Kryetari i Aleancës për Shqiptarët përmes një postimi në platformën X, i ka dërguar mesazh ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe partisë së tij, duke i bërë thirrje që të respektohen vendimet legjitime të ASh-së. Taravari shkruan se 75 prej 141 anëtarëve të Kuvendit të ASh-së dhe 17 prej 30 anëtarëve të kryesisë së saj, i kanë dhënë mandat për të negociuar koalicion parazgjedhor me opozitën shqiptare. “Dje, 75 prej 141 anëtarëve të Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët dhe 17 prej 30 anëtarëve të Kryesisë së saj, më dhanë një mandat të qartë për të negociuar një koalicion parazgjedhor me opozitën shqiptare.…
Author: Hamdi Kumanova
Rasti i Klinikës së Onkologjisë ka kaluar nga hetimi paraprak në hetim dhe dyshohen pesë persona. Mirëpo, sipas prokurores që udhëheq rastin, Ana Gogovska Jakimovska, nuk ka persona të cilët i kërkon Prokuroria Publike, të cilët janë të padisponueshëm, përkatësisht nuk ka persona të ikur jashtë vendit. Ka raste të tjera të izoluara në lidhje me Klinikën e Onkologjisë ku disa ish-punonjës të Klinikës së Onkologjisë janë gjykuar në mungesë, por kjo nuk ka të bëjë me rastin konkret, transmeton Vërtetmatësi. Jemi duke shqyrtuar disa postime (këtu, këtu dhe këtu) në rrjetin social Facebook që raportojnë për veprimin e organeve…
Kryeministri i RMV-së Talat Xhaferi në intervistën për “Deutsche Welle”, iu referua ndryshimeve të propozuara në përbërjen e Qeverisë teknike të cilën ai e drejton, gjatë së cilës theksoi se Qeveria funksionon plotësisht dhe pa probleme dhe në kuadër të kompetencave. “Qeveria po funksionon plotësisht. Janë ndërmarrë veprime dhe masa në lidhje me zgjidhjen e statusit të një pjese, përkatësisht të anëtarëve të Qeverisë në përputhje me procedurën e përcaktuar dhe me kompetencat e dhëna me Kushtetutë”, tha kryeministri Xhaferi. Ai po ashtu ka potencuar se nuk mund të komentojë deklaratat e anëtarëve të Qeverisë në emër të partive dhe…
Dje rreth orës 19:00 në rrugën “Ilinden” ka ndodhur një vjedhje e pacipë, ku 37 vjeçarja nga Tetova ka qenë duke e shëtitur vajzën e saj të vogël me karrocë dhe befas dy gra të veshur me të zeza nga koka tek këmbët i kanë vjedhur nga qafa dy zinxhirë, me vlerë 200 euro raporton Pa Censurë! 37 vjeçarja nuk ka mundur t’i identifikoj vjedhësit pasi të njëjtit janë larguar me shpejtësi në një veturë të zezë pa targa! Tek njerëzit për rreth është përhapur panikë për ngjarjen dhe janë mbledhur afër gruas të cilën janë munduar ta qetësojnë! Rasti…
Kuvendi sot në kuadër të seancës së 143 -të, me kërkesë të kryeministrit teknik Talat Xhaferi, duhet t’i shkarkojë ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhitin dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu. Për ministra të rinj janë zgjedhur Ilir Demiri, për ministër të Shëndetësisë dhe Naim Bajrami, për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratë. Xhaferi dje ka parashtruar kërkesë për shkarkimin e Mexhitit dhe Aliut dhe sipas Rregullores mund të elaborojë kërkesën. Në bazë të nenit 221 nga Rregullorja e Kuvendit, me propozim për shkarkimin e anëtarit të Kuvendit, do të hapet debat, ndërsa anëtari i Qeverisë për të cilin…
Një burrë është gjetur i vdekur afër stacionit hekurudhor në Fushë Kosovë. Policia njofton përmes raportit se njësitë policore dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte i shtrirë në tokë. “Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij. Me vendim te prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet tutje në raport.
Fotot e reja mahnitëse ajrore kanë zbuluar shkallën gjigante të një kantieri ndërtimi për një qytet të ri ambicioz në vlerë prej 1 trilion dollarë në Arabinë Saudite. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë një “humnerë” të gjatë rreth 120 kilometra që është “gdhendur” për të hapur rrugën për një qytet futuristik të mbushur me rrokaqiej të quajtur “The Line”. Nëse përfundon, “The Line” do të jetë pjesë e strukturës së gjerë të shkretëtirës Neom dhe do të shfaqë struktura të mëdha xhami mbi një lumë artificial, dhe madje edhe një vendpushim sintetik skish. Projekti mega-shkencor, i nisur…
Eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Edward Joseph, e ka komentuar seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën pritet të përballen Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë. Në shkrimin e tij, Joseph thekson se kjo seancë duhet të jetë një pikë kthese në politikën e Kosovës. “Kjo seancë e KS të OKB-së duhet të shënojë një pikë kthese në politikën e Prishtinës”. “Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë partiakë duhet të kuptojnë dëmin e vetëshkaktuar ndaj interesave kombëtare të Kosovës nga populizmi i pandërprerë. Tani është koha për të ndryshuar…
Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë shkëmbyen sot akuza të rënda, përfshirë rreth zbatimit të vendimit për kufizimin e importit të dinarit serb në Kosovë, ndërkohë që ambasadorët e vendeve perëndimore kërkuan nga palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë drejt përshkallëzimit të situatës. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, që kishte kërkuar seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork për të diskutuar për zhvillimet në Kosovë, akuzoi Kryeministrin Kurti se po pamundëson jetën e serbëve që jetojnë atje. Institucionet e Kosovës “kanë krijuar…
I krijuar për Evropë, i dedikuar për blerësit evropian Brendësia moderne e kombinuar me funksionalitetin intuitiv me komoditet të lartë Lider ekologjik për Toyota fal përdorimit të materialeve recikluese dhe emetimi i reduktuar i gazrave të dëmshëm Një gamë plotësisht e elektrizuar që përfshin njësi lëvizëse të elektrizuara hibride me motorë 1.8 dhe 2.0 litra, makinë AWD-i në kombinim me një motor 2.0 litra si dhe njësi hibride të elektrizuar Plug-in. Toyota C-HR e re kombinon stilin e mrekullueshëm, një përvojë unike të drejtimit dhe efikasitetin kryesor në klasë, me fokus në pritjet e blerësve evropianë për cilësi dhe qëndrueshmëri…
Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski ka njoftuar opinionin për zgjidhjen e një problemi disa dekadësh në fshatrat Luboten dhe Lubanci, transmeton Almakos. “ Projekti për zgjidhjen e problemit dekadësh për furnizimin me ujë në fshatrat Lubanci dhe në Luboten është në fazë të avancuar. Sot firma projektuese e obliguar për përgatitjen e këtij projekti historik, së bashku me ekipet e komunës së Butelit dhe banorët e dy fshatrave, i caktuan vendet për rrjetin e ujësjellësit. Një falënderim të madh për SHBA-të dhe ambasadën e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë për ndihmën me të cilin do të zgjidhet problemi…
Fëmijët janë e ardhmja jonë dhe kujdesi për sigurinë e tyre është gjithmonë në vend të parë. Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor në vazhdimësi zbaton aktivitete për rritjen e sigurisë së fëmijëve në komunikacion dhe rikujton se edhe fëmijët janë pjesëmarrës të barabartë në komunikacionin rrugor. Pikërisht për këtë është e domosdoshme që fëmijët t’i njohin dhe t’i respektojnë shenjat e komunikacionit, sinjalizimin e dritës dhe rregullat e komunikacionit. Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor është në zhvillim e sipër dhe numri i fëmijëve pranë shkollave është rritur. Për këtë arsye KRSKRR-ja u bën thirrje fëmijëve: kaloni rrugën…

