Author: Hamdi Kumanova

Një figurë e rëndësishme e luftës së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për të drejtat e tyre, dhe sot një kryeministër me detyrën t’i trajtojë njësoj të gjithë shtetasit e tij, Talat Xhaferri gjendet përpara një sprove jo të lehtë, por të cilën e merr përsipër pas një periudhe të gjatë në skenën politike të vendit fqinj, që skaliti imazhin e tij të një politikani gjakftohtë e të vendosur. Në një intervistë eksluzive, njeriu që do të drejtojë qeverinë teknike e cila do të drejtojë vendin derinë zgjedhjet e majit, i pari shqiptar që merr frerët e një ekzekutivi maqedonas,…

Lexo më Shumë

Ligji i shpallur prej kohësh për masat kufizuese ndaj personave që janë në listën e zezë në Shtetet e Bashkuara do të shqyrtohet sërish në mbledhjen e Qeverisë të martën. Teksti është dërguar në Kuvend, por më pas është tërhequr nga Qeveria për, siç kanë bërë të ditur arsye administrative. Paraprakisht, Ministria e Drejtësisë ka dhënë mendim negativ për tekstin, nga i cili ka vlerësuar se vendosja e masave kufizuese me vendim të Qeverisë në bazë të dyshimeve nuk është në përputhje me Kushtetutën. Përderisa qeveria pritet të vendosë për tekstin përfundimtar të ligjit, kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, akuzoi se opozita nuk ka fare plan për integrimet evropiane të vendit. Në një intervistë për portalin “Lokallno”, ai theksoi se me VMRO-DPMNE-në nuk ka të ardhme evropiane dhe në zgjedhjet e ardhshme qytetarët nuk do ta mbështesin atë që sipas tij është koalicion i djathtë populist prorus. Partia e tij theksoi se VMRO-DPMNE nuk ka mundur të bindë as ambasadën greke për të zgjatur vlefshmërinë e dokumenteve të udhëtimit e jo më të gjithë Bashkimin që të ndryshojë propozimin francez. “VMRO-DPMNE-së nuk mund të bindë një ambasadë, e jo më 27 shtete anëtare të…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë ka kryer aksion për kontrollin e automjeteve me xhama të zinj, duke sanksionuar 106 shoferë, të cilët kishin ngjyrosur xhamat e automjeteve pa të ashtuquajturin “A test”. “Në periudhën prej datës 01.01.2024 deri më 31.01.2024, Ministria e Punëve të Brendshme ka kryer aksion kontroll në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e mosplotësimit të kushteve të parapara për ngjyrosjen e xhamave të automjeteve. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 106 pjesëmarrës në trafik. Për të gjithë shkelësit janë bërë parashtrimet e duhura”, thonë nga MPB. Kontrollet e trafikut, siç njoftojnë nga MPB, do të vazhdojnë edhe…

Lexo më Shumë

Kryeqyteti i Maqedonisë këtë mëngjes është qyteti dytë në Europë për ndotjen e ajrit, gjegjësisht i treti në botë, sipas platformës “IQAir”, e cila e ndjek ndotje në kohë reale. Me indeksin e kualitetit të ajrit prej 172, ndotja e ajrit në Shkup është e dëmshme për shëndetin, ndërsa ajër më të ndotur se në Shkup është regjistruar vetëm në Sarajevë dhe Neë Delhi. Banorët e Shkupit me vitet të tëra po ballafaqohen me ndotjen e ajrit, e cili po shkakton ehde shumë sëmundje tek popullata. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Më 01.02.2024 në ora 12:10 në SPB Shkup, zyrtari policor për siguri në Burgun e Idrizovës ka vërejtur se E.S. i punësuar ushtarë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili njëkohësisht ka qenë roje në këtë burg, nga njëra kullë që shërben për vrojtiim ka hedhur në oborrin e burgut një çantë me 10 celularë, të cilën e mori një prej të burgosurve. E.S. është arrestuar nga Policia Ushtarake dhe po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.Pa Censurë

