Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas deklaratave të Bilall Kasamit lidhur me zhvillimet brendshme brenda ASH-së.
“I bëjmë thirrje kryetarit të Lëvizjes Besa, i njohur si kryetari i bravave, që të mos fus hundët në punët e brendshme të subjekteve të tjera, por të shikojë oborrin e vetë të cilin e ka shkatërruar që nga themelimi. Bilall Kasami botërisht dhe zyrtarisht është i njohur për thyerje bravash, hyrje me dhunë dhe demolim të selisë së partisë së tij në vitin 2018. Bilall Kasami si Kryetar i Komunës së Tetovës, do të mbahet mend për thyerje të dyerve të objektit ku ndodheshte një OJQ rinore e Tetovës.
Nuk mund të hedh baltë mbi Aleancën për Shqiptarët, ai që është i njohur edhe si simbol i përçarjes së skenës politike shqiptare, për shkak të së cilit nga Lëvizja Besa dolën edhe 7 parti të tjera”, thuhet në reagimin e ASH-së.
Data 06.08.2026
Aktuale
- Gashi: Nëse LDK-ja insiston për postin e presidentit, situata komplikohet – pres që të ketë lëshim
- Senati i SHBA konfirmon kandidaturën e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri. Pritet firma e Donald Trump
- Netanyahu sinjalizon veprime të njëanshme ushtarake kundër Iranit pavarësisht përpjekjeve rajonale për deeskalim
- “U mbajt e fshehtë vdekja e turistes në Palasë”/ Policia e Vlorës reagon pas postimeve në rrjetet sociale: 33-vjeçarja nga Gjermania pësoi arrest kardiak
- “Divjaka të shpallë non grata kryebashkiaken e Lushnjes”/ Luan Baçi: Për Bashkinë vendosin banorët atje dhe jo Edi Rama
- Shteti Amë
- Pacientët nesër në protestë, sërish mungon terapia në Klinikën e Onkologjisë
- Ironia/ Lutfi Dervishi: Mos u shqetësoni për arbitrazhin me Pacollin, gjoba do të paguhet në euro



