Në emisionin “Zëri i Popullit”, të transmetuar në “Televizionin Vistinska” më 06.12.2023, i ftuari Vllado Jovanovski, përndryshe pjesëtar i shërbimeve të zbulimit në pension, e lidh “Revolucionin Laraman” me rastin e “Lagjes së trimave”. “Te ne, është shumë dobët i përpunuar rasti i “Lagjes së trimave”, edhe pse ka ndodhur mu në atë periudhë, në kulmin e Revolucionit Laraman…”, tha Jovanovski. Mirëpo, çfarë tregon kontrolli bazik i fakteve? Shkëmbimi i armatosur në Kumanovë në “Lagjen e trimave” ka ndodhur më 9 dhe 10 maj 2015. Ndërsa, “Revolucioni laraman” është shprehje për protestat që u zhvilluan një vit më vonë, pas…
Author: Hamdi Kumanova
Në SHBA është gjykuar në vitin 2017, në Maqedoni është vjetërsuar këtë vit. Rasti “Magjar Telekom”, pas gati 12 vitesh gjykim, mori epilog gjyqësor në shkallë të parë në Maqedoni. Por derisa gjyqtarët në Gjykatën e Apelit të vendosin nëse vendimi është i saktë, deputetët votuan ndryshimet në Kodin Penal. Me to, ndër të tjera, u zvogëluan dënimet për vepra penale, përfshirë edhe për “punë të pakujdesshme në shërbim”, për çka rasti u trajtua në Gjykatën penale të Shkupit. Informatat për BIRN i konfirmuan nga Gjykata e Apelit në Shkup, transmetonPortalb.mk. Pas më shumë se një dekade “turne” gjyqësore,çështja nuk…
MPB Maqedoni njofton se dje (19.12.2023) në ora 10:50 në Tregun e qytetit në Veles, zyrtarë policorë nga Seksioni për trafikim të paligjshëm me drogë dhe armë në SPB Veles kanë ndaluar I.K.(69) nga Velesi. Gjatë kontrollit, iu gjetën dhe iu morën gjithsej 1115 copë mjete të ndryshme piroteknike. Ai është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. “Po të njëjtën ditë (19.12.2023), gjatë kontrollit të një tezgë në Tregun e qytetit, punonjësit policorë kanë gjetur dhe konfiskuar 300 copë mjete piroteknike nga C.Z. (62) nga Velesi.…
Një dokument i pazbuluar që lidhet me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët afrikanë është publikuar nga mediat italiane. Bëhet fjalë për raportin teknik të kampit të emigrantëve, i nënshkruar nga Biagio Mazzotta, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shtetit, që zbulon me detaje çfarë përmban marrëveshja e firmosur nga Rama dhe Meloni në Itali. Protokolli i nënshkruar nga Italia dhe Shqipëria ka një vlerë prej 230 milionë eurosh. Për më tepër, janë edhe 75 milionë të tjera për eksportin dhe lidhjen e sistemit gjyqësor italian me Shqipërinë. Fatura totale shkon më shumë se 300 milionë euro. Sipas dokumentit,…
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan të dielën në Serbi garuan të ndarë me dy lista, ndërsa dhe pjesëmarrja ishte shumë e ulët. Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi akuzoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti si faktor përçarës. “Përçarja e shqiptarëve me dy lista në të cilën ka pasur ndikim të madh edhe Kurti ka sjellë që nga 80 mijë votues shqiptarë mbi 65 mijë i kanë bojkotuar zgjedhjet. Kjo ka ndodh sepse vetëdija e shqiptarëve në Luginë të Preshevës në mënyrë politike po ndërtohet çdo ditë e më shumë dhe…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kompleksi “Rajska Banja” në Banjskë të Zveçanit që dje u mor nën kontroll nga Agjencia Kosovare të Privatizimit, ishte pronë e AKP-së. Sveçla tha në një konferencë për media se “për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi”. “Pronare e këtij kompleksi është Agjencia Kosovare e Privatizimit. Për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi. Se dikush ka investuar jashtëligjshëm, mendoj se është një mësim për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë jashtëligjshëm se nuk mund ta bëjnë”, tha ai. Sveçla foli edhe për menaxhimin e këtij kompleksi tash e tutje, ndërsa tha se…