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE është e vetëdijshme për interesin e publikut në planin e integrimit evropian të Maqedonisë, kjo u theksua nga opozita pasi ambasadorja amerikane Angela Ageler, një ditë më parë në një intervistë televizive tha se do të ishte e kënaqur të dinte se çfarë zgjidhjesh ofron opozita për ndryshimet kushtetuese, shkruan Alsat. “Si parti politike, ne kemi konfirmuar se në zgjedhjet e ardhshme do të ofrojmë zgjidhjen, që mbi të gjitha do të thotë Bashkimi Evropian për Maqedoninë përmes integrimit dhe identitetit. Integrimi do të thotë se nuk ka kritere të dyfishta, bisedë për të drejtat e njeriut, dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi ka pritur sot në takim në Shkup eurodeputetin Ilhan Kjuçuk, raportues në Parlamentin Evropian për Maqedoninë e Veriut. Xhaferi ka shkruar në Facebook se është i rëndësishëm mesazhi se zgjedhja e tij për kryeministër është sinjal i fuqishëm për rolin udhëheqës të Maqedonisë së Veriut dhe provë për një shoqëri të suksesshme multietnike. “Me mbështetjen e miqve si Ilhani, anëtarësimi jonë në BE në vitin 2030 është synim real”, ka thënë Xhaferi. Në takim u bisedua për progresin e shtetit në kontekstin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe situatën e brendshme…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për TV21 tha se në takimin e djeshëm me kryetarët e degëve është biseduar për përgatitjet për mbledhjen e Kuvendit Qendror. Sela thotë se nuk e ka për qëllim marrjen e drejtimit të partisë. “Janë diskutuar aspekte tekniko organizative, përgatitje dhe informim në lidhje me mbajtjen e Kuvendit Qendror. Nuk jam tërhequr për të rimarrë kryesimin e partisë, por natyrisht që kam përgjegjësi për ta mbajtur partinë në linjën ideologjike të saj”, tha Sela për TV21.

Lexo më Shumë

Vauçerët për kondicionerë inverter kanë shkaktuar radhë të gjata para Ministrisë së Ekonomisë, përcjell TV21. Para godinës së ME-së shihet një numër i madh i qytetarëve të cilët presin për të dorëzuar aplikimet. Ndryshe, Ministria e Ekonomisë prej do të ndajë vauçerë në vlerë deri në 25 mijë denarë, për amvisëritë që kanë të instaluar kondicionerë inverterë. Kushtet për marrjen e vauçerit janë që në 3 vitet e fundit të mos kenë përdorur mjete nga asnjë burim tjetër si kompensim për pajisjet ngrohëse, të mos ketë lidhje të ngrohjes qendrore urbane në ndërtesën e banimit ku do të instalohet pajisja…

Lexo më Shumë

Nga e hëna (5 shkurt) Sindikata pranë Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të hyjë në grevë. Sipas tyre, të gjitha njësitë rajonale të Fondit do të jenë në grevë dhe do të kryejnë vetëm detyrat e nevojshme të punës. Kështu që, vetëm një punonjës në njësitë rajonale do të jetë i ngarkuar për marrjen e dokumenteve. “Të punësuarit falënderuan qytetarët dhe mjekët për mbështetjen dhe mirëkuptimin e deritanishëm, të cilët i përkrahin punëtorët në kërkesat e tyre dhe janë në krah të punëtorëve në FSHSH dhe e kuptojnë problemin e tyre me pagat”, thonë nga Sindikata. Me këtë rast ata…

Lexo më Shumë

Edhe gjatë ditës së sotme Çashka mbetet e bllokuar. Bllokimi i hyrjes dhe daljes së Çashkës nga protestuesit, vazhdon të mbajë peng funksionimin e shkollës fillore “Todor Janev” ku mësojnë mbi 150 nxënës shqiptarë dhe maqedonas të kësaj komune. Protestuesit kërkojnë dislokimin e paraleles shqipe në një fshat tjetër, dorëheqjen e drejtoreshës dhe kthimin e kompetencave të arsimit kryetarit të komunës së Çashkë. Që nga fillimi i protestës ndodhen edhe disa incidente nga ana e protestuesve dhe sipas drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit Halit Ferati ishte sulmuar edhe një inspektor i cili kryente punën në terren. Por sipas MPB-së…

Lexo më Shumë