Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “privim i kundërligjshëm i lirisë” që ka ndodhur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinës. Në raportin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur të dielën më 4 shkurt rreth orës 17:00. “Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se katër persona të panjohur, nën kërcënimin e armës e kishin detyruar me dhunë atë që të hyjë në veturën e tyre duke e sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin liruar”, thuhet në raport Lidhur me rastin janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor. Pas intervistimit me…
Author: Hamdi Kumanova
Rusia tha të mërkurën se dy bombardues të saj strategjikë, Tu-95MC, fluturuan mbi ujërat pranë shtetit amerikan, Alaskë, por shtoi se ata qëndruan brenda hapësirës ndërkombëtare. Tu-95, të njohur si arinjtë nga NATO-ja, fluturuan për rreth 9 orë, të shoqëruar nga avionët luftarakë SU-30SM. Ata fluturuan mbi Detin Bering, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë. “Fluturimi u krye në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare për përdorimin e hapësirës ajrore”, tha gjenerali Sergei Jobylash, komandant i aviacionit rus. Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (NORDA) tha se i ka vërejtur katër avionë luftarakë rusë duke fluturuar…
Deputeti i Bundestagut: Vuçiqi është pengesa më e madhe për Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është pengesa më e madhe për Serbinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, ka deklaruar kreu i Komisionit të Bundestagut për Bashkëpunim me Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq. Sipas tij, Vuçiqi është nën presion të madh dhe asnjëherë më parë nuk ka pasur situatë më serioze ndaj Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor si tani dhe se vizita e ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, është mesazh që Berlini është i angazhuar seriozisht për hyrjen e kësaj pjese të Evropës në…
Herculaneum ishte një qytet antik në Campania që u zhduk gjatë shpërthimit të malit Vezuvius më 24 gusht 79 pas Krishtit. Sipas legjendës, ajo u themelua nga Herkuli, dhe sot qyteti italian i Ercolano qëndron në vend të tij. Për 1600 vjet, Herculaneum qëndroi i mbuluar me hi dhe u zbulua në vitin 1709, kur filluan gërmimet e detajuara. Përveç mbetjeve njerëzore, u gjetën vepra të ndryshme arti, si dhe një bibliotekë plotë me letra papirusi me dorëshkrime të lashta. Biblioteka e lartpërmendur, e quajtur “Vila e Papirusit”, ishte një kopje e zvogëluar e Bibliotekës së Aleksandrisë dhe e mbushur…
Pas disa ngjarjeve në të kaluarën, të bëra publike edhe në media, për gjetjen e drogës dhe futjes së parave cash në kontejnerët frigoriferikë të mbushur me produkte mishi të ngrira apo edhe banane që vijnë nga portit i Durrësit, nga Dogana dhe policia e shtetit janë forcuar kontrollet ndaj bizneseve importuese. Tashmë prej më tepër se 1 muaj kamionët e kontejnerëve frigoriferike pasi kalojnë kontrollin e skanimit, mallrat shkarkohen në tokë, në pluhur dhe temperatura të larta dhe rikontrollohen sërish nga njësia e antikondrabandës së Doganave dhe strukturat e Policisë së Shtetit. Operatorët e transportit të mallrave detare ngrenë…
Kërcënimet e vazhdueshme të Kremlinit për përdorimin e armëve bërthamore kundër Ukrainës dhe aleatëve të saj synojnë pjesërisht të pengojnë ndihmën perëndimore për Ukrainën, vlerësoi Instituti për Studimin e Luftës (ISW) në raportin e tyre të përditshëm më 7 shkurt. Në vlerësimin e saj, ISW i referohet komenteve të bëra nga zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev më 7 shkurt, në të cilin Medvedev sugjeron se nëse do të ndodhte një konflikt midis Rusisë dhe NATO-s, Rusia do të barazonte fushën e lojës duke përdorur “ballistik dhe raketa lundrimi që mbanin koka të veçanta” – duke iu referuar…
