Author: Hamdi Kumanova

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me plagosjen sot në Shkodër, ku një person është qëlluar 4 herë me armë zjarri. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se autori ndodhej në biçikletë, ndërsa ka qëlluar me pistoletë dhe ka ikur në drejtim të kryqëzimit të ish-degës në Shkodër. Mësohet se policia po ndjek autorin e dyshuar, i cili ka qëlluar 4 herë me pistoletë, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë. I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet, është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Lexo më Shumë

Ish-deputeti i LVV-së, tash deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Humolli, ka qenë musafir në këtë javë në emisionin “Sofra e Saliut”, në televizionin DTV. Humolli është pyetur nga moderatori i emisionin se a e mbajti premtimin kryeministri Albin Kurti, apo vet ai? Humolli tha se nuk ka mujtur me i mbajtë premtimet, pasi ka premtu shumë fshatra. Ai thotë se ka shpresu qe institucionet kanë obligim me ia kthye të mirat qytetarëve. “Pa u zhvillu bujqësia dhe blegtoria nuk ka mundësi asnjë shtet në botë me pas prosperitet”, thotë ai. Humolli kritikon kryeministrin Kurti që nuk e ka…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi ka uruar zgjedhjen e Shaip Kamberit edhe për një mandat si deputet në parlamentin e Serbisë. “Zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës triumfoi. Shaip Kamberi fitoi mandatin e deputetit për t’i përfaqësuar shqiptarët dhe të drejtat e tyre në Kuvend, ashtu siç i ka përfaqësuar dhe mbrojtur me dinjitet edhe në të kaluarën. Urime miku im Shaip, të kesh shëndet dhe suksese në betejat politike!”, ka shkruar Taravari.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do të udhëheqë takimin përfundimtar të Komisionit të partneritetit të SHBA-Karta e Adriatikut (A5) me të cilin rrumbullakohet kryesimi i Maqedonisë së Veriut me A5 për vitin 2023. Siç bën të ditur MPJ, në fokus të takimit do të jenë arritjet dhe e ardhmja e Kartës si dhe situata aktuale në Ballkanin Perëndimor. Në iniciativë përveç Maqedonisë së Veriut, vende anëtare janë edhe Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Mali i Zi, ndërsa Kosova, Sllovenia dhe Serbia kanë statusin e vendeve vëzhguese. Peshë të veçantë politike nismës i jep anëtarësimi i partnerit…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM thonë se me pakon e re të masave kundër krizës ofron mbështetje për paga më të larta edhe në sektorin privat. Nga kjo parti thonë se masa për rritjen e pagave për punëtorët në kompanitë private hap mundësinë e rritjes së pagave nga 3.000 në 9.000 denarë. “Punëdhënësi do të paguajë vetëm tatimin personal dhe ka përjashtim të plotë nga kontributet për pension dhe sigurim shëndetësor për pjesën e rritjes së pagës. Kjo masë mund të përdoret nga punonjësit që kanë marrë pagë deri në 1.5 paga mesatare në tre muajt e fundit”. “LSDM tregoi…

Lexo më Shumë

Edicioni i 19-të i konferencës ndërkombëtare “E-shoqëri.mk” nga Fondacioni Metamorfozis do të fillojë nesër (18 dhjetor) në Future Skills Center të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, në ora 18:00 me “Cyber ​​Shake” diskutimin për të rinjtë “Pse të mësoj kur ka inteligjencë artificiale?” Për të marrë pjesë duhet të regjistroheni: KËTU. A duhet të lejohet përdorimi i inteligjencës artificiale nëpër universitete? Pse dhe si? Sa dhe si e përdorin studentët inteligjencën artificiale për detyrat e tyre? Sa universitetet janë të gatshme ta luftojnë keqpërdorimin e inteligjencës artificiale? A kanë mekanizma për të njohur tekstet e shkruara nga inteligjenca artificiale? Cilat janë pasojat e…

