Author: Hamdi Kumanova

Kisha Ortodokse e Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit (KOM-KO) dhe Bashkësia Fetare Islame (BFI) edhe këtë vit në Regjistrin Qendror nuk kanë dorëzuar llogari vjetore, me të cilën do i prezantonin rezultatet e punës së tyre në vitin paraprak, atë 2025, shkruan Prizma, transmeton Portalb.mk. Afati për kryerjen e këtij detyrimi ligjor ishte deri më 28 shkurt. Nga Regjistri Qendror konfirmuan se dy personat juridikë nuk kanë dorëzuar llogari të tilla. Në fakt injorimi i këtij detyrimi është një praktikë shumëvjeçare e KOM-KO dhe BFI. Nga viti 2010 deri në vitin aktual Kisha Ortodokse e Maqedonisë ka dorëzuar vetëm…

Lexo më Shumë

Një autobus dhe një kamion janë djegur në parkingun e një servisi në fshatin Katund i Ri në Pejë dje në orët e hershme të mëngjesit. Zjarrin e vërejti policia e cila po patrullonte. Policia tha se në vendngjarje dolën njësitë relevante e zjarrfikësit, ndërsa për shkaktarin e zjarrin ende nuk dihet. Nga ky incident nuk ka të lënduar, por dëme u shkaktuar edhe te disa automjete tjera të parkuara dhe një pjesë të objektit. “Fsh. Katundi i Ri, Pejë 08.05.2026 – 03:45. Policia gjatë patrullimit kanë vërejtur një zjarr, ku duke u djegur ishte një kamion dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti Bajram Begaj ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës së Evropës, duke vlerësuar projektin e Bashkimit Europian si një projekt të ndërtuar mbi paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë. Në mesazhin e tij, Begaj theksoi se kjo ditë është edhe një moment për të nderuar të gjithë ata që kontribuuan për ndërtimin dhe bërjen realitet të projektit europian. Presidenti u ndal edhe te rrugëtimi europian i Shqipërisë, duke theksuar se vendi është më pranë se kurrë anëtarësimit në familjen europiane. “Sot ne festojmë Ditën e Evropës dhe nderojmë të gjithë ata që ndërtuan dhe bënë realitet…

Lexo më Shumë

Detaje të reja kanë dalë në rastin e A.Rr., rreth 32-vjeçar, i cili ndodhet në ndalim për dhunë në familje, pasi Policia ka zbuluar edhe një armë që dyshohet se mbahej ilegalisht, mëson media nga burime të afërta me hetimin. Sipas informatave, më 8 maj 2026 rreth orës 11:05, Stacioni Policor në Lipjan ka pranuar informacion nga Policia e Rahovecit se i dyshuari, i arrestuar më herët për dhunë në familje, posedonte armë zjarri. Burimet bëjnë të ditur se rreth orës 11:35, hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë shkuar në fshatin Shalë të Lipjanit, ku kanë…

Lexo më Shumë

Autoritetet e reja në Siri kanë arrestuar një ish-gjeneral të regjimit të Bashar al-Assad, i akuzuar për përfshirje në një nga sulmet kimike më vdekjeprurëse të luftës civile siriane. Sipas Ministrisë së Jashtme siriane, është arrestuar Hardal Ahmad Dayoub, ish-gjeneral brigade dhe ish-shef i inteligjencës së Forcave Ajrore në rajonin Daraa. Autoritetet e akuzojnë atë për koordinimin e bombardimit me armë kimike në Ghouta Lindore në vitin 2013, sulm që konsiderohet ndër më të rëndët gjatë konfliktit sirian. Më 21 gusht 2013, zonat e kontrolluara nga rebelët në Ghoutën Lindore dhe Muadamiyat al-Sham u goditën me armë kimike, duke shkaktuar…

