Partia në pushtet sot konfirmoi se për kryetar të Kuvendit do të propozohet Jovan Mitreski. Ai pritet të zë vendin e Talat Xhaferit, pasi ky i fundit u propozua për kryeministër teknik. “Po, mendojmë se Talat është një zgjidhje e përshtatshme dhe e mirë. Kryetari i partisë, Dimitar Kovaçevski, për të dielën ka caktuar takimin e kryesisë së LSDM-së. Në këtë takim, kryetari Dimitar Kovaçaevski pret që Jovan Mitreski të propozohet për kryetar të Kuvendit dhe të konfirmohet nga Këshilli dhe Bordi Ekzekutiv i LSDM-së”, Deputetja e LSDM-së, Daniella Markoska.
Author: Hamdi Kumanova
Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë të klasës së parë në Cashkë të Velesit. Ata tashmë po ndjekin mësimin. Ndërkohë, po shqyrtohet mundësia që nxënësit e klasës së dytë që tashmë kanë mësuar maqedonisht të rikthehen në klasë të parë dhe të nisin mësimin në gjuhën amtare. Nga ana tjetër, për shkak të hapjes së paraleles shqipe në këtë shkollë, prindërit maqedonas protestojnë dhe nuk lejojnë fëmijët e tyre në mësim. “Unë jam Ajrullahu. Sot e kemi mësuar germën A. A e madhe e shtypit, a e vogël e shtypit, ariu. E kemi mësuar germën A dhe jemi shumë të lumtur…
STOILKOVSKI: TALAT XHAFERI KRYEMINISTËR PA LEGJITIMITET VMRO-DPMNE ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në qeverinë teknike që, siç njofton KlanM, duhet të zgjidhet 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, respektivisht më 28 janar 2024, ku Kryeministër, konform vendimit të BDI-së, do të jetë Kryeparlamentari, Talat Xhaferi. “Atë që mund ta them është se në periudhën e ardhshme organet e VMRO-DPMNE-së do të marrin vendimin nëse do të marrim pjesë dhe eventualisht me emrat që do të marrin pjesë në qeveri të tillë”, tha Naum Stoilkovski. Stoilkovski, siç njofton KlanM, e ka komentuar edhe deklaratën e Bujar Osmanit se…
Lufta në Ukraina ka hyrë në ditën e 654-ët, por bota tani, ditët e këtij konflikti nuk po i numëron më. Bashkëshortja e presidentit Volodymir Zelensky, Olena, e ktheu apelin e saj emocionues në përpjekjen më të fundit që bota të mos e harrojë luftën e vendit të saj, përballë shpërthimit të ri të tensioneve në Lindjen e Mesme. Nëse perëndimi nuk e vazhdon ndihmën financiare, ukrainasve, u shpreh ajo, u rrezikohet ekzistenca. Reagimi i Zonjës së Parë të Ukrainës erdhi pak pasi senatorët republikanë në SHBA bllokuan një projektligj kyç ndihme, i cili do të kishte ofruar më shumë…
Mark Zuckerberg më ka mohuar më herët raportimet se ishte pronar i një jahti 150 milionë euro, por tani duket se po hyn në treg për një tjetër akoma më të madh. Pronari i rrjetit social raportohet se ka porositur një mega-jaht 300 milionë euro që po ndërtohet aktualisht në Holandë, i njohur tashmë si Project 1010. Miliarderi i rrjeteve sociale që llogaritet se ka një pasuri prej 100 miliardë dollarë, është parë të vizitojë barkën masive në ndërtim dhe burimet thonë se ai shpreson të bëhet pronari saj. Anija 130 metra e gjatë thuhet se zotërohet aktualisht nga një…
Struga në dimër është sikur çdo vend tjetër i vogël në Maqedoni. Bizneset mezi mbijetojnë kurse qytetarët ankohen se shpenzojnë sikur të ishin turistë. Pagat që marrin janë të pamjaftueshme për të përmbushur nevojat bazë. Numri i të papunëve në Strugë është 2814 persona, një pjesë e madhe e të cilëve janë të rinj kurse numri i stafit me kualifikim të lartë që janë të papunë po rritet. “Ka shumë dyqane, por më pak njerëz. Njerëzit nuk kanë para, kështu që janë të mbyllur.” “Çmimet janë të larta. Pensionet janë të ulëta, nëse nuk jeton me një djalë apo vajzë…
Profesori universitar Xheladin Murati thotë se rezultatet e dobëta të nxënësve në testimin PISA janë si pasojë e mungesës së teksteve dhe programeve bashkëkohore. Në një intervistë për Alsat ai thotë se mungon metodologjia e qasjes në teste ndërkombëtare ndërkohë kërkon edhe trajnimin e arsimtarëve për një test të tillë. “Tek ne eksperimentohet me shkollat. Tek ne thuhet se kemi bërë reforma, por reformat nuk janë të tërësishme, janë të pjesshme, reformat nuk kanë asnjëherë rezultate konkrete…. Nëpër shkollat tona kemi arsim ku dominon ende qasja teorike dhe thënë pak e aspak qasja praktike. Nuk ekziston lidhshmëri mes teorisë dhe…
Pas kryeministrit shqiptar, BDI do të synojë presidentin shqiptar të shtetit. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i kësaj partie, Bujar Osmani, por nuk saktësoi se në cilin cikël zgjedhor. Ai tha se me zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër teknik, posti i kryeministrit nuk do të monopolizohet më etnikisht. Nga LSDM-ja njoftuan emrin që do të zëvendësojë Xhaferin në Kuvend. Për kryeparlamentar të ri LSDM-ja propozon koordinatorin