Author: Hamdi Kumanova

Në Kuvend nesër do të mbahet fjalimi tradicional i fundvitit i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, ndërkaq nëse në Kuvend ka kuorum, mund të mbahen vazhdimet e mbledhjeve për të cilat ka kushte për atë. Për më 22 dhjetor është caktuar mbledhja e rregullt në të cilën do të fillojë debati për Buxhetin për vitin 2024, informoi sot në takim me koordinuesit e grupeve të deputetëve kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Mbledhja për pyetje të deputetëve, e fundit për këtë vit, do të mbahet të enjten më 28 dhjetor, ndërsa Kuvendi do të punojë deri të premten, 29 dhjetor. Mbledhja…

Lexo më Shumë

Mos-hapja e kapitujve në negociatat me BE-në në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel vazhdon ta shqetësojë kryeministrin Dimitar Kovaçevski, shkruan TV21. Kovaçevski sërish e fajësoi opozitaren VMRO-DPMNE, Levicën dhe Lidhjen Demokratike të Pavle Trajanovit. “Ky samit, nuk i kishte ato…sërish në gjuhën sportive, ato sulme dhe mbrojtje të zakonshme. Ne tani kishim portë të zbrazët, penalti të pastër, por për shkak të VMRO-DPMNE-së, Levicës dhe Lidhjes Demokratike, nuk goditëm. Kjo është ajo që ndodhi”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Lexo më Shumë

Tetëmbëdhjetë vjeçari I.A. nga Shkupi, dje (17-dhjetor) në orën 15:20 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 14:50 në rrugën regjionale Mavrovës-Gostivarit, në afërsi të digës, është sulmuar fizikisht nga 31-vjeçari V.K. nga Gostivari, i cili gjithashtu ishte kundërpërgjigjur sulmit. Sipas raportit, arsyeja për këtë ishte keqkuptimi në trafik. Rasti është duke u pastruar plotësisht dhe kundër të involvuarve në përleshjen fizike do të pasojnë parashtresat përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Fatmir Bytyqi Çrregullim i vlerave apo monstra të krijuara nga politika? Nuk ka akte shoqërore traumatike që ndodhin papritur, të papërgatitur, pa para-kontekst, pa arsye, pa zhvillimin e kushteve që do të çojnë në shfaqjen e tyre. Momenti kohor i manifestimit të tyre është vetëm një konkretizim i shumë faktorëve dhe proceseve që paraprijnë, kushtëzojnë dhe paralajmërojnë aktin. Me tronditje dhe mosbesim pranuam aktin e fundit të tmerrshëm të vrasjes së një vajze të mitur, monstruoz në natyrën e vet më të thellë, por kjo nuk mjafton. Duhet të nxjerrim një mësim, të përballemi dhe t’u përgjigjemi disa prej arsyeve…

Lexo më Shumë

Kryeministri dhe lideri i LSDM, Dimitar Kovaçevski thotë se ndjehet i kërcënuar nga një person përmes rrjeteve sociale. “Për mua, ju keni një burrë me armë në dorë në rrjetet sociale, duke më kërcënuar se do të më vriste. Tani po pres të shoh se çfarë ka ndodhur me burrin. Ai ka emër dhe mbiemër, është nga këtu në vend, por ende nuk kam asnjë informacion. Kur kjo të kalojë pa u ndëshkuar, do ta shohë dikush tjetër dhe do t’i thotë vetes: kjo po shkon pa u ndëshkuar…”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin “Studio 10”, lidhur me kërcënimet…

Lexo më Shumë

Pas pak më shumë se një muaji punë, deri në fund të kësaj jave ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski pret të marrë raportin për rishikimin e autostradës Kërçovë-Ohër, i cili varet nëse shteti do ta ndërpresë kontratën me kompaninë kineze “Sinohydro”. Pasi ta marrin raportin e plotë, Boçvarski thotë se në seancë të Qeverisë do ta paraqesin të gjithë situatën dhe bashkërisht do të vendosin. “Pres që gjatë kësaj jave të dorëzohet nga autoriteti mbikëqyrës dhe nga ekspertët e FIDIC dhe në ministri, pas së cilës do të kërkojmë që ai raport të shqyrtohet në seancë të Qeverisë.…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) ka pasur gjithsej 1.568 thirrje për raste urgjente në numrin 112. Thirrje “reale” për raste urgjente në 112 në QMK kanë qenë 41.90 për qind, ndërsa 58.10 për qind për raste të njohura si “thirrje jourgjente” që kanë qenë për nevoja të tjera të qytetarëve. Siç informojnë nga QMK, ndaj policisë janë drejtuar 43.48 për qind e thirrjeve në 112, te Ndihma urgjente mjekësore 40.00 për qind, te zjarrfikësit 6.52 për qind, ndërsa tek LAMM 0.44 për qind. “Thirrje për rastet urgjente që janë për zgjidhje të kombinuar…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shpjeguar pse nuk po planifikon zbukurimin e qytetit për festën e Vitit të Ri. Ai tha se zbukurimi i qytetit nuk është prioritet, pasi për shkak të problemeve të trashëguara nuk u mjaftojnë paratë. “Kemi probleme me ujësjellësin, bllokimin e trafikut, pastrimin e qytetit. Jo derisa të arrijmë të stabilizojmë financiarisht qytetin, derisa të arrijmë të menaxhojmë me sukses detyrimet bazë të komunës lidhur me mirëmbajtjen e objekteve publike, pastrimin e qytetit, furnizimin me ujë të mjaftueshëm, rregullimin e infrastrukturës bazë”. “Nuk e shohim nevojën që të shpenzohen mjete për çështje që…

Lexo më Shumë

NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, me qëllim të informimit sa më të mirë të qytetarëve të qytetit të Shkupit, publikon raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e bëra në Departamentin për kontroll sanitar. Siç njoftojnë nga NP, sipas rezultateve të marra nga testet, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm. “Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 11.12.2023 deri më 15.12.2023 ka marrë 194 mostra për fiziko-kimike dhe 194 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 49 pika matëse në…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (17.12.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 210 drejtues automjetesh. Prej tyre, 22 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe gjashtë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. 72 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 138 jashtë vendbanimit. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.…

Lexo më Shumë

Ish-i dërguari i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, ka thënë se fitorja bindëse e SNS-së ka kontribuar edhe në atë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka menaxhuar krizën e krijuar, siç thotë ai, nga ‘lideri ekstremist i Kosovës’ Albin Kurti. Grenell në rrjetin social “X” deklaroi se ka dëgjuar shumë që pretendojnë se të pavarurit dhe pensionistët në Serbi përfunduan duke votuar për SNS-në sepse Vuçiq u soll shumë mirë në negociatat me liderin “ekstremist” të Kosovës Albin Kurti. Postimi: Unë po dëgjoj shumë prova që pretendojnë se të pavarurit dhe pensionistët në Serbi…

Lexo më Shumë

Shpallje e “Bazaro” është një sensacion i vërtetë, sidomos po të kihet parasysh se në vendin tonë ende dëgjon për punëdhënës që përpiqen të punojnë më shumë se 40 orë në javë. Kompania “Bazaro” ka shpallje pune aktive, dhe kërkon punëtorë logjistike, që do te punojë katër ditë në javë, informon PRESSonline.al Sipas njoftimit, ai/ajo do të përfitojë të ardhura në kohë dhe të besueshme, të paguara për çdo orë të punës, punë shtesë me pagesë më të lartë në ditë festash dhe për punë jashtë orarit, transport të organizuar në vendin e punës, ushqim të siguruar çdo ditë. Kompanitë…

Lexo më Shumë