Erida Caudili, e cila punon si police në SHBA ishte këtë të mërkurë e ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur për ngjarjen e rëndë e ndodhur në Florida, ku një shqiptar vrau ish-gruan e tij në sy të vajzës së mitur. Ajo tha se Renato Muhaj, autori i krimit, mund të dënohet me vdekje, por kjo çështje do të marrë shumë kohë për t’u shqyrtuar. “Në Florida ka dënime me vdekje. Zotin Muhaj e kanë akuzuar për vrasje me paramendim. Vrasja me paramendim merr dënimin maksimal dënim me vdekje. Këto çështje janë shumë të vështira. Ai është…
Author: Hamdi Kumanova
Në Shqipëri gjenden më shumë makina të vjetra sesa në çdo vend tjetër të Europës, sipas statistikave të publikuara nga Eurostat. Ndërsa Europa po shkon gjithnjë drejt stimulimit të automjeteve që nuk ndotin mjedisin, në rrugët tona shikon makina të vjetra, që nxjerrin tym të zi dhe shpesh mund të bëhen shkak për aksidente. Sipas të dhënave të Eurostat, që i përkasin vitit 2022, në Shqipëri 41% e automjeteve të pasagjerëve janë mbi 20-vjeçare, më e larta në Europë. Në Kosovë, 22.6% e automjeteve të pasagjerëve kanë vit prodhimi prej 20 vitesh ose më shumë, në Mal të Zi 25.6%.…
Duke marrë parasysh bllokimin në Kongres të propozimit për dërgimin e më shumë ndihmave ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën, shefi i CIA-s, William Burns tha se Shtetet e Bashkuara do të bënin një gabim të “përmasave historike” nëse heqin dorën nga mbështetja për Kievin në luftën gati dy vjeçare ndaj Rusisë. Votimi në Kongres i propozimin për një ndihmë të re prej 60 miliardë dollarësh për Ukrainën është i ndërlidhur me projekt ligjin për forcimin e kontrolleve të imigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë. Por detajet e ligjit të ri të imigracionit nuk janë zgjidhur ende dhe legjislacioni i përgjithshëm është…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka komentuar takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me krerët e partive shqiptare opozitare në Maqedoninë e Veriut, si dhe përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare atje më 8 maj.“Nuk ka asgjë të keqe nga takimet. Edhe unë kam qenë me Kurtin me bashkëpunëtorët e mi. Secili udhëheqës cakton ca objektiva për veprim, por kjo çka tha Mexhiti nuk përkon me deklaratën e Kurtit që bëri në Shkup, e që tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Nëse ka strategji të kamuflohen gjërat nuk është…
Një person ka humbur jetën, ndërsa njëzet të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën rajonale Manastir – Demir Hisar. Sipas informacioneve fillestare të AIM, bëhet fjalë për një përplasje në mes të një veture motorike të udhëtarëve dhe një autobusi të një kompanie që po transportonte punëtorë nga Manastiri në vendbanimet në Demir Hisar. Në përplasjen e drejtpërdrejtë ndërmjet veturës së pasagjerëve dhe autobusit në dalje nga Manastiri, drejtuesi i veturës ka humbur jetën në vendin e aksidentit, është lënduar rëndë bashkëudhëtari në veturë, ndërsa janë lënduar edhe pasagjerët…
Në periudhën e zgjedhore është me rëndësi që aktorët mediatikë të raportojnë në mënyrë transparente dhe të paanshme, me qëllim që opinioni të ketë qasje në informacione të sakta. Kandidatët e partive politike duhet të prezantohen në mënyrë të qartë dhe të ketë debat të hapur. Dezinformatat, lajmet e rreme dhe fomat tjera të manipulimit të zgjidhen në mënyrë të shpejtë dhe ligjore, porositi sot euroambasadori David Geer. Ai në ngjarjen e sotme promovuese “Rëndësia e funksionimit të Servisit radifodifutues publik për demokracinë në Evropë”, që u mbajt në Shkup theksoi se ekzistimi i mediave të lira dhe të…
