Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Sot ai ka detyrimin për t’u paraqitur për hetimet ndaj koncesionit të sterilizimit, ku ai akuzohet për shpërdorim detyre. Beqaj rezulton nën hetim edhe për dosjen e Check-Up si dhe për abuzimet që dyshohet se janë kryer në Agjencinë e drejtuar nga ai deri pak kohë më parë e që kane të bëjne me koordinimin e fondeve të vendeve të huaja. Për këtë dosje, SPAK ka siguruar edhe përgjime ambientale dhe telefonike. SPAK po verifikon edhe pasurine e ish-ministrit të Shëndetësisë./vizionplus.tv
Author: Hamdi Kumanova
Një ish-zyrtar i CIA-s është dënuar me 40 vjet burg për zbulimin e një sërë dokumentesh të klasifikuara. Joshua Schulte u shpall gjithashtu fajtor për posedim të imazheve të abuzimit të fëmijëve. Prokurorët e kanë akuzuar atë për zbulimin e mjeteve të CIA-s “Vault 7”, të cilat lejojnë oficerët e inteligjencës të hakojnë telefonat inteligjentë dhe t’i përdorin ato si pajisje dëgjimi. Ata thanë se rrjedhja e informacionit është një nga më të tmerrshmet në historinë e SHBA-së. Schulte 35 vjeç, shpërndau rreth 8,761 dokumente në Wikileaks në vitin 2017, që përbën shkeljen më të madhe të të dhënave në…
Autoritetet turke zyrtarisht kanë arrestuar 25 të dyshuar lidhur me të shtënat gjatë një shërbese në një kishë në Stamboll fundjavën e kaluar, ku u vra një person. Sipas ministrit të Drejtësisë, Yilmaz Tunc, në mesin e të arrestuarve janë edhe dy sulmuesit e dyshuar, që paraprakisht ishin kapur nga policia. Dy sulmuesit e dyshuar besohet se kanë lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, tha Tunc përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter. Të dyshuarit kryesorë janë shtetas të huaj, njëri nga Taxhikistani dhe tjetri nga Rusia, ka deklaruar më herët ministri i Brendshëm turk, Ali…
Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, ka diskutuar për situatat e fundit në vend se dhe për situatën e luginës së Preshevës. Arifi ka kritikuar kryeministrin e vendit Albin Kurti duke thënë se ai ka tradhëtuar shqiptarët e Luginës me marrëveshjen e Ohrit. Kemi një qeveri tani Kurti 1 dhe Kurti 2 e cila ka tromped shumë tepër që kena me kërku reciprocitetin që kemi me kërku asociacionin por e cila ka përfunduar në marrëveshjen e Ohrit. Në marrëveshjen e Ohrit janë serbët e veriut të përfshirë dhe shqiptarët nuk janë askund të cekur dhe për këtë…
Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Athinë në një park në zonën e rrugës Sidirokastro. Ngjarja mësohet nga mediat greke të ketë ndodhur rreth orës 04:00. Sipas informacioneve autorët kanë qenë me makinë dhe e kanë qëlluar shqiptarin 34-vjeçar 3 herë. Bëhet me dije se emri i shqiptarit është Renis Fejzolli. Ai rezulton i arrestuar në vitin 2019 në Greqi për çështje droge, por deri tani provat nuk tregojnë përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë. 34-vjeçari u gjet në park nga një patrullë policie të cilëve iu kërkoi ndihmën e parë.…
Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çettës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit. Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë. Nuk kishte kaluar shumë kohë nga formimi i Lëvizjes Gjithëkombëtare si përgjigje ndaj kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq për vetë emërimin si “mbret” i të gjithë serbëve në Fushë Kosovë, mbylljes së…
