Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar pas publikimit të lajmit se gjoja ai është takuar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Taravari thotë se ajo çfarë ka ndodhur mbrëmë është tentim për njollosjen e figurës së tij. “Informacioni i dalë dje në media edhe kombëtare me një veturë të parkuar në selinë e VMRO-së, është tentim për njollosje të figurës time. Unë asnjëherë nuk kam bërë dhe nuk bëj takime të fshehta sepse e llogaris politikën si një të mirë publike, prandaj edhe takimet mendoj se duhet të jenë publike. Ky fakt i dezinformatës më bëri të…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Kavadar ka kërkuar nga gjykata nisjen e procedurës hetuese ndaj 6 të fëmijëve, nxënës të shkollës fillore të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale që dënohet sipas nenit 149 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, përcjell TV21. Fëmijët dyshohet se kanë keqpërdorur fotografitë e shoqeve të klasës. “Të miturit, të gjithë nxënës të klasës së nëntë të një shkolle fillore, në cilësinë e bashkëkryerësve, kanë shkarkuar në mënyrë të paautorizuar fotografi private të shoqeve të klasës, i kanë montuar dhe i kanë ndarë me bashkëmoshatarët e tyre, me qëllim ofendimin dhe talljen…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim me Kriza ka shpëtuar një shtetas turk i bllokuar mes fshatit Konjarevë dhe pikës kufitare me Bullgarinë. Përkatësisht, pas një telefonate në numrin 112 për një shtetas turk të bllokuar në zonën ndërmjet fshatit “Novo Konjarevë” dhe pikës kufitare me Bullgarinë, QKM-ja rajonale e Strumicës ka komunikuar menjëherë me SPB Strumicë, pas së cilës policia kufitare e Novosellës ka shkuar në në terren dhe gjeti personin, i cili ishte gjallë dhe shëndoshë, ai u largua i sigurt nga fusha”, thonë nga QMK. Njëkohësisht, QKM-ja ju kujton të keni kujdes kur ecni në natyrë, në vendet më të…

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti e drejton BDI-në që prej vitit 2002 duke fituar pothuajse të gjitha zgjedhjet. Së fundmi, nga partia e tij doli edhe kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, i cili do të drejtojë qeverinë teknike atje. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ahmeti i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu se pse nuk ka pranuar të marrë asnjë post. Ahmeti tha se është i vetëdijshëm se është një politikan që nuk ka dalë prej ekraneve televizive, por nga kryengritjet e shqiptarëve. Ai theksoi se ka vlerësuar që më mirë të çohet përpara…

Lexo më Shumë

Jam i bindur se është një kërkesë formale. Opozita shqiptare për momentin nuk dëshiron të zgjedhë anëtarin e saj në KSHZ, por dëshiron të mbajë tensionin në opinion, për shkak të sulmeve ndaj Talat Xhaferit, tha nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, për qëndrimet e Lidhjes Evropiane për Ndryshim. Sipas tij, “nuk mund ta sulmojnë Xhaferin se ka bërë pengesa dhe në ditën kur është zgjedhur qeveria teknike, askush nga grupi parlamentar të mos jetë i pranishëm dhe të kërkojë fjalë”. “Xhaferi si ish-kryetar i Kuvendit i respekton të gjitha dispozitat. Zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së bëhet me shumicë prej 2/3.…

Lexo më Shumë

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka reaguar lidhur me lajmin e lansuar nga Klan Maqedoni se gjoja kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka zhvilluar mbrëmë një takim me Hristijan Mickoski. “Grubi nga Austria, duke bërë pazar në dyqanet luksoze Versace dhe Gucci, shpërndan me nervozizëm lajme të rreme për VMRO-DPMNE-në. Pyesim se si e di Artan Grubi i cili ndodhet në Austri (duke bërë pazar në një nga dyqanet luksoze të Gucci, Burberry dhe Versace) nëse Arben Taravari ka qenë në selinë e VMRO-DPMNE-së. Sot Taravari nuk ishte në VMRO-DPMNE dhe në të njëjtën kohë kuptojmë nervozizmin dhe frustrimin e Grubit për…

Lexo më Shumë

LSDM kërkon nga OBRM-PDUKM që t’u kërkojë falje qytetarëve, e cila siç thonë ata i ka gënjyer dhe i ka lajthitur se për një orë do ta zgjidhë çështjen e pasaportave. “Tashmë në ditën e parë të mandatit të tij si ministër teknik i Punëve të Brendshme të OBRM-PDUKM-së, Toshkovski ka pranuar se nuk mund ta zgjidh këtë problem. OBRM-PDUKM-ja deri para pak ditësh thoshte se Spasovski nuk mund ta zgjidhë problemin, se MPB-ja nuk punon me të gjitha kapacitetet e saj, se do të ndërhyjë me ligj për të zgjatur vlefshmërinë e pasaportave të vjetra. Si kanë hyrë në…

Lexo më Shumë

Sot vazhdon intervistimi i Naim Murselit në Prokurorinë e Shtetit. I dyshuari për porositjen e vrasjes së Liridona Ademajt, bashkëshortes së tij që u ekzekutua me armë më 29 nëntor, është dërguar sot nga Burgu i Sigurisë së Lartë në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Gjashtë ditë më parë, Naim Murseli u intervistua në Prokurorinë e Shtetit lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Murseli dhe dy të tjerë Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla dyshohen për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar në Prishtinë. Murseli dyshohet për shkak të veprës penale vrasje e…

Lexo më Shumë

Policia njofton dje është grabitur një barnatore në Shkup. “Më datë 30.01.2024, rreth orës 13:45, në SPB Shkup është raportuar se në një barnatore “Bit Pazar”, një person ka kanosur të punësuarin dhe ka marrë para nga qarkullimi ditor.

Lexo më Shumë

Të paktën katër fëmijë kanë vdekur nga kolla e mirë në kryeqytetin serb Beograd, thanë media shtetërore të mërkurën, me mjekët që fajësojnë vaksinimet në rënie për përhapjen e sëmundjes. Fëmija i pestë është në një gjendje kritike pas kontraktimit të sëmundjes së frymëmarrjes, tha për transmetuesin publik serb RTS Vlladislav Vukomanoviq, nënkryetari i një spitali pediatrik të Beogradit, raporton AFP. Mjeku tha se rreth 70 fëmijë janë diagnostikuar, me dy të tretat që kërkojnë shtrimin në spital. Vukomanoviq fajësoi mungesën e vaksinimit, përfshirë atë në mesin e të rriturve të moshuar, për përhapjen aktuale. Vaksinimi kundër kollës së mirë…

Lexo më Shumë

Dje, drejtori i FBI-së, Christopher Wray paralajmëroi se hakerët kinezë planifikojnë “të krijojnë kaos dhe të shkaktojnë dëm të vërtetë në Shtetet e Bashkuara”, raporton CNN. “Hakerët kinezë po përgatiten të shfrytëzojnë infrastrukturën tonë për të krijuar kaos dhe për të shkaktuar dëm të vërtetë për qytetarët amerikanë”, i tha Wray Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve sa i përket Partisë komuniste kineze që qeverisë me këtë shtet aziatik, transmeton Telegrafi. Çfarë parasheh plani i fundit për Gazën – në të cilin janë përfshirë palë të rëndësishm…Si t’i lyeni thonjtë në mënyrë të përkryerVila njëkatëshe: Plani i hollësishëm i shtëpisë e…

Lexo më Shumë

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka komentuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin. Ai ka thënë se i pëlqen qëndrimi i BQK-së kur thotë se është institucion i pavarur.Sipas tij, çështja këtu është që Kosova e përdor euron si valutë të saj dhe dinari nuk po ndalohet. Ka shtuar se njerëzit prapë mund ta përdorin dinarin, por që transaksionet duhet të bëhen vetëm me monedhën euro. “Dhe thënë të drejtën, unë e kuptoj një vendim të tillë. Euroja është një valutë më e qëndrueshme sesa dinari. Askush nuk humb para përveçse kur bëhet…

Lexo më Shumë