Qytetarët nga Kosova kanë kryer rreth 3.9 milionë vizita drejt Shqipërinë deri në fund të nëntorit duke u konfirmuar edhe njëherë në vend të parë dhe të padiskutueshëm në listen e vizitorëve në vendin fqinj. Vizitorët nga Kosova kanë shënuar një rritje me 28 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tha Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook. 9.53 milionë është shifra e vizitorëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë deri në prag të fundvitit. Krahasuar me periudhën janar-nëntor të vitit 2022, është shënuar një rritje me 33 për qind, sipas shifrave të…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Shëndetësisë informon se ka konstatuar nevojën për blerjen e autoambulancave të reja për nevojat e institucioneve publike shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për faktin se shumica e automjeteve që janë në dispozicion të institucioneve janë të vjetruara, të rrënuara, me kilometrazh më të madh se maksimumi teknik dhe të amortizuara. Për këtë qëllim, Ministria përgatiti dhe dorëzoi në Qeveri informacionin për dhënien e pëlqimit për marrjen e detyrimeve, pagesa e të cilave kërkon përdorimin e mjeteve buxhetore në vitet e ardhshme të Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e 22 autoambulancave. Këto automjete do të kenë pajisje…
Kuvendi do të votojë të enjten në seancë parlamentare për masën e arrestit ndaj Sali Berishës. Vendimi u mor pas 4 orësh diskutimesh në Këshillin e Mandateve ku 5 votave të mazhorancës iu bashkua edhe Enkelejd Alibeaj i kampit të Lulzim Bashës. I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Drejt” përballë moderatorit Luan Rama në Ora News ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur nëse Argita do ishte pasuesja e tij në partinë Demokratike u shpreh se është kundër tashëgimisë politike, por nëse vendos i ka rrugët e hapura. Mbledhja u zhvillua nën masa të forta të policisë. 700 efektivë rrethuan godinën…
LSDM e konsideron skandal që lideri i opozitës, Hristijan Mickoski, ka pranuar publikisht se ka pasur takim me Ljupço Palevski-Palco, i dyshuar për dy vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Nga LSDM thonë se Palevski ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i regjimit të OBRM-PDUKM-së, por edhe partnerin e tyre të koalicionit të majtë dhe së bashku kanë qenë pjesë e protestave të dhunshme me gijotina dhe moto kokteje para Kuvendit kundër propozimit francez. “Mickoski po ashtu ka pranuar se nuk ka informacion për rastin e dy vrasjeve të tmerrshme, ndonëse deri para disa ditësh ka pohuar se ka informacion…
Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare i ka dhënë fund jetës tragjikisht me armë pas një debati me ish-gruan e tij me të cilën sapo ishte divorcuar. Ngjarja ndodhi dje në Kalo Nero të Greqisë. Sipas asaj që është bërë e ditur 50-vjeçari, me armë në dorë ka shkuar në një arë ku punonin bashkëshortja e tij dhe fëmijët e tyre së bashku me punëtorë të tjerë. Aty, pas një debati të ashpër me ish-gruan, dyshohet se ka qëlluar një herë në ajër dhe më pas, teksa fëmijët e tij kanë tentuar ta qetësojnë, dyshohet se ka qëlluar veten duke i…
Lideri i OBRM-PDUKM-së dhe ish-kryeministri Ljubço Georgievski dje ka theksuar se rasti dhe problemi me të dyshuarin për dy vrasjet, Ljupço Palevski Palço, tregon se si shoqëria krijon kriminel pa u ndëshkuar. Ai në emisionin “Top Temë” tha se “Palevski mund të ketë keqtrajtuar 50-100 fëmijë, ka bërë narkomanë në rrugë dhe pas tij ka qenë dikush nga MPB”. “Palevski ka gjashtë krime që nuk janë ndjekur penalisht (armë pa leje, nxjerrje ari, dhunë në familje). Le të bëjmë një komision dhe të shohim se sa është mbrojtur që nga viti 1990. Ndërtimin pa leje që e prishëm, i është…
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes. Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundi një grua nga fshati Shtuticë në Drenas, pasi e njëjta ka përfunduar në spital si pasojë e dhunës nga bashkëshorti. Mësohet se bazuar në dëshminë e saj të dhënë para Policisë, bashkëshorti i saj për shkak të një konflikti verbal mes tyre, ka…
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët e tjerë të familjes. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe dje në fshatin Dubravë të Kaçanikut, ku një i ri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gjyshes së tij. Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se për motive akoma të panjohura, i dyshuari 18-vjeçar e ka sulmuar fizikisht 85-vjeçaren, duke i shkaktuar lëndime, por edhe…
“Fundosja” e Sali Berishës pritet të ndryshojë situatën politike. Tani kanë filluar të dalin dhe kandidaturat e para që mund ta zëvendësojnë ish-kryeministrin në politikë. Sipas analistit Baton Haxhiu, i vetmi që mund të bashkojë dhe të ngrejë sërish Partinë Demokratike është oligarku i njohur Samir Mane. Ai tha dje në një intervistë televizive se duhet model tjetër lideri në PD dhe opozitar; një njeri jashtë politikës aktuale, një i djathtë që përbashkon dhe që ka fuqi menaxhuese e drejtuese. “E vetmja figurë e secila e ka një farë kredibiliteti dhe që është fare jashtë PD që njerëzit duhet ta…
Një tërmet 6.2 shkallësh i Rihterit ka goditur zonën veriore të rrafshnaltës Qingai-Tibetiane të hënën, pak para mesnatës, duke lënë të vdekur të paktën 118 njerëz, dhe duke plagosur qindra të tjerë, sipas mediave shtetërore kineze. Autoritetet janë mobilizuar, mirëpo përpjekjet për kërkim-shpëtim janë duke u vështirësuar për shkak të temperaturave nën zero. Një pjesë e mirë e Kinës është duke u përballur me temperatura shumë të ulëta, ditëve të fundit. closevolume_off Tërmetet janë të zakonshme në provincat perëndimore kineze, si Gansu, e cila shtrihet në kufirin lindor të rrafshnaltës Qingai-Tibetiane, zonë tektonike aktive. Tërmeti më vdekjeprurës në Kinë,…
Mund t’ju duket çmenduri të dëgjoni se dikush është i gatshëm të paguajë mbi 1000 euro për një iPhone të ri, por disa njerëz nuk hezitojnë të paguajnë 2000 euro për iPhone-in e parë që nga viti 2007. Një Motorola DynaTAC 8000X i vitit 1983 mund të arrijë mbi 400 € dhe nëse mbani një Nokia 3310 të vjetër, tani vlen 300 €. Për ato para, ia vlen të gërmosh nëpër sirtarë.
Këshilli i Mandateve ka miratuar me 6 vota pro dhe asnjë kundër kërkesën e SPAK për autorizimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Raporti i Këshillit të Mandateve që përgatitet deri të mërkurën nga Klotilda Bushka dhe më pas do t’i kalojë Kuvendit për miratim në seancën e 21 dhjetorit. Berisha vendosi mos të shkonte në Këshillin e Mandateve, por të përfaqësohej nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Teksa pritej të merrej një vendim për Berishën, para Kryesisë sot u mblodhën dhjetëra mbështetës të Berishës, bashkë me ish-kryeministrin, të cilët kundërshtojnë kërkesën e SPAK. Në të njëjtën ditë ishte edhe data…

