Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Azir Aliu ndodhet në vizitë zyrtare në Dubai i cili në mënyrë intenzive është duke zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme me kolegë nga vende të ndryshme të botës. Ai gjithashtu përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka shtuar jo pak kuriozitetin e qytetarëve të vendin tonë se së shpejti do të vijë një tjetër projekt i sukseshëm në të mirë të vendit tonë. Ministri Aliu ka dëshmuar se prioriteti i tij kryesor ka qënë transformimi rrënjësor në raportet mes shtetit dhe qytetarit si dhe anasjelltas. Duke përmirësuar shumë shërbime publike,…
Author: Hamdi Kumanova
Edhe sot kanë vazhduar tensionet pas protestave në Çashkë. Ku prindërit maqedonas nuk dëshirojnë të lejohet paralele në gjuhën shqipe, informon Klan M. Ata mëngjesin e sotshëm kanë sulmuar drejtoreshën Milena dhe mësuesin shqiptar, Besimirin gjatë hyrjes në shkollë. /KlanMacedonia/
Shuma minimale për K-15 është rreth 14.700 denarë (40 për qind nga paga mesatare në tremujorin e fundit), ndërsa shuma maksimale është 100 për qind e pagës mesatare, pra pak më shumë se 36.850 denarë. Fundi i vitit është afati ligjor kur kompanitë dhe punëdhënësit kanë detyrimin për të paguar regresin apo e ashtuquajtur K-15. Sipas ligjit, çdo punëmarrës me të paktën gjashtë muaj shërbim të vazhdueshëm pranë punëdhënësit ka të drejtën e K-15, pavarësisht nëse është për një kohë të caktuar apo të pacaktuar. Shuma minimale për K-15 është rreth 14.700 denarë (40 për qind nga paga mesatare në…
Draft-konkluzionet janë të qarta, Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me reformat kurse procesi I ndryshimeve kushtetuese është një process I domosodshëm që në fund do të rezultojë me përfundimin me sukses të negociatave dhe të bëhemi vend anëtar I BE-së, ka deklaruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski, para nisjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor, përcjell KlanM. “Maqedonia e Veriut, përfundoi me sukses procesin e kriningut, që u njoh nga BE-ja, mirëpo të gjithë e dini se kemi edhe një obligim që duhet ta përfundojmë. Varet prej nesh, megjithatë ky diskutim padyshim se do të vazhdojë. Nëse të gjithë aktorët politik në vend…
MPB njofton se është ndaluar një 35-vjeçar nga Shkupi i cili dyshohet se ka kërcënuar një punonjës në një barnatore dhe i ka marrë para. “Më 13.11.2023 rreth orës 20:00 në Shkup, në afërsi të një qendre tregtare në zonën e Qendrës, zyrtarët policorë të Njësisë për Trafikim të Paligjshëm me Droga dhe Armë kanë ndaluar A.S. (35) nga Shkupi për shkak të dyshimit se rreth orës 19:19 në një barnatore në zonën e Kisella Vodës, me kërcënim ka marrë para. Gjatë kontrollit në banesën e tij janë sekuestruar para dhe një armë, të cilat dyshohet se janë nga krimi.…
Deputetët e “Së Majtës”, Dimitar Apasiev dhe Borislav Krmov, në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup, kanë dorëzuar kallëzim të përbashkët penal kundër kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë – Talat Xhaferi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi të pozitës dhe autoritetit zyrtar” e dënuar nga neni 353 i Kodit Penal, me e cila dënohet me burgim me kusht deri në tre vjet. Sipas njoftimit të partisë, i Xhaferi akuzohet se ka kryer veprën për të cilën akuzohet duke hedhur poshtë mbi 2.400 amendamente të paraqitura në leximin e dytë të Rregullores së re të Kuvendit,…
U nda sot nga jeta shkrimtari, poeti dhe pedagogu i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Musa Yshka. I lindur ne Elbasan me 28 qershor 1942 u diplomua në degën “Gjuhë-Letërsi” në Tiranë 1960-1964. Që nga krijimi i Institutit Pedagogjik te Elbasanit ishte pedagog i Letërsie. Ai ka ushtruar profesionin e gazetarit. Nga 1981-1991 Yshka ishte Kryetar i Degës së Shkrimtarëve të Elbasanit, libretist në Teatrin “Skampa”. Me 1992 ai u kthye në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shef katedre i Letërsisë deri me 2002 që doli në pension. Themelues i gazetes “Fjala e lirë”, anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit 1992-1996.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me rastin e 25-vjetorit të sulmit terrorist të Serbisë në lokalin “Panda” në Pejë duke thënë se ky rast flet për mendësinë e pandryshuar politike të Serbisë karshi Republikës së Kosovës dhe se dëshmon për lidhjen e ngushtë mes mosnjohjes të së kaluarës së saj kriminale dhe mosnjohjes së pavarësisë së këtij vendi. Ai ka thënë se më 14 dhjetor 1998, autoritetet serbe inskenuan vrasjen e të rinjëve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë me ç’rast Serbia vrau gjashtë të rinj serb, të moshave 14, 16, 17, 18 dhe 24 vjeç, në përpjekjen…
Policia e Kosovës njofton se një grua është arrestuar në Deçan pasi që ka sulmuar fizikisht një burrë dhe një zyrtare policore. Në raportin e policisë thuhet se lëndime trupore nga e dyshuara ka pësuar edhe një zyrtare policore, e cila ka pranuar trajtim mjekësor. Policia këtë rast e ka cilësuar si dhunë në familje. “Deçan /13.12.2023-22:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Lëndime trupore nga e dyshuara ka pësuar edhe një zyrtare policore e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në…
Janë gjobitur katër lëmoshë kërkues në kuadër të aksionit të planifikuar të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, për t’i ndaluar ata në qytet. Sipas një njoftimi bëhet e ditur se dy nga lëmoshë kërkuesit janë nga Shqipëria të cilët janë deportuar dhe dy të tjerë nga Kosova të cilëve iu shqiptuar gjoba prej 200 euro. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, stacioni policor në Prizren ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Prizrenit. Në kuadër të këtij aksioni policia, ka ndaluar katër perona, ku dy persona janë nga Republika e Shqipërisë dhe…
Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën duke tentuar të futen në sallën e Kuvendit. E tensionuar është paraqitur situata ditën e sotme, pasi deputetët e përjashtuar kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë vijimin e punës. Hyrjet e Kuvendit janë të bllokuara. Ndërsa parlamenti pritet të vijojnë punimet në orën 10:30. Ndërsa Gazment Bardhi ka theksuar se janë gardistët që nuk po lejojnë deputetët të futen në seancë. “Gardistë që nuk lejojnë deputetë të futen në sallë. Ka më shumë forca sigurie se sa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë”, ka thënë Bardhi. Por nga ana e saj PS e…
Katër ministra të qeverisë në Japoni dhanë dorëheqjen të enjten pas skandalit për mbledhjen e fondeve që përfshin fraksionin më të fuqishëm të partisë në pushtet, shkruan BBC. Më shumë se 3 milionë euro supozohet se kanë përfunduar në këto fonde gjatë një periudhe pesëvjeçare deri në vitin 2022. Prokurorët e Tokios kanë nisur hetim për korrupsion. Është goditja më e fundit për qeverinë gjithnjë e më jopopullore të kryeministrit japonez Fumio Kishida. Mbështetja publike për Partinë Liberale Demokratike (LDP), e cila ka qenë në pushtet pothuajse vazhdimisht që nga viti 1955, ra nën 30% për herë të parë që…

