KMK: KONSUMATORËT TË JENË TË KUJDESËSHEM GJATË BLERJEVE Konsumatorët duhet të jenë të kujdesshëm gjatë blerjeve, sidomos tani gjatë festave të fundvitit. Kështu apelojnë nga Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve, të cilët thonë se janë në shërbim të gjithë qytetarëve të cilët mund të ballafaqohen me padrejtësi. Këshilli sot shpërndau broshura informative në të cilat ka më shumë informacione rreth të drejtave të konsumatorëve. Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka ndarë sot tre broshura për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve gjatë blerjes. Qëllimi i këtij aktiviteti është që ti njoftojë sa më mirë qytetarët për të drejtat e tyre ligjore…
Author: Hamdi Kumanova
“Personat që aktualisht ndodhen në afërsi të Liqenit të Berovës nuk duhet të udhëtojnë dhe nëse kanë nevojë për ushqime dhe ilaçe duhet të telefonojnë në numrin 112 në QMK, pas së cilës Komuna e Berovës do t’ua dorëzojë atë që u nevojitet”, thuhet në QMK. Qendrat rajonale të menaxhimit të krizave Berovë dhe Shtip në një komunikim operativ koordinues përmes Departamentit për Operacione dhe Koordinim kanë raportuar se rruga Berovë-Strumicë është plotësisht e mbyllur për shkak të reshjeve të borës dhe rënjes së pemëve në rrugë. Në veçanti, drejtimi rrugor Berovë-Ablanicë-Berovsko është pezulluar për shkak të rënies së pemëve…
Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, theksoi suksesin e politikave të qeverisë në menaxhimin e krizës energjetike, duke konvertuar sfidat në mundësi. Në një intervistë për “Fokus”, Kovaçevski bëri të ditur se Maqedonia e Veriut ka siguruar prodhim të besueshëm të energjisë, duke arritur të zvogëlojë ndërprerjet dhe të kthejë tarifën e lirë ditore për familjet. Gjatë intervistës, Kovaçevski theksoi se kompania energjetike, SHA ESM, ka kryer aktivitete të rregullta të mirëmbajtjes dhe remontit të objekteve prodhuese, duke siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe termike gjatë sezonit të ngrohjes. Ai theksoi gjithashtu se investimet në burime të rinovueshme të energjisë…
Qytetarët do të dënojnë koalicionin antievropian në zgjedhje, thonë nga LSDM-ja duke i fajësuar VMRO-DPMNE-në dhe Të Majtën si arsye kryesore se pse vendi u bllokua në rrugën eurointegruese. “Bllokadat e koalicionit antievropian të DPMNE-së dhe të Majtës janë arsyeja e vetme, pavarësisht se kemi një proces skrining të përfunduar me sukses, pavarësisht se kemi mbështetje të fortë dhe të qartë dhe dyer të hapura në BE-së. Konkluzionet e Këshillit Evropian janë të qarta, kemi pasur një skrining të suksesshëm dhe konferenca e dytë ndërqeveritare do të thirret pa vonesë për të hapur kapitujt pas miratimit të amendamenteve kushtetuese”, tha…
Lëvizja Besa ka shprehur shqetësimin e saj për mënyrën se si procedura është duke ndikuar te qytetarët, duke e krahasuar këtë situatë me periudhën e komunizmit. Ministria e Punëve të Brendshme ka shpërndarë tensione dhe pasiguri midis qytetarëve me organizimin e dobët të nxjerrjes së dokumenteve personale. “Fotografi kjo që kthen kohën e komunizmit, kur shteti i detyronte qytetarët të presin në radhë për një bukë, ose për një litër qumësht. Kjo dëshmon se ky shtet nuk punon për lehtësimin e jetës së qytetarëve, por për kontrollin e plotë të tyre dhe kthimin në diktaturë. Në këtë rast, dy fish…
BDI-dega Çair ka mbajtur mbledhje, ku në fjalimin e tij Grubi dhe Osmani thanë që kjo degë ka qenë e uzurpuar dhe nuk u dha mundësinë të gjithve por vetëm një grupacioni, njofton Klan M. Grubi mes tjerash tha se rreth i ngushtë që e ka uzurpuar degën e Çairit deri dje, nga tani e tutje do të çlirohet. ”Shif sa tri djem, vajza jashtë ka gjithashtu, kush ju dha mundësinë bre me e demostru veten me e shfaq veten se sa dini, sa mundeni ma shumë se na, jeni ma t’mir se na se ju kemi uzurpu ju kemi…
Në një paraqitje të ftuar në radion “Kanal 77”, ambasadorja amerikane Angela Aggeler tha se ka folur shumë me ish-kryeministrin Zoran Zaev, por jo së fundmi, dhe se performanca e tij dhe qëndrimi në mbrojtje të mikut të tij Koço Angjushev, i cili së fundmi është në lista e zezë amerikane, është qëndrimi i tij dhe se ka të drejtë ta bëjë këtë. “Me ish-kryeministrin kam folur shumë, edhe pse jo së fundmi. Ai veproi dhe u ngrit për mikun e tij dhe sigurisht që ka të drejtë ta bëjë këtë” tha Aggeler. Ajo vuri në dukje se futja e…
Me nismë të grave humane dhe me mbështetje të Lajon Klub “Drita” në Shkup dhe Rrjetit Kombëtar Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje në Shkup për herë të parë u mbajt Bazar i bamirësisë i Vitit të Ri për stoli dhe dhurata të tjera të bukura. Nga të gjitha mjetet e grumbulluara do të blihen vauçerë të dhuruar në Rrjetin Kombëtar që t’ua ndajë përdorueseve – grave viktima të dhunës në familje. Nismëtaret në deklaratë për MIA-n thonë se kjo ngjarje do t’i nxisë që të përsëritin këtë aktivitet edhe në festa të grave. Elena Dimushevska, drejtoreshë ekzekutive…
Partia e Majtë ka hedhur akuza ndaj Shërbimit Pedagogjik pranë Ministrisë së Arsimit, duke lidhur organizatën me një sërë dështimesh dhe shkeljesh të procedurave. Drejtorja e mëparshme, mike familjare me kryeministrin Zoran Zaev, është akuzuar për paaftësi dhe favorizim në procesin e miratimit dhe blerjes së teksteve shkollorë. Në një deklaratë të dërguar mediave, Partia e Mjatës ka përmendur konkurse të shpallura por jo të zbatuara, afate të pavendosura dhe mungesë transparence në proceset e aplikimit. “Këto janë vetëm një pjesë e vogël e dështimeve të Shërbimit Pedagogjik me në krye Velevën: – u shpall një konkurs në vitin 2020…
Aleanca për Shqiptarët ende nuk ka thirrur kuvendin në mënyrë që të marrë vendim final se si do të pozicionohet para zgjedhjeve. Anëtari i kryesisë së ASH-së Argjent Gura në intervistë për Alsat tha se anëtarësia dëshiron ta shohë BDI-në në opozitë. Por Gura thotë se nëse partia përfundimisht vendos të shkojë e vetme në zgjedhje rrezikon që BDI-ja të dalë partia e parë te shqiptarët. “Në situatën në të cilën ndodhemi, pushteti 20 vjeçar, klientelizmi, administrata e politizuar, shteti i kapur, prokuroria e dirigjuar nga partia në pushtet dhe sistemi zgjedhor i Dontit i cili favorizon më të fortin…
VMRO-DPMNE ka ngritur zërin kundër bllokimit të rrugës së Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se arsyeja kryesore është niveli i lartë i korrupsionit dhe krimit në qeverinë vendore. Në një deklaratë të fuqishme, VMRO-DPMNE shprehet se, për dallim nga vendet e tjera si Ukraina dhe Moldavia që po fillojnë negociatat me BE-në, Maqedonia mbetet në një pozitë të bllokuar. Grupimi politik akuzon qeverinë LSDM-BDI për politikën e dobët ndërkombëtare dhe përfshirjen e tyre me lidhje të forta ndërkombëtare, duke nxitur pyetjen se pse nuk arritën të marrin mbështetje në negociatat për anëtarësim. “Goja e pushtetarëve, LSDM-së dhe BDI-së, është…
Ministria e Brendshme ka njoftuar se në funksion janë protokollet për kontrollin dhe sigurinë nëpër shkolla dhe menjëherë ndërmerren masa adekuate nëse ka denoncime për vendosje të mjeteve shpërthyese. Një reagim I këtillë I MPB-së vjen, siç njofton Klan M pas riaktivizimit të denoncimeve për vendosjen e “bombave” nëpër shkolla. Denoncimi kishte mbërritur në adresën elektronike të pushtetit lokal në qytetin e Koçanës. Pas masave të ndërmarrë dhe kontrollit në terren MPB-ja ka konstatuar se bëhet fjalë për denoncime të rreme, kurse u bën thirrje prindërve që të mos shqetësohen pasi shkollat janë të sigurta dhe janë të obliguar që…

