Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska, është e vendosur se paralajmërimet nuk janë të mjaftueshme dhe për këtë arsye zyrtarët kanë lirinë që t’i përdorin veturat zyrtare për qëllime private. Ivanovska thotë se kjo është bërë për shkak të mosndëshkimit. “Çfarë keni parë që dikush është dënuar nëse ka keqpërdorur një automjet zyrtar? Ata nuk kanë turp. Ne propozuam që të gjitha automjetet zyrtare të kenë të njëjtën ngjyrë, si shoferët e taksive. Qytetarët duhet të jenë në dispozicion edhe për të parë se si lëvizin zyrtarët me vetura zyrtare. Ky aktivitet nuk kryhet. Nuk ka synim të sinqertë për të…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nuk ka shpjegim konkret se pse përdoruesit e bllokut të parë dhe të dytë, për të cilët premtoi se do të kenë fatura më të ulëta të energjisë elektrike, për muajin dhjetor janë ankuar se kanë marrë pothuajse dyfishin e faturave. Ai iu bëri thirrje të gjithë atyre që dyshojnë në vërtetësinë e faturave, të ankohen në Komisionin Rregullator për Energjetikë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nuk besoj se ka rritje të çmimeve më shumë se sa është përcaktuar nga Komisioni Rregullator Energjetik, por qytetarët kanë gjithmonë të drejtë ankese. U bëj thirrje nëse mendojnë se ka…
Ushtria e Tajvanit më 31 janar nisi stërvitjet dyditore në det dhe ajër për të praktikuar mbrojtjen në rast të një sulmi të befasishëm nga Kina. Pothuajse çdo ditë, luftanijet kineze lundrojnë në ujërat përreth Tajvanit dhe avionët luftarakë fluturojnë drejt ishullit dhe më pas kthehen mbrapsht. “Çdo veprim joracional i njëanshëm shumë lehtë do të mund të përshkallëzonte tensionet dhe të sabotonte stabilitetin në rajonin e Ngushticës së Tajvanit”, deklaroi për gazetarët në bazën detare Tsuoying në jug të Tajvanit, Sun Li-fang, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes. Kina pretendon se ishulli vetëqeverisës, me 23 milionë banorë, është pjesë e…
Ambasadori i Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja, ka shkuar sot në zyrën e kryeministrit të ri, Talat Xhaferit, me të cilin ka zhvilluar një takim zyrtar, raporton Gazeta Sinjali. Nëpërmjet një njoftimi për media, bëhet e ditur se në takimin urues mes Qehajës dhe Xhaferit, është rikonfirmuar vazhdimi i bashkëpunimit edhe në kapacitetin e ri në funksion të dinamizimit të agjendës bilaterale. “Nga takimi urues i Ambasadorit Qehaja me Kryeministrin e ri Talat Xhaferi rikonfirmuam vazhdimin e bashkëpunimit edhe në kapacitetin e ri në funksion të dinamizimit të agjendës bilaterale. Të dyja vendet tona kanë vizion…
Analisti politik Sashe Ivanovski i ka uruar bashkëqytetarët e tij shqiptarë për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë, duke e krahasuar atë me zgjedhjen e presidentit të parë afrikano-amerikan në SHBA. Ivanovski tha se beson se do të ketë një ndikim pozitiv për vendin dhe për harmoninë mes maqedonasve, shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në Maqedoni, dhe se kjo do të ndihmojë që të gjithë të ndjehen të barabartë dhe të respektuar në këtë vend, dhe të kenë të njëjtat të drejta, mundësi, përgjegjësi dhe përfitime. “Dua t’i përgëzoj bashkëqytetarët mi shqiptar për këtë moment historik…
Kryeministri i RMV-së, Talat Xhaferi, u takua sot me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë. Në takim u theksuan marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si një shembull domethënës i marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon, të cilat janë një kontribut serioz për stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe njëherazi edhe të kontinentit evropian. Hamasi po studion planin armëpushimit dhe lirimin e pengjeveCila është situata kur bëhet fjalë për korrupsionin në Evropë – sipas Transparenc…Loja me litarë sjell debate mes banorëve në BBVA, përfshihet edhe fejaSherr në…
Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, ka vizituar sot Klinikën Universitare për Urologji, me rastin e transplantit të 500-të të veshkave në shëndetësinë publike, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Nga atje thonë se në muajin dhjetor u krye me sukses transplanti jubilar i veshkës tek një paciente 25-vjeçare e cila ishte në gjendje të rëndë. Ministri Mexhiti ka falënderuar drejtorët dhe gjithë ekipin profesional për rezultatet e shkëlqyera të arritura gjatë gjithë këtyre viteve të fundit. “Dhurimi i organeve përfaqëson një nga arritjet më të mëdha në mjekësi. Dhurimi i organeve shpëton jetë dhe jam krenar që ndërgjegjësimi dhe rëndësia po…
Marrëveshja e Prespës është një marrëveshje ndërkombëtare, ka fuqinë e të gjitha dispozitave ligjore dhe nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme nga asnjëra palë, tha ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, si në intervistën e mbrëmshme për televizionin grek “Antena” dhe nga Parlamenti mëngjesin e sotëm, duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare. Kreu i diplomacisë greke theksoi se Demokracia e Re doli me kohë me qëndrime për Marrëveshjen e Prespës për pikat që ata i konsideronin problematike, por theksoi se ajo nuk mund të modifikohet tani dhe Greqia ndjek respektimin e vazhdueshëm dhe rigoroz.“E kam theksuar vazhdimisht se…
Pas grevës së makinistëve, udhëtarët në Gjermani po përballen edhe me dy greva në transport këtë javë. Sindikata Verdi u bën thirrje punonjësve të sigurisë së aeroporteve të hyjnë në grevë të enjten, ndërsa për të premten u bën thirrje të punësuarve në transportin publik në mbarë vendin, gjithashtu të futen në grevë. “Siç qëndrojnë gjërat për momentin, komunikacioni tërësisht do të ndërpritet në disa aeroporte të enjten”, kumtoi Drejtoria e Aeroportit Berlin-Brandenburg. Sipas njohurive të deritanishme, nuk do të ketë fluturime as aterrime të aeroplanëve në aeroportet e mëdha si Frankfurti, Hamburgu, Berlini, Kelni dhe Dyseldorfi. Në grevë do…
Ditën e djeshme një 28-vjeçare u raportua se ka ndërruar jetë pas një operacioni në Spitalin Amerikan në Tiranë. Ndërkohë sot Prokuroria, ka ngritur grupin hetimor, ku janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion. NJOFTIMI I POLICISË: Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë. Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet…
Një avokate nga Shkupi është sulmuar në zyrën e saj në qendër të Shkupit. “Me datë 29.01.2024 në ora 10:50 në SPB Shkup, 42-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se në zyrën e saj avokatore në zonën e Qendrës – Shkup është sulmuar fizikisht nga D.D. nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, njoftojnë nga MPB.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde ka reaguar pas raportit të fundit të Transparency International për vitin 2023, ku u konstatua se vendi s’ka përparuar nga viti paraprak në luftimin e korrupsionit. Ai përmes një postimi në rrjetin social “X” ka thënë se Kosova për dallim nga Maqedonia dhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk ka përparuar në luftimin e korrupsionit, shkruan lajmi.net. “Përfundimi i Transparency International për Kosovën: ndryshe nga Maqedonia dhe Mali i Zi, nuk ka përparim në renditje”, ka shkruar Rohde në “X”. Rohde ka thënë se Kosova mund ta bëjë këtë nëse ka më…