Lexo më Shumë

Tanimë do të mbushen 11 vjet nga ngjarjet e armatosura në lagjen e njohur si “Lagja e Trimave” në Kumanovë, për të cilin edhe pse ka vendim gjyqësor dhe janë dënuar grupi i ashtuquajtur i “Kumanovës”, ende nuk është e zbuluar e vërteta. Nuk dihen porositësit, është kërkuar hetim ndërkombëtar nga vendi, Kosova, Shqipëria dhe të tjerë, por asgjë nuk është bërë, përcjell INA. Duke u thirrur në Qeveri reformatore, edhe kryeministri Zoran Zaev pak muaj pas marrjes së mandatit kishte premtuar një hetim ndërkombëtar për Lagjen e Trimave. “Po i shqyrtojmë mundësitë se si do të ishte…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Piacenza në Itali, ku një 60-vjeçar me origjinë maqedonase dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij brenda apartamentit ku jetonin. Sipas mediave italiane, autori i dyshuar, Hako Vitanov, ka telefonuar vetë numrin e emergjencës 112 menjëherë pas krimit, duke u thënë operatorëve: “Ejani, kam vrarë gruan time”. Pas telefonatës, ai është larguar nga banesa dhe për disa orë ka humbur gjurmët e policisë. Forcat e rendit dhe karabinierët mbërritën në apartamentin e çiftit, të vendosur në katin e gjashtë të një pallati në periferi të Piacenzas, ku gjetën trupin e pajetë të…

Lexo më Shumë

Në organizim të Special Olympics Macedonia, në QSR MTB Shkup u mbajt ngjarja sportive gjithëpërfshirëse “Sportojmë bashkë”, me qëllim të promovimit të sportit të unifikuar dhe praktikave gjithëpërfshirëse sportive. Ngjarja u realizua në prani të delegacionit të Special Olympics Euro-Azia, i kryesuar nga presidenti Sven Albrecht, ndërsa të pranishëm ishin edhe Ministri i Sportit, Borko Ristovski dhe Kryetarja e Federatës së Sportit Shkollor, Elena Mickovska. Një fjalë të shkurtër përshëndetëse për të pranishmit pati Igor Dimovski, Drejtor Sportiv në Special Olympics Macedonia, si dhe Drejtori Sportiv në SOEE, Mateo Secci. Përmes aktiviteteve të përbashkëta sportive, atletët dhe partnerët e unifikuar…

Lexo më Shumë

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, ka deklaruar se unifikimi i forcave politike shqiptare në këtë subjekt ishte një domosdoshmëri e kohës, duke e cilësuar këtë si fillim të një etape të re politike. Një ditë para Kongresit të Bashkimit, Mexhiti theksoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë përballur vazhdimisht ose me monopol politik, ose me fragmentim në disa subjekte dhe fraksione, gjë që sipas tij ka ndikuar në dobësimin e përfaqësimit politik. “Këtu nuk mbaron, VLEN do të jetë i hapur edhe për intelektualët e pavarur, do të jetë i hapur edhe për ekspertët…

Lexo më Shumë

Komisioni i Venecias për keqpërdoret si arbitrazhë kundër Marrëveshjes së Ohrit, ka deklaruar kryetari i ASH, Ziadin Sela në intervistë për TV24. Këtë sipas Selës e dëshmon fakti që në komision po dërgohen vetëm ligje që janë miratuar në përputhje me vendimet që janë sjellë nga Marrëveshja e Ohrit dhe jo edhe për vendime të tjera. “Fatkeqësisht, Komisioni i Venecias ka filluar të keqpërdoret ngs VMRO dhe LSDM si arbitrazh për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit sepse jorastësisht në Komisionin e Venecias dërgohen ligje që kanë të bëjnë me vendime që janë sjellë në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Në Komisionin e…

Lexo më Shumë

Mund të luajmë një rol konstruktiv përmes forcimit të interkoneksioneve tona dhe integrimit në një rrjet më të zhvilluar të gazit natyror në Evropën Juglindore, thotë ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në një intervistë për portalin grek energjetik “Energygame”, duke shtuar se “kontributi ynë i drejtpërdrejtë është promovimi i projekteve që na lidhin më mirë me Greqinë dhe Serbinë”, të cilat sipas saj mund të kontribuojnë që “vendi të pozicionohet si pjesë aktive e rrjedhave rajonale energjetike”. Ministrja shpjegon se përfitimet konkrete janë të qarta: siguri më e madhe në furnizim, më shumë konkurrencë,…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e 65-vjeçarit ku u gjetën dy pushkë dhe fishekë të kalibrit të ndryshme. 65-vjeçari D.S është privuar nga liria dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. “Më 07.05.2026 në orën 18:00 në Kërçovë, nëpunës policorë nga NJPB Kërçovë e privuan nga liria D.S. (65) nga Kërçova. Gjatë bastisjeve në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të tij në Kërçovë dhe në fsh. Popoec, rrethina e Kërçovës, të realizuara me urdhër gjykate, ishin gjetur dhe sekuestruar dy pushkë dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm. Personi është ndaluar në stacion policor dhe pas…

Lexo më Shumë