Banorja 52-vjeçare e një fshati të Tetovës, dje (05-shkurt) në orën 18:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se burri i saj N.Z. e kishte kërcënuar me një mjet të mprehtë. Janë ndërmarrë masat për pastrimin dhe dokumentimin e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Sot (06.02.2024) në ora 10:15 në rrugën “Petar Mandxhukov” në Shkup, zyrtarë policorë nga ekipi operativ i kërkimit në SPB Shkup kanë privuar nga liria E.H.(26) nga fshati Haraçinë i Shkupit. Ai kërkohej me urdhër qendror në bazë të urdhërit të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg për vepër penale të kryer nga neni 300 lidhur me nenin 297 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal. Personi është dorëzuar në Komisariatin e Policisë Çair dhe më pas do të dërgohet në institucionin penal kompetent për vuajtje të dënimit.Pa censurë
Më datë 05.02.2024 rreth orës 22:40 në një rrugë lokale në Pirok të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar 50-vjeçarin B.I. nga ky fshat për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit të B.I. do t’i përgatitet një parashtresë e përshtatshme.PA Censurë
Dy punonjës të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës janë përleshur fizikisht të hënën, ka konfirmuar Policia e Kosovës, derisa rasti është iniciuar si lëndim i lehtë trupor. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se incidenti ka ndodhur dje rreth orës 09:30, ku pas intervistimit të të dyshuarve, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Spitali i Pejës nëpërmjet një reagimi, ka thënë se shpreh keqardhjen për rastin, duke theksuar se është në proces të mbledhjes së të dhënave për ndodhinë. “Dje ky proces nuk ka mundur të kryhet, sepse dy të punësuarit tanë, të përfshirët…
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë e si ministri kanë punuar që nga dita e parë kanë punuar për krijimin e mundësive për prodhim të energjisë së pastër. Ajo këtë e ka thënë me rastin e lansimit të thirrjes publike për mbështetje të konsumatorëve familjarë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për investim në sisteme të energjisë së ripërtërishme. “Fokusi është tek sistemet solare fotovoltaike, por mos i harroni edhe sistemet solare për ngrohje të ujit sanitar”, është shprehur Rizvanolli. “Prej marrjes së mandatit ka qenë kërkesë se kur do të përkrahen qytetarët që të prodhojnë energji të…
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami vlerëson se ka ardhur koha që Maqedonia e Veriut të ketë një president shqiptar. Në një intervistë për gazetën LAJM, Kasami tha se kandidati ideal për këtë post, është kryetari i ASH-së Arben Taravari. “Shumë sinqerisht e kemi folur me doktorin, Arbenin, që ai të jetë kandidat për president. Ne e dimë shqetësimin e tij që e ka pasur për këto zhvillimet që ishin të pritur brenda Aleancës. Unë besoj që kjo të marrë fund, mos të vazhdojë në nivelin e kërcënimeve dhe shantazhimeve. Uroj që çdo kush të marrë rrugën e vet, nëse…
Në edicionin e lajmeve qëndrore në TV Alsat M, kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti mes tjerash tha: “Kësaj radhe ne jemi bashkuar në Lidhjen Evropiane për Ndryshim, bashkërisht me Aleancën për Shqiptarët dhe Vetëvendosjen për parime, pra parimet janë ata të cilat na bashkojnë, kemi bërë shtyllat e programit me të cilat do të dalim para qytetarëve dhe dua të dërgoj një porosi të fuqishme deri tek shqiptarët dhe përkrahësit tonë, se gjithë kjo energji pozitive që kërkon ndryshim assesi nuk mund të prishet për një numër ose për një emër apo për një ngjyrë partiake. Kjo kauzë është…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, që u mbajt në Romë, me iniciativë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani. Në fjalimin e mbajtur në sesionin “Puna e përbashkët për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor”, Osmani theksoi se vendosja e një vizioni të qartë për zgjerimin e ardhshëm të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është me interes të madh ekonomik dhe të sigurisë si për rajonin ashtu edhe për Unionin. Ministri iu referua…
Nga zyra për informim në Aleancën për Shqiptarët njoftojnë se të shtunën, me dillim nga ora 13:00 në Shkup, respektivisht në Bushi Resort do të mblidhet Kuvendi Qendror i partisë, përcjell TV21. Në ftesën që kryetari i KQ-së i ka bërë anëtarëve shkruhet që në rend të ditës ka dy pika: Raport i Kryetarit të Partisë rreth zhvillimeve politike lidhur me zgjedhjer e ardhshme Presidenciale dhe Parlamentare. Shqyrtimi i Vendimit të Kryesisë Partisë ( që mban datën 24.10.2023) rreth daljes së Partisë në zgjedhjet parlamentare.
Faqja e internetit ku publikohet kualiteti i ajrit nëpër botë “IqAir” sot e ka radhitur Shkupin në mesin e top 5 qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, përcjell TV21. Vendet më të ndotura në Shkup janë Lisice, Kisella Vodë, Gazi Babë, Qendër, Karposh. Indeksi i ndotjes në Shkup është 165, që është jashtëzakonisht jo i shëndetshëm.
Pronarët e automjeteve që nga 12 shkurti i këtij viti duhet ta ndryshojnë shenjën “MK” në targat e tyre me shenjën e re “NMK”. Ngjitëset me shenjën e re “NMK” do të jenë falas dhe nuk do të paguhen 50 denarë, siç u paralajmërua më parë. Këtë e bëri të ditur mbrëmë Ministria e Brendshme, përcjell INA. Kjo ministri siç thuhet merr mbulimin e këtyre harxhimeve. Ato mund të sigurohen në qendrat e kontrollit teknik. Detyrimi për shenjën NMK në targat e makinave është si pjesë e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. (INA)
Një delegacion i kryesuar nga ministri i Drejtësisë Krenar Loga, do të jetë më 8 shkurt në Ankara ku do të ketë takime me përfaqësuesit zyrtarë të Turqisë, ndërsa një nga çështjet që do të diskutohet është ekstradimi i Ljupço Palevskit, i dyshuari për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit. Kryeministri teknik Talat Xhaferi në një intervistë për AIM thotë se nuk dëshiron të paragjykojë nëse këto bisedime mund ta përshpejtojnë ekstradimin e Palevskit, por thekson se nevojitet komunikim personal dhe i drejtpërdrejtë për të parë se çfarë duhet bërë më tutje. “Pra, tani nuk dua të paragjykoj se…

