Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për të miratuar një marrëveshje afatgjatë, për të vënë mënjanë, për t’i përdorur kur të jetë nevoja, përfitimet nga pasuritë prej qindra miliarda dollarësh të Bankës Qendrore Ruse në Evropë, të ngrira për shkak të luftës së Moskës ndaj Ukrainës, tha një zyrtar i Bashkimit Europian. Marrëveshja, e arritur të hënën vonë, ka ende nevojë për miratim zyrtar, por shihet si hapi i parë drejt përdorimit të një pjese prej 200 miliardë eurosh (216 miliardë dollarë) të pasurive të Bankës Qendrore Ruse në Bashkimin Europian, për të ndihmuar Ukrainën të rindërtohet nga shkatërrimi…
Author: Hamdi Kumanova
Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë ka zhvilluar dje aksion në zyrat e një organizate joqeveritare e vendosur në një aneks të Stacionit Policor “Qendra në Prishtinë”, ku dyshohet se janë kryer veprimtari të jashtëligjshme. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se objekti që u bastis afër Stacionit policor në Prishtinë ka qenë i një organizate joqeveritare. Aktiviteti i organizatës “Centar za Mir i Toleranciju Pristina”, sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla paraqet rrezik për sigurinë e vendit.
Ka dështuar sot themelimi i Institucionit Publik për Kulturë në Tetovë me emrin “Mehmed Pashë Deralla”. Shkak për këtë dështim ishte mos votimi i këtij propozimi të komunës së Tetovës nga ana e këshilltarëve të BDI-së. Të njëjtët, mos votimin apo mospërkrahjen e themelimit të këtij institucioni për kulturë me emrin “Mehmed Pashë Deralla”, e kanë arsyetuar me mungesën e materialit njoftues lidhur me atë se çfarë institucioni po themelohet, gjë kjo që u hodh poshtë nga ana e kreut të këshillit komunal, i cili për Alsat është shprehur se, administrata komunale, këtë material të gjithë këshilltarëve ua ka…
Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, i ka reaguar Ministrisë së Drejtësisë, e cila dje ka publikuar pagesat që ka bërë për avokatët e Hasim Thaçit, i cili po gjykohet në Hagë. Ai ka përmendur rastin e Kroacisë, e cila ka ndarë rreth 30 milionë euro për të mbrojtur heroin e saj të luftës, gjeneralin Ante Gotovina.
Përleshjet fizike shpërthyen në parlamentin e Maldives, mes deputetëve të qeverisë dhe opozitës lidhur me miratimin e ministrave të rinj. Kaosi shpërtheu pasi Partia Demokratike e Maldives (MDP) e opozitës vendosi t’u mohojë miratimin parlamentar katër anëtarëve të kabinetit të presidentit të zgjedhur Mohamed Muicu, përpara votimit. Në videon e publikuar më poshtë shihet se si deputetët shtyhen dhe i tërheqin këmbët njëri-tjetrit. Anëtarët e Kongresit Kombëtar Popullor në pushtet (PNC) dhe Partisë Progresive të Maldiveve (PPM) iu përgjigjën situatës duke organizuar një protestë, duke ndërprerë seancën parlamentare. Edhe pse partia e koalicionit qeverisës formoi qeverinë, ata nuk kanë shumicën…
Zëvendës ministri i MPB Nazim Bushi realizoi takim pune me delegacionin e lartë të ODIHR-të të udhëhequr nga Keara Kastaldo, këshilltare e lartë për procese zgjedhore në Zyrën e OSBE-së. Bashkë me kolegët ministra zhvilluam takim pune me një delegacion të lartë të ODIHR-së të kryesuar nga z. Keara Castaldo, këshilltare e lartë për proceset zgjedhore në zyrën e OSBE-së. Gjatë këtij takimi shpreha falënderim për bashkëpunimin dhe përpjekjet që ODIHR sistematikisht bën me qëllim të realizimit sa më transparent të çdo procesi zgjedhor në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e angazhuar…