Lexo më Shumë

Në një intervistë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, thekson rëndësinë e përfundimit të procesit të ndryshimeve kushtetuese si kusht kryesor për përparimin e vendit në rrugën evropiane. Kovaçevski shton se çdo vonesë në këtë proces është e dëmshme për vendin, duke rrezikuar pasigurinë e negociatave dhe anëtarësimin e plotë. Ai thekson se ky është momenti më i rëndësishëm për qytetarët e Maqedonisë dhe për të ardhmen e vendit, duke e lidhur drejtpërdrejt me perspektivat e tyre. “Jemi në një kontekst unik për një përparim në integrimin evropian dhe përfundimisht për të arritur qëllimin tonë të dytë strategjik, në…

Lexo më Shumë

Qendra e Skjimit “Kodra e Diellit” njoftoi se sot do të hapet zyrtarisht sezoni 2023/2024 i skijimit, duke njoftuar funksionimin e ski-ashensorit “Kroni, “Aerodromi”, “Ge” dhe “Shën Ilija”, transmeton Portalb.mk. “Me kënaqësi të madhe, ju njoftojmë se Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit” hap zyrtarisht sezonin e skijimit nesër, 18 dhjetor 2023”, njoftojnë nga Qendra. U theksua që çmimi i biletave për sot do të jetë 700 denarë për të gjithë kategoritë e biletave. Edhe vitin e kaluar për shkak të mungesës së borës dhe ndryshimeve klimatike, sezoni i skijimit u hap me vonesë, në fund të muajit janar ndërkaq…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni informon se dje (17.12.2023) në ora 16:10 në zonën e Çairit, në një aksion të përbashkët dhe të koordinuar, punonjësit e policisë kanë arrestuar M.G.(40) dhe G.Gj.(32), të dy nga Shkupi. Gjatë kontrollit tek M.G. u gjet dhe u sekuestrua marihuana. Më pas me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli në banesën e G.G., ku është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri e bardhë dhe një objekt i dyshuar si me origjinë nga vepra penale “vjedhje”. “Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga…

Lexo më Shumë

Ngjarja e rëndë e 4 ditëve më parë (15 Dhjetor) në burgun e sigurisë së lartë në Peqin nuk është zbardhur ende. Policia, Prokuroria, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Drejtoria e Burgjeve, Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Brendshme ende nuk kanë hedhur dritë mbi dy pika mjaft të errëta. Bëhet fjalë për shkakun e vrasjes dhe për mënyrën se si ka hyrë pistoleta në ambientet e vuajtjes së dënimit me një prej sigurive më të mëdha në vendin tonë. Sokol Mjacaj, autori i ekzekutimit të Arben Lleshit, ka refuzuar të pendohet dhe të bëhet dëshmitar, ndërkohë që…

Lexo më Shumë

Shaip Kamberi ka arritur të sigurojë një mandat për deputet në Kuvendin e Serbisë përmes listës shqiptare në zgjedhjet që u mbajtën ditën e djeshme në Serbi. Pas fitores, Kamberi ka reaguar me një postim në Facebook, me një thënie të boksierit Muhamed Ali. POSTIMI: Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë. Ata brohoritnin, bërtisnin dhe shkelmonin për çdo grusht me të cilin më godiste një kundërshtar. Aq shumë saqë u bënë histerikë kur i zhgënjeva ato ëndrra dhe shpresa (Muhamed Ali). Gjatë periudhës nga 2002…

Lexo më Shumë

Gjysma e familjeve shqiptare jetojnë në banesa të vogla. Anketa e buxhetit të familjes kryer nga INSTAT del në përfundimin se 50.5% e familjeve në Shqipëri në vitin 2022 jetonin në banesa me sipërfaqe nga 51 deri në 90 metër katror. Ndërsa vetëm 37% e familjeve kanë shtëpi sipërfaqe që varion nga 91-130 m². Në krahasim me qarqet e tjera ato me përqindjen më të lartë të banesave të vogla nën 50 metër katror rezultojnë Korça, Berati, Lezha dhe Gjirokastra. Ndërsa përqindja më e lartë e familjeve me shtëpi mbi 130 m² rezulton se jetojnë në qarqet Shkodër, Tiranë dhe…

Lexo më Shumë