhër të Stoilkoviqit janë hequr mbishkrimet dhe shenjat identifikuese në gjuhën shqipe të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve. Nga BDI thonë se ky veprim përfaqëson vazhdim të politikave për dobësimin e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe e cilësojnë si pjesë të një plani të koordinuar për margjinalizimin e shqiptarëve në administratë. Sipas partisë opozitare shqiptare, presionet…

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonia e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, deklaroi sot se shfuqizimi i “balancuesit” ishte i domosdoshëm për shkak të rreziqeve për korrupsion që, sipas saj, i kishte krijuar ky mekanizëm. Ajo tha se “balancuesi”, në formën si kishte funksionuar deri më tani, në thelb kishte çuar drejt korrupsionit dhe kriminalizimit të institucioneve. “Nuk mendoj se bëhet fjalë për rrënim, sepse balancuesi, ashtu siç ishte, në thelb solli korrupsion dhe kriminalizim. Emërimet në pozitat më të larta ishin përqendruar në duart e individëve dhe ata fituan pushtet të madh, pothuajse sulltanor. Nuk e hoqëm balancuesin sepse deshëm, por sepse kjo…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. Në vend të kësaj, do të ketë procese më intensive me shira të rrëmbyeshëm më të bollshëm, bubullima dhe erëra të forta. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 7 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 18 deri në 23 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima gjatë ditës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu,…

Lexo më Shumë

Deklaratat dhe veprimet e djeshme të drejtorit të MEPSO-s, Burim Latifi, përbëjnë pranim të qartë se me vendimet e tij është shkaktuar dëm prej mbi 6 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit. Edhe pse dje organizoi një brifing me gazetarë, Burim Latifi shmangu mediat dhe gazetarët që prej kohësh kanë ngritur këto çështje dhe kanë kërkuar përgjegjësi për kontratat e dyshimta dhe pasojat financiare që kanë prodhuar ato. Vetë fakti që Burim Latifi është konsultuar me zyra ligjore për të inicuar procedurë para arbitrazhit, dëshmon se ai e pranon humbjen e kontestit dhe dëmin e shkaktuar. Vendimi ekziston,…

Lexo më Shumë