Ministria e Turizmit dhe Mjedisitnë Shqipëri njoftoi sot se gjatë muajit janar 489,599 turistë kanë vizituar vendin, ose 30 % më shumë se janari i vitit të kaluar. Sipas të dhënave të përpunuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në krye të listës renditen shtetasit e Kosovës, me 215 mijë vizitorë ose rreth 30 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ndjekur nga vizitorët italianë të cilët kanë qenë 53 mijë ose 50,4 % më shumë, ndërsa të tretët renditen vizitorët e Mali të Zi me 52,662 hyrje ose +32,6 % krahasuar me…
Nga Aleanca për Shqiptarët njoftojnë se pas propozimit për shkarkimin e ministrave Azir Aliu dhe Famir Mexhiti, propozojnë që në vend të Aliut në MSHIA ministër të jetë Naim Bajrami, ndërsa në vend të Mexhitit në Shëndetësi, ministër të jetë Ilir Demiri. “Në bazë të statutit të partisë, neni 152, 154, 156 dhe neni 84, Këshilli drejtues i Aleancës për Shqiptarët me 5 vota nga 7 në mënyre unanime vendosi: Për Ministër të Shëndetësisë propozohet mjeku i mirënjohur z.Ilir Demiri, drejtor aktual i Spitalit Klinik – Tetovë. Për ministër të Shoqërisë informatike dhe për Administrata propozohet z.Naim Bajrami, Magjistër…
Asociacioni i Mediave të Maqedonisë reagon kundër bllokimit në Kuvend të propozim ligjit për shërbime audio dhe audiovizuele ndërsa për këtë akuzon deputetin e BDI-së Arbër Ademi i cili drejton komisionin për çështje evropiane ku duhet të kalon propozimi “Propozim ligji për Shërbimet Audio dhe Audiovizuele, i cili duhet të ndalojë piraterinë galopante dhe të pacipë, të sigurojë rregullimin e marrëdhënieve mes televizioneve dhe operatorëve kabllorë, si dhe transparencën në shpenzimin e parave të buxhetit – është bllokuar nga Arbër Ademi, kryetar i Komisioni për Çështje Evropiane, anëtar i BDI-së, të cilët tregojnë arbitraritet politik të përkrahur nga partneri tjetër…
Jozyrtarisht, një person ka mbetur i plagosur në një incident të armatosur në afërsi të shkollës “Kongresi i Manastirit” në komunën e Çairit. Policia ndodhet në terren dhe po heton, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes./Alsat
Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) ka shqyrtuar sot gjendjen me kollën e keqe në vend dhe ka propozuar që të shpallet epidemi në territorin e qytetit të Shkupit, ku janë regjistruar 14 raste. Sipas Petliçkovskit edhe përkundër se epidemia tingëllon ashpër, tha se qëllimi është që institucionet përkatëse më lehtë të përballen me rrezikun që vjen nga kjo sëmundje. “Biseduam për virozat dhe për gjendjen me kollën e keqe, i shqyrtuam numrat. Numrat e fundit flasin se kemi 18 raste te konfirmuara të kollit të keq, dhe ky numër është në rritje, posaçërisht në qytetin e Shkupit ku janë paraqitur…
“Balancuesi për punësime mbi baza etnike nuk e bënë punën si duhet dhe si i tillë duhet të ndryshohet me zgjidhje tjetër ligjore, me të cilën kualifikimi i aplikuesit do të jetë prioritet para përkatësisë etnike”. Kështu thotë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu, në lidhje me balancuesin për punësime. Aliu në intervistë për “REL” thotë se sistemi i meritës duhet të jetë në vend të parë. “Pra kështu po keqpërdoret balancuesi edhe sot për fat të keq. Dhe për dy arsye. E para është një mundësi e garantuar me Kushtetutë për secilin prej nesh, dhe ajo është…