Përgjegjësi duhet të ketë dhe do të ketë, por jo me arrestime hollivudiane, por me një proces të qartë. Nëse VMRO-DPMNE nuk hyn në betejë të ashpër me krimin, qytetarët do të zhgënjehen dhe do të vazhdojnë të largohen, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë një takimi partiak sot në Shtip. Ata që abuzojnë me denarin e shëndetësisë, ata që mendojnë se do abuzojnë me shëndetin e pacientëve dhe do të pasurohen personalisht, ju premtoj se do të sanksionohen dhe do të dalin para drejtësisë me prova. Natyrisht, nuk do të jetë një gjueti politike, sepse VMRO-DPMNE nuk…
Më shumë se 14,000 njerëz janë evakuuar, një muaj pasi një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Gadishullin Noto në Japoninë qendrore, pasi qeveritë lokale nxitojnë të përgatisin strehim të përkohshëm ndërsa logjistika vazhdon të jetë e ndërprerë. Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrimtar ka shkuar në 238. Shumë njerëz po përpiqen të rindërtojnë jetën e tyre pasi përballen me vështirësi në sigurimin e ushqimit të freskët për shkak të ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit që prekin operacionet në dyqanet ushqimore. Tërmeti i Vitit të Ri në prefekturën Ishikawa në bregun e Detit të Japonisë shkaktoi zjarre dhe shkatërrime…
Urdhri Sovran Ushtarak i Maltës – i njohur gjithashtu si Kalorësit e Maltës – nuk është thjesht një rend fetar katolik me gati 1000 vjet histori. As nuk është thjesht një organizatë ndihme humanitare me buxhet shumë milionë dollarësh, me operacione që përfshijnë kampe refugjatësh dhe programe të ndihmës ndaj fatkeqësive në rreth 120 vende anembanë botës. Është gjithashtu një komb sovran, me statusin e vëzhguesit të Kombeve të Bashkuara dhe kushtetutën e tij, por, në mënyrë të pazakontë, pa asnjë tokë. Ajo lëshon targa makinash, pa pasur rrugë për të qarkulluar dhe vulat, monedhat dhe pasaportat e veta. Kalorësit…
Koalicioni i vendeve që kanë vënë një kufi tavan për çmimin e naftës ruse lëshoi një paralajmërim duke dhënë detaje lidhur me mënyrat sesi tregtarët e shmangin mekanizmin në fjalë dhe mënyrën sesi njerëzit mund t’i raportojnë shkeljet, thuhet në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara, vendet e tjera të G7 dhe Bashkimi Evropian njoftuan në fund të vitit 2022 vënien e çmimit tavan prej 60 dollarësh për fuçi për blerjen e naftë ruse, si reagim ndaj agresionit të Moskës mbi Kievin në shkurt të atij viti. “Aktivitete të paligjshme mund…
Dje Hungaria vendosi që të zhbllokonte fondet për Ukrainën. Por për ta bërë Viktor Orban të ndalojë bllokimin e ndihmës për Ukrainën, 26 liderë të tjerë të Bashkimit Evropian u bashkuan përpara një samiti të vështirë për të dhënë një mesazh të ashpër: Ju jeni i vetmuar kësaj radhe. Udhëheqësi veteran hungarez, i cili mban lidhje të ngushta me Moskën, ka qenë më parë i aftë që të gjejë mbështetës mes kolegëve për të nxitur negociata të vështira me BE-në, raporton skynews. Por, disa orë para samitit të sotëm në Bruksel, udhëheqësit – individualisht dhe në grup – i thanë…
Smartphone-i i tretë i shumëpritur i Nothing, Nothing Phone 2a do të lansohet së shpejti, sipas raportimeve të huaja. Bashkëthemeluesi dhe drejtuesi i marketingut, Akis Evangelidis siguroi që Phone (2a) është një “përmirësim i qartë në krahasim me Phone (1) në çdo front”. Telefoni pritet të ketë një ekran OLED 120Hz, 6.7 inç. Modeli pritet të vijë me hapësirë ruajtjeje duke filluar prej 128 GB dhe 8GB RAM shpejtësi manovrimi dhe 256 GB me 12 GB RAM. Mund të lansohet me dy ngjyra me të bardhë dhe të zezë.