Ministria e Shëndetësisë njofton se për shkak të skadimit të mandatit në periudhën parazgjedhore, në 3 institucione shëndetësore publike zhvillohen konkurse për përzgjedhjen e 4 pozitave për drejtorë. Në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile – Shkup, për drejtor të ri mjekësor, sipas dokumenteve të dorëzuara pas konkursit, është përzgjedhur doktori Fadil Cana. Në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike – Shkup, pas konkurseve të zhvilluara drejtoreshë mjekësore është emëruar Viktorija Jovanovska, ndërsa drejtor organizativ Jeton Shaqiri. Në Klinikën për Psikiatri, drejtor mjekësor është emëruar Stojan Bajraktarov. Të gjithë drejtorët e emëruar të institucioneve shëndetësore publike janë ekspertë në fushën e…
Rinoplastika është një term mjekësor që përshkruan procedurën kirurgjikale për kirurgjinë estetike ose rindërtuese të hundës, duke përfshirë rindërtimin dhe riformimin e kockave dhe kërceve të hundës dhe piramidës së hundës. Qëllimi është të përmirësohet ky organ i rëndësishëm vizualisht dhe funksionalisht. Arsyeja më e zakonshme për kryerjen e rinoplastikës është pakënaqësia e pacientit me formën dhe pamjen e hundës. Ndonjëherë bëhet fjalë për pamjen e majës së hundës ose të gjithë hundës, pra për shkak të ekzistencës së një piramide të madhe hundore ose të ashtuquajturës hundë të spikatur. Përveç pamjes estetike të hundës, një nga arsyet e trajtimit…
Me qëllim të qartësimit të situatës dhe për të përgënjeshtruar analizën e Institutit për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA, Komuna e Tetovës bën të ditur shifrat e shpenzimeve për vitin 2022 dhe 2023. Kryetari i këshillit komunal, Besar Durmishi dha detajet e shpenzimeve për të dy këto vite: “Udhëtimet brenda dhe jashtë vendit për kryetarin, administratën, kryetarin e këshillit të komunës dhe këshilltarët kanë kushtuar në total 11,209 euro. Kjo shifër është paraparë në buxhetin e vitit 2022 dhe përfshin të gjitha shpenzimet e udhëtimit për përfaqësuesit e komunës. Në lidhje me shkollat e mesme dhe fillore, shpenzimet kanë…
Mbrëmë në orën 22:30 në Drejtorinë e Policisë Negotinë është raportuar se në rrugën rajonale Kavadar – Negotinë, në afërsi të vendit të quajtur “Antena”, automjeti i pasagjerëve “Fiat Stilo” me targa të Kavadarit e drejtuar nga D.S. 24) nga Kavadari, ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë D.S. të konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kavadarit. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga RMVElon Musk thotë se Neuralink ka implantuar çipin e parë të trurit te një njeriTransparency International: Përparimi në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri, varet ng…Conte pranon…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Dejvid Gir. Ambasadori Gir e uroi Kryeministrin Xhaferi për emërimin e tij për Kryetar të Qeverisë, duke e theksuar mbështetjen e BE-së dhe Delegacionit në Shkup në vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e institucioneve në realizimin e agjendës evropiane të shtetit, me theks të veçantë në organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në mënyrë korrekte dhe demokratike. Kryeministri Xhaferi shprehu kënaqësi që takimi i tij i parë është me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare…
Një ish-ministër britanik në një rrëfim që është cilësuar tronditës pasi provon rritjen e kostos së jetesës në Mbretërinë e Bashkuar, ka zbuluar se dha dorëheqjen si anëtar i kabinetit të Rishi Sunak, për shkak se paga e tij nuk mund të mbulonte më kredinë për shtëpinë. Deputeti konservator George Freeman pretendoi në një postim se rritja e normave të hipotekës kontribuoi në vendimin e tij për të lënë punën si Ministër i Shkencës nëntorin e kaluar. Në letrën e tij të dorëheqjes drejtuar Kryeministrit, Freeman tha se ai dëshironte të përqendrohej te shëndeti personal dhe mirëqenia e familjes. Megjithatë,…