Kreu i SPAK, Altin Dumani tha sot në njëtakim se retorika politike apo mediatike nuk ka ndikim mbi të apo prokurorët e posaçëm. Altin Dumani: SPAK është përpjekur të ndërtojë marrëdhënie të mira me shoqërinë civile dhe vazhdojmë të jemi bashkëpunues. Lidhur me gjetjet shumica e çështjeve që hetohen kërkojnë kohë të hetohen dhe gjykohen. Çështjet e korrupsionit kërkojnë kohë, me teknikat speciale të hetimit. Dhe kur përdor teknikat speciale kërkon kohë, ashtu sikundër hetimi i krimit të organizuar. Nuk mund të krahasosh hetimin e prokurorisë së juridiksionit të zakonshëm të cilët procedojnë edhe me gjykim të drejtpërdrejtë. Dua të…
Autoritetet britanike do të nisin hetimet për vdekjen e 27-vjeçarit shqiptar Leonard Farruku, që dyshohet se i ka dhënë fund jetës në Angli rreth një javë më parë në anijen Bibby Stockholm ku mbahen azilkërkuesit e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar. “Një hetim do të hapet për vdekjen e një azilkërkuesi që vdiq në anijen Bibby Stokholm”, shkruan media britanike standard. Sekretari i brendëshëm britanik, James Cleverly është shprehur se vdekja e papritur e shqiptarit do të hetohej “plotësisht” dhe Rachael Griffin, mjeke ligjore në Dorset, ka konfirmuar se hetimi për vdekjen e tij do të hapej të enjten, më…
Policia gjyqësore e SHKBB i ka gjetur një telefon në qeli Indrit Shaqjes, shokut të qelisë së Arben Lleshit, që mbeti i vrarë disa ditë më parë brenda burgut të Peqinit. Klan News raporton se Shaqja e kishte fshehur celularin në një arkë druri. Gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar prondësinë e celularit. Ndërkohë një natë më parë në emisionin “Opinion”, gazetari Artan Hoxha, bëri me dije se është lëshuar një urdhër-arresti ndaj Shaqjes, i dënuar me burg përjetë dhe që në ngjarjen e 15 Dhjetorit mbeti i plagosur. Sipas asaj që tha gazetari, dyshohet se Shaqja ka pasur…
Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK) bën me dije se personi i cili kishte mbetur i bllokuar në shtëpinë e tij të pushimit sipër fshatit është shpëtuar nga fshati Radnja, në lokalitetin “Getenovë”, në rajonin Kavadar. QMK Rajonale Kavadar njoftoi se ekipi i shërbimit dimëror për mirëmbajtjen e rrugëve dhe rrugëve të Komunës së Kavadarit. Dje me një traktor me pajisje të specializuara – thikë për prerjen e drurëve dhe një automjet 4×4 terreni organizoi dhe kreu aksion për të nxjerrë personin që ka rënë borë në zonën e “Getenovës”. “Ata kishin me vete një njeri që e njeh mirë…
Efektivët e policisë të Sektorit pët punë të Brendshëm Tetovë- Njësia Policore Gallatë, dje (19-dhjetor) në tre objekte tregtare në fshatrat e Gostivarit Negotinë dhe Dobërdoll, kanë gjetë dhe konfiskuar gjithsej 6964 copa mjete të ndryshme piroteknike, shumica e atyre fishekzjarre dhe kanë arrestuar dhe privuar nga liria tre persona. Në periudhën nga 16:50 deri në ora 19:10, është privuar personi I.D. (61) me 3826 copë dhe H.J. (49) tek i cili janë sekuestruar 2895 copa të dy nga Negotina, poashtu tek G.R. (60) nga Dobërdolli janë konfiskuar 243 copa. Mjetet piroteknike të gjetura janë fotodokumente dhe pas dokumentimit të…
Pjestarë të policisë nga SPB Tetovë-Departamenti i punëve të brendshme Gostivar, mbrëmë (20-dhjetor) njëzet minuta pas mesnate, në Debresh të Gostivarit, e kanë gjetë veturën “folksfagen pasat” me shenja regjistrimi të Gostivarit, në pronësi të F.J. 53-vjeç nga ky fshat, i cili më parë kishte raportuar se ishte vjedhur rreth orës 20 pasi ai e kishte lënë me çelsa në bravë atë në rrugën lokale që lidhte fshatrat Debresh dhe Zdunjë. Automjeti menjëherë iu kthye pronarit.TS