Shefi i Prokurorisë Themelore Publike, Gavrill Bubevski dhe prokurorja Ana Gogovska Jakimovska, sot njoftuan se 5 persona janë të dyshuar për rastin e keqpërdorimeve në Onkologji. Bëhet fjalë për ish-drejtorin mjekësor dhe ish-drejtorin organizativ të Klinikës së Onkologjisë, si dhe për tre mjekë – onkologë. Zyrtarisht nuk përmenden emra, por sipas periudhës kur ka qenë drejtor mjekësor dhe kur janë kryer veprat, i dyshuari kryesor është ish-drejtori mjekësor i Onkologjisë, Nino Vasev. Sipas informacioneve të Prokurorisë, ai akuzohet për shtatë vepra penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar dhe një vepër penale të mashtrimit gjatë detyrës. Edhe drejtori organizativ…
Norma bazë e interesit mbetet në nivelin prej 6,30 për qind, ndërsa norma e interesit të depozitave gjatë natës dhe 7 ditët e niveleve prej 4,20 për qind dhe 4,25 për qind, në mënyrë adekuate. Oferta e bonove të arkave në ankandin e rregullt është gjithashtu i pandryshuar dhe arrin 10 miliardë denarë, ka vendosur dje në seancën e rregullt Komiteti për politikë monetare operative i Bankës Popullore. Në seancë, siç kumtoi BP, është vlerësuar se niveli rrjedhës i normave të interesit është adekuat me kushtet në ekonomi dhe së bashku me ndryshimet e deritanishme te rezervat e obligueshme dhe…
Lidhja e Sindikatave kërkon dorëheqjen e gjykatësve në Supreme, Shpend Devaja, Isamedin Limani dhe Naqe Georgiev, pas vendimit për marrjen e Shtëpinë e Punëtorëve, që aktualisht është në pronësi të LSM-së. Numri një i Sindikatës, Sllobodan Trendafilov tha se nëse deri të premten nuk dorëzojnë dorëheqjet e tyre, nga java e ardhme do të fillojnë procedurë para Këshillit Gjyqësor për shkarkimin e tyre. Trendafilov sqaron se tre nga 5 gjykatësit, në vendimin e tyre janë thirrur në një ligj të vitit 1998, i cili tashmë nuk është në fuqi, pasi në vitin 2010 është miratuar ligj i ri. Nga Lidhja…
Ministria e Ekonomisë prej nesër do të ndajë vauçerë në vlerë prej 25 mijë denarë për amvisëritë që kanë të instaluar inverterë, bëri të ditur ministri Kreshnik Bekteshi. “Janë paraparë mbi 4 milionë euro dhe janë paraparë mbi 7 mijë vauçer që do të ndahen nga Ministria e Ekonomisë për kategori të caktuara të cilët janë paraparë në thirrjen publike dhe në këtë mënyrë në mënyrë transparente do të mund të shpërndahen po të njëjtat”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë. Kushtet për marrjen e vauçerit janë që në 3 vitet e fundit të mos kenë përdorur mjete nga asnjë…
Asociacioni i Mediave të Maqedonisë (AMM) reagon për mosvënien në rend dite të Ligjit për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audiovizuele në Komisionin për Çështje Evropiane, i udhëhequr nga kuadri i BDI-së, Arbër Ademi Siç thuhet nga AMM-ja, miratimi i ligjit do të rregullojë piraterinë, tregun mediatik dhe do të ofrojë mundësi për kontroll transparent të shpenzimit të mjeteve buxhetore. Në vazhdim reagimi i plotë i AMM-së… Të nderuar Asociacioni i Mediave të Maqedonisë (AMM) angazhohet për rregullimin e tregut mediatik me zgjidhje të duhura ligjore që do të mundësojnë parandalimin e përhapjes së piraterisë, ndëshkimin e duhur të saj, por…
Edhe pse me numër më të vogël të protestuesve edhe sot hyrja dhe dalja e Çashkës u bllokuan. Protestuesit tashmë disa muaj kundërshtojnë mësimin në gjuhën shqipe në shkollën fillore “Todor Janev”. Ndërkohë te Inspektorati i Arsimit kanë arritur ankesa të shumta nga ana e prindërve për pengimin e ndjekjes së mësimit nga protestuesit. Ndërkohë sipas drejtorit të këtij institucioni, protestuesit kanë sulmuar edhe një inspektor të arsimit i cili ka kryer punën në terren në komunën e Çashkës. “Organet e MPB-së nuk kanë marrë asnjë masë ndaj atyre personave edhe pse ka pasur sulm ndaj drejtoreshës, sulm ndaj një…

