Author: Hamdi Kumanova

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,59 % në raport me vendimin e datës 2.2.2024. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë (EL-1) rriten për 1,00 den/l, ndërsa çmimi i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 0,50 den/l. Nga data 6.2.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS –…

Lexo më Shumë

Edhe sot vazhdoi protesta dhe bllokimi i hyrjes dhe daljes së Çashkës nga protestuesit të cilët janë kundër mësimit në gjuhën shqipe në shkollën fillore “Todor Janev”. Protesta e sotme bllokoi për tre orë e hyrje-daljet e banorëve të fshatrave përreth Çashkës kanë. Protestuesit këmbëngulin në kthimin e kompetencave të shkollës kryetarit të komunës së Çashkës, dhe zhvendosjen e paraleles me mësim në gjuhën shqipe në një fshat tjetër. Nga 27 nëntori i 2023 nxënësit maqedonas e ndërprenë mësimin shkaku i hapjes së paraleles në gjuhen shqipe dhe më pas nga ana e protestuesve u bllokua i gjithë procesi arsimor…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim.Bexheti ndau sot vendime pune për gjithsej 23 të punësuar në shkollat fillore të komunës tonë, prej të cilëve 20 janë mësimdhënës dhe 3 nga shërbimi administrativ dhe teknik. Postimi i plotë: Kisha nderin që sot të ndaj vendime pune për gjithsej 23 të punësuar në shkollat fillore të komunës tonë, prej të cilëve 20 janë mësimdhënës dhe 3 nga shërbimi administrativ dhe teknik. Të punësuarve të rinj ju dëshirojmë shëndet dhe përkushtim në punën e tyre. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0HdBxW9M1Fv2Cpq2MbCZqSUt6Qz2mNZSNNzEADZu7fpF2ZyWrvvm4akWVnVkzbp5ml&id=100053947097286&mibextid=Nif5oz

Lexo më Shumë

Secili proces i transformimit është i rëndë dhe kërkon përpjekje të jashtëzakonshme. Kush është në radhët e para të betejës për transformimin drejt të ardhmes pa tym? Çka nënkupton ky proces? U njohëm me një pjesë e të punësuarve në Filip Moris Kombinati i Duhanit në Prilep (FMTKP), të cilët japin përgjigje në këto pyetje.   Blerim Selmani, Menaxher i shitjes indirekte në FMTKP   Cila është rëndësia e  IQOS ILUMA, si portofolio e re e prodhimeve për vizionin e Filip Moris dhe si është pranimi i pajisjeve të reja?     Pas disa verzioneve të IQOS sistemit për…

Lexo më Shumë

Fejzi Hajdari  Kujt nuk ia mbanë b…, me politikë, përdorë kërcënime, shantazhe, presione etj. Nuk është e panjuhor dhe e paparë, kjo formë, metodë ne hapësirën shqiptare, qoftë këndej e andej kufirit! “Makievelizën primitiv” i verzionit shqiptarë në politikën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut!!! Fëtkeqësisht më duhet ta përkufizojë kështu, këtë akt të turpshëm qyqarë, me porosi, me anë të plumit në prag të shtëpisë. Ç’ti thuhet? Vërtetë e dhimbshme, jo për ne që jemi në një moshë të mesme apo edhe të shtyer, por për brezat e rinj! E çfarë po ju lëmë në memorje e trashigimi rinisë:…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë sot konfirmon se është vendosur një plumb automatiku para shtëpisë së kryetarit të ASH-së, Arben Taravari. “Sot (05 shkurt) në ora 09:34, J.J.(42) nga Gostivari ka raportuar në SPB-Tetovë se para derës së hyrjes së shtëpisë së A.T.(50) në Gostivar, është gjetur një plumb i armës automtike e kalibrit 7.62 milimetra. Një ekip nga SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar ka kryer kqyrjen në vendin e raportuar, plumbi i gjetur është fotodokumentuar dhe është dërguar për ekspertizë. Po merren masa për pastrimin dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhen në…

Lexo më Shumë

Sekretar i Përgjithshëm Aleanca për Shqiptarët, Krenar Lloga thotë se zyrat e Aleancës për Shqiptarët janë të të gjithë anëtarëve te saj. “Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë, duam t’ju bëjm me dije dhe t’ju sigurojmë se zyrat e Aleancës për Shqiptarët janë të të gjithë anëtarëve te saj. Sot mund të kemi keqkuptime e mosmarrëveshje, por nuk duhet aspak që ta largojmë njëri-tjetrin nga shtëpia jonë e përbashkët. Derisa të gjithë po përpiqemi të gjejmë rrugën e drejtë e të vertetë, bëjmë thirrje për maturi e qetësi. Ne kemi kaluar së bashku shumë situata: si gëzime, ashtu edhe hidhërime. Andaj,…

Lexo më Shumë

Dje (04-shkurt) rreth orës 13:00, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat Xh.Z.(20) dhe F.Z. (24) nga Reçica e Vogël e Tetovës. Ata më parë ishin raportuar nga 40-vjeçarja V.K. nga Tetova, me të cilën Xh.Z. kishte qenë në një marrëdhënie dashurie për një kohë të gjatë, rreth orës 02:30 në apartamentin që ajo po qëndronte në Tetovë, Xh.Z. e kishte sulmuar fizikisht dhe i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Të dy janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrimin dhe dokumentimin…

Lexo më Shumë

Në ditët në vijim, një grup qeveritar i punës i përbërë nga përfaqësues të Ministrive të Punëve të Brendshme, Punëve të Jashtme, Drejtësisë, Transportit dhe Lidhjeve do të duhet të gjejë një zgjidhje për çështjen e dokumenteve personale me emrin e ri, detyrim që Qytetarët duhet të plotësojnë sipas Marrëveshjes së Prespës deri më 12 shkurt. Lidhur me obligimet për ndryshimin e dokumenteve personale sipas kontratës, është formuar grupi punues për gjetjen e zgjidhjes së duhur për tejkalimin e problemeve, njofton Qeveria. Çështja u hap në seancën e parë të qeverisë të udhëhequr nga Talat Xhaferi, dhe siç konfirmuan dy…

Lexo më Shumë

Pas disa ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, burri nga Ferizaj që pësoi lëndimë trupore pasi e theri veten me thikë, ka humbur jetën mbrëmë. Lidhur me rastin është njoftuar Policia, teksa hetimet kanë nisur me vendim të prokurorit. Lajmin e ka konfirmuar Policia, me ç’rast kanë bërë të ditur se nga QKUK-ja janë njoftuar se viktima ka vdekur. Pas marrjes së procedurave të nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë t’i dorëzohet familjes. “Nga QKUK është raportuar se ka vdekur viktima mashkull kosovar, i cili ditë më parë në shtëpinë e tij e kishte…

Lexo më Shumë

Në Parlament sot do të mbahet takim konsultativ i Komisionit të Kuvendit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave. Siç informoi pres shërbimi i Kuvendit, takimi ka për qëllim themelimin dhe promovimin e Trupit interpartiak, i cili do të angazhohet për avancimin e statusit të familjeve me një prind, prindërve vetushqyes, vajzave dhe grave nga grupet e margjinalizuara në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Anëtarë të trupit janë deputetë nga përbërja aktuale e Kuvendit nga parti të ndryshme politike.

Lexo më Shumë

Nga 18 anëtarë të Kuvendit sa ka Kumanova e Likova, 16 e kanë firmosur deklaratën në mbështetje të kryetarit të ASH, Arben Taravari, ka shkruar, shefi i kabinetit të këtij të fundit, Arben Fetai. “Kumanova dhe Likova i kanë gjithsej 18 anëtarë në Kuvendin e ASH-së. Prej tyre, 16 kuvendarë e kanë nënshkruar deklaratën në përkrahje të opsionit opozitar të Dr Arben Taravarit. A po kuptoni tash se pse uzurpohet selia e partisë me forca policore të dërguara nga BDI-ja? Se kush janë dy kuvendarët që kanë mbetur fikall vetë, besoj nuk ka nevojë për emra”, ka shkruar Fetai në…

Lexo më Shumë