Shtetet e Bashkuara zbuluan epidemi të korrupsionit në Maqedoni. Kovaçevskit, Qeverisë dhe institucioneve kompetente nuk ju trembet syri. Nëse do të ishin qeveri evropiane dhe po t’i ruanin vlerat evropiane, menjëherë do të jepnin dorëheqje nga pozitat e tyre, sepse në çdo dikaster të Qeverisë i vjen erë korrupsioni dhe gjithçka është e kalbur, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE. “Dhe këtë nuk u thotë vetëm SHBA-të, por edhe në raportin evropian. Me këtë qeveri të kriminalizuar nuk ka të ardhme evropiane, nuk ka standarde evropiane. E vetmja gjë që di të bëjë kjo qeveri është të mbushë kompanitë e saj të…
Author: Hamdi Kumanova
“Një parti me 12 deputetë për të propozuar kryeministër, po luan me vullnetin e popullit”, tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski në emisionin “Click Plus” në TV21. Ndërkohë thotë se ende nuk kanë vendosur nëse do t’i bashkohen Qeverisë Teknike.
4 persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin lëndë narkotike në ambientet e një lokali në Kashar. Sekuestrohen qindra doza kokaine, dhjetëra doza kanabisi, 1 armë zjarri pistoletë, 1 peshore elektronike, 5 maska, 4 shkopinj bejsbolli, celularë dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme. Njoftimi i policisë Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe rastet e armëmbajtjes pa leje. Finalizohet…
Një person në Gjakovë është arrestuar për dhunë në familje. Policia në raportin 24-orësh, bëri të ditur se i njëjti derisa ishte në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Derisa pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndryshe, dhuna në Kosovë ndaj grave po vazhdon të rritet.
Italia, Japonia dhe Britania kanë bashkuar forcat duke hedhur firmat në letër për një projekt që konsiston në projektimin dhe prodhimin e një avioni luftarak të gjeneratës së ardhshme. Kodi i programit të mbrojtjes së të tre vendeve është “Programi Global Combat Air”. Ministrat e Mbrojtjes të të tre vendeve ranë dakord të enjten që programi “Global Combat Air” të ecër përpara për ndërtimin e avionit luftarak të avancuar, i cili bashkon dizajnin e luftëtarit japonez FX që zëvendësoi avionët F-2 të Forcave Ajrore Japoneze me atë të luftëtarit britanik Tempest. Avioni parashikohet të jetë gati për të fluturuar në…
Policia në Prilep ka ndaluar dy persona tek të cilët janë gjetur 1700 copë lëndë piroteknike. “Më datë 14.12.2023 në ora 18:50, në rrugën “Gjorgji Abaxhiev” në Prilep, nga ana e zyrtarëve policorë nga SPB Manastir – SPB Prilep është privuar nga liria S.B, 51 vjeç nga Prilepi, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale nga neni 396 i Kodit Penal. Gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 1620 lëndë piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj personit do të bëhet kallëzimi përkatës”, njoftoi MPB.(INA)
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë në numër të madh si duhanpirës. 45,4 për qind e popullatës janë duhanpirës dhe sipas analizës së fundit të think-tank-it Analytica, 12,4 për qind prej tyre janë të rinj nga 13 deri në 15 vjeç, përcjell INA. Analiza tregoi se 30 për qind e të rinjve e nisin duhanin para moshës 14 vjeçare dhe 80 për qind e tyre nuk arrijnë që ta ndalin gjatë viteve në vijim. Sipas hulumtimit të institutit Analytica, prevalenca e pirjes së duhanit në vend është 48.4 për qind, ndërsa në vendet evropiane është shumë më e ulët ose…
Ushtruesja e detyrës së Nënsekretares së Mbrojtjes për Politikë, Sasha Baker u takua me Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci në Pentagon për të riafirmuar fuqinë e marrëdhënieve të mbrojtjes mes dy vendeve. Ushtruesja e detyrës së Nënsekretares Baker e përgëzoi Ministren Maqedonci për emërimin e tij si Ministër i Mbrojtjes dhe shprehu vlerësimin e saj për kontributin e Kosovës në stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, duke përfshirë pritjen e personelit ukrainas për trajnimin e çminimit në qendrën e saj të veprimit ndaj minave. Udhëheqësit diskutuan marrëdhëniet dypalëshe ushtarake, duke përfshirë…
Një 22-vjeçar që vodhi gjatë ditëve të fundit, para dhe produkte, në 3 biznese në Berat është arrestuar. Në vijim të patrullimeve në terren dhe bashkëpunimit me qytetarët, të intensifikuara gjatë muajit dhjetor, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e vjedhjeve dhe për arrestimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë administruar kallëzimet për 3 raste vjedhjesh të kryera gjatë periudhës 9-12 dhjetor, 2023. Nga veprimet e shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikua, u kap dhe u arrestua shtetasi F. P., 22 vjeç, banues në Berat. Shtetasi F. P. dyshohet…
Titani i teknologjisë, Elon Musk po planifikon të ndërtojë një universitet në Austin të Teksasit, sipas dosjeve tatimore, raporton Bloomberg. Një organizatë bamirëse e quajtur The Foundation mori një donacion nga Musk prej 100 milionë dollarësh dhe me këto para planifikon fillimisht të hap një shkollë fillore dhe të mesme në Austin për shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Pasi të bëhet plotësisht funksionale, shkolla do të fokusohet në krijimin e një universiteti. Kjo shkollë po synon të kërkojë akreditim nga Shoqata Jugore e Kolegjeve dhe Komisioni i Shkollave për Kolegjet, një hap i parë i domosdoshëm për të hapur institucionin…
Një grua është gjetur pa shenja jete të enjten në Podujevë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. “Podujevë / 14.12.2023 – 18:09. Është raportuar se viktima femër kosovare se është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Udhëheqësit evropianë ranë dakord të hapnin bisedimet e anëtarësimit në BE me Ukrainën, në një lëvizje të përshëndetur si një fitore nga presidenti i vendit Volodymyr Zelensky, por paketa e ndihmës për Kievin u bllokua nga Hungaria. Lajmi u mirëprit menjëherë nga udhëheqësi ukrainas, populli i të cilit po lufton me një pushtim shkatërrues rus që nga shkurti i vitit 2022. “Kjo është një fitore për Ukrainën. Një fitore për të gjithë Evropën. Një fitore që motivon, frymëzon dhe forcon Historia është bërë nga ata që nuk lodhen duke luftuar për liri,” postoi Zelensky në X pas njoftimit.…

