Një rast i rëndë dhune në familje u raportua këtë fundjavë në lagjen Aerodrom të Shkupit, pasi një grua 33-vjeçare kërkoi ndihmë nga policia, duke pretenduar se partneri i saj e kishte sulmuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar me armë zjarri. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se më 10 maj 2026, rreth orës 05:00, oficerët e policisë nga SVR Shkup e privuan nga liria B.A. (45) nga Shkupi, pas një raportimi të mëparshëm për dhunë në shtëpinë familjare në komunën e Aerodromit. Sipas informacionit, incidenti ndodhi mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:00, kur burri e sulmoi fizikisht partneren…
Author: Hamdi Kumanova
Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër, bubullima dhe erë të fuqishme. Do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi perëndimor, e cila në pjesët perëndimore kohë pas kohe do të arrijë shpejtësinë prej mbi 60 km/h. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 8 deri 13, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 22 deri 28 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Do të fryjë erë…
Stafi akademik i Fakultetit të Mjekësisë Dentare në International Balkan University, Asst. Prof. Dr. Bashkim Ismaili dhe Dr. Miran Ismaili, kanë arritur një sukses të rëndësishëm ndërkombëtar duke fituar vendin e parë në garën prestigjioze Sea Case Challenge, e organizuar në kuadër të kongresit dentar SEANERGIJA 9.0 në Budva, Mali i Zi. Prezantimi fitues i tyre u fokusua në një rast të implantologjisë së udhëhequr në mënyrë digjitale, duke prezantuar konceptet moderne minimalisht invazive dhe precizitetin e stomatologjisë bashkëkohore digjitale. Ky prezantim vuri në pah përdorimin e teknologjive të avancuara, inovacionin klinik dhe rëndësinë në rritje të digjitalizimit në…
Një shtetas i Serbisë është arrestuar të dielën në pikëkalimin kufitar të Vërmicësnën dyshimin për mashtrim me një pronë në vlerë 1.5 milionë euro, e cila i përket Halit Malokut, pronarit të Spitalit Privat ‘Aloka’. Serbi i arrestuar në Vërmicë dyshohet se në bashkëpunim me katër shtetas kosovarë, Muhamet Melin, Shpend Bobajn, Driton Restelicën dhe Driton Zhinipotokun, kryen veprime të kundërligjshme në raport me pronën prej 26 ar tokë, e cila i përket të dëmtuarit Maloku. Të dyshuarit thuhet se e kanë shitur pronën për një vlerë prej 1,578,180.00 euro përmes falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit të blerësit. …
Një vetaksident trafiku ka ndodhur pas mesnatës së sotme në fshatin Lloqan të Deçanit, ku si pasojë ka humbur jetën ngasësi i automjetit. Sipas Policisë në Pejë, vetaksidenti ka ndodhur më 11 maj 2026, rreth orës 01:40, dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor. Dyshohet se deri te vetaksidenti ka ardhur pasi drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka rënë në një kanal në skaj të rrugës. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, por aty…
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, gjatë vizitës së tij në Nju-Jork, vizitoi edhe Memorialin dhe Muzeun Kombëtar të 11 Shtatorit. Teksa ndau foto në rrjetet sociale, Lamallari shkroi se vizita në këtë muze është një homazh për një nga ngjarjet më tronditëse në historinë moderne të botës. “Në Memorialin dhe Muzeun Kombëtar të 11 Shtatorit në Nju-Jork, një vend që ruan kujtesën e një prej ngjarjeve më tronditëse në historinë moderne të botës. Me respekt të thellë për jetët e humbura dhe për sakrificën e atyre që shërbyen me kurajo në momentet më të vështira. Kjo vizitë është një…
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, konfirmoi se ciklet e shpeshta zgjedhore në Kosovë janë arsyeja kryesore përse, prej kohësh, nuk ka pasur një rund të ri dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, në nivel liderësh. Ajo u tha gazetarëve se ka gatishmëri si nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për një takim në kuadër të dialogut, por se shpallja e zgjedhjeve të reja të parakohshme në Kosovë e ka shtyrë sërish procesin. “Ne, në fakt, kishim planifikuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës -…
VLEN shpreh mirëkuptim për panikun në BDI, i cili buron nga një realitet i ri politik. Më 9 maj u dëshmua e kundërta e asaj që është propaguar për dy vite: VLEN jo vetëm që nuk u shpërbë, por u bashkua në një subjekt të vetëm politik. Pesë parti në një strukturë të përbashkët përbëjnë një arritje historike dhe një forcë të re, më të konsoliduar. Në këtë kontekst, edhe përpjekjet e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, për të unifikuar partitë e të ashtuquajturit koalicion AKI në një subjekt të vetëm politik, kanë dështuar që në nisje, duke u…
Nga partia maqedonase në opozitë LSDM, thonë se kanë mbetur vetëm 20 ditë deri në afatin që do të konfirmojë dështimin e Mickoskit për të përmbushur agjendën e reformave. Nga LSDM thonë se meqenëse nuk ka reforma, Hristijan Mickoski ka aktivizuar përsëri strategjinë e njohur të verbimit të qytetarëve për dështimin e tij dhe premtimet e pambajtura. “Së pari, duke forcuar qëllimisht marrëdhëniet me Bullgarinë, duke krijuar tensione dhe konflikte, në vend që të ndërtojë pozicione për përparimin e vendit. Së dyti, një sulm ndaj LSDM-së dhe akuza e rreme se dikush tjetër është fajtor për dështimin e…
Edhe pse që nga viti 2021 ekziston obligim ligjor, shteti përmes institucioneve nuk ka hapur qendra krize për mbështetje afatgjatë të grave viktima të dhunës seksuale, theksuan nga përfaqësuesit e Rrjetit Kombëtar kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje gjatë një brifingu me gazetare, transmeton Portalb.mk. Këto qendra duhet të hapeshin nga Ministria e Shëndetësisë, por meqë kjo nuk ka ndodhur në pesë vitet e fundit, Rrjeti Kombëtar do të paraqesë ankesë në Komisionin për Mbrojtje nga Diskriminimi. “Mosofrimi i një shërbimi të tillë të specializuar, që prek më së shumti vajzat dhe gratë, përbën diskriminim sipas praktikës…
Në kuadër të fushatës së gjerë për promovimin e dhurimit të organeve, e cila realizohet nën moton “Dhurimi i organeve i jep kuptimin më të lartë njerëzimit!”, dr. Marina Trajkovska, anesteziologe në SPQ “8 Shtatori”, apelon që çdo qytetar të bisedojë me familjen e tij për vendimin që të jetë dhurues organesh. Me zgjedhjen për të qenë dhurues, qytetari zgjedh t’i dhurojë dikujt jetë. “Imagjino që jeta e dikujt varet nga një vendim që mund ta marrësh sot. Një dhurues organesh mund të shpëtojë deri në tetë jetë dhe t’u japë shpresë shumë të tjerëve. Në këtë moment, dikush po…
Këtë verë në Vodno nuk ka teleferik, pasi një inspektim i jashtëzakonshëm i sistemit që lidh Vodnon e Mesme dhe Kryqin e Mijëvjeçarit përcaktoi mangësi serioze teknike dhe rreziqe sigurie, kështu që autoritetet e qytetit vendosën të mos e vënë në funksion gjatë gjithë verës. Sipas informacionit të publikuar, problemi nuk është as kozmetik dhe as afatshkurtër. Inspektimi gjeti elementë gome të dëmtuar, fërkim në gondola dhe sensorë me defekt, dhe gjetja më serioze ishte rreziku i shkëputjes së një gondole. Kryetari i bashkisë Orce Gjorgjievski tha se teleferiku, i cili u vu në funksion në vitin 2011, nuk ishte…

