Studentët e Universitetit të Tetovës Besim Ademi dhe Drita Rexhepi, janë shpallur fitues të çmimit
të parë në Hackathonin e organizuar në kuadër të punëtorisë ndërkombëtare “Foundations of Data
Science and AI”, të mbajtur nga 15 deri më 19 qershor 2026 në Universitetin “Ismail Qemali” në
Vlorë. Aktiviteti u organizua nga AlbaNovus në bashkëpunim me partnerë akademikë dhe
industrialë ndërkombëtarë.
Gjatë pesë ditëve të programit, pjesëmarrësit ndoqën ligjërata dhe punëtori intensive në fushat e
shkencës së të dhënave, mësimit makinerik, rrjeteve neurale, inteligjencës artificiale gjenerative,
sistemeve agjentike dhe inteligjencës artificiale të shpjegueshme (XAI), duke punuar me
teknologjitë dhe mjetet më bashkëkohore të kësaj fushe.
Kulmi i aktivitetit ishte Hackathoni, i cili u përmbyll më 19 qershor me prezantimin e projekteve
finale. Në këtë garë morën pjesë 56 studentë nga shtatë universitete të rajonit, ndërsa fituesit u
shpallën gjatë ceremonisë përmbyllëse.
Studentët e shkencave kompjuterike dhe matematikës të Universitetit të Tetovës morën pjesë me
gjithsej katër projekte inovative. Falë kreativitetit, njohurive teknike dhe qasjes së tyre inovative në
zgjidhjen e sfidave të paraqitura, ata arritën të dallohen mes ekipeve pjesëmarrëse dhe të fitojnë
vendin e parë, duke përfaqësuar me dinjitet Universitetin e Tetovës dhe duke dëshmuar potencialin
e lartë të studentëve tanë në fushën e inteligjencës artificiale dhe shkencës së të dhënave.
Në përgatitjen dhe zhvillimin e projekteve, studentët u mentoruan nga Prof. Dr. Florinda Imeri dhe
Doc. Dr. Shkurte Luma-Osmani, të cilat me përkushtimin, mbështetjen dhe udhëheqjen e tyre
akademike kontribuuan në mënyrë të rëndësishme në këtë sukses të jashtëzakonshëm.
Ky rezultat është arritje e rëndësishme për Universitetin e Tetovës dhe një dëshmi e cilësisë së
studentëve dhe stafit akademik të tij, duke konfirmuar edhe një herë rolin aktiv të universitetit në
zhvillimin e kompetencave bashkëkohore dhe promovimin e ekselencës në aktivitete akademike e
konkurruese me karakter ndërkombëtar.
Data 21.08.2026
Aktuale
- ”Qeveri e krimit, Rama jepe dorëheqjen! ” – Mbyllet protesta e 83-të kundër kryeministrit, protestuesit thirrje qytetarëve të bashkive që shkrihen: Bashkohuni në revoltë!
- Taravari paralajmëron Mickoskin: “Napoleoni filloi të humbë kur besoi se ishte i pathyeshëm”
- “Shkrirja e bashkive është shpopullim, s’do të ketë më Shqipëri” – Biznesmeni Erlind Xhindi thirrje SPAK: Vepro! Ke mbështetjen tonë
- Misajlovski: Nga janari rriten pagat, ndërsa Armata pajiset me helikopterë të rinj
- “Rama e ka vendin te 313-ta”, aktivisti Edison Lika: Nuk largohemi nga sheshi pa dorëheqje! Do ta lëshojë Ballukun në shtator, por ne s’mjaftohemi me kaq
- Operacion antidrogë në Korçë / Arrestohet një person, sekuestrohen doza kokaine, para dhe municione
- Një plakë shumë spimatike, kështu pritet të duket Gresa Behluli në vitin 2050!
- Zv/kryeministri libanez: Izraeli po pengon mbështetjen e huaj për ushtrinë libaneze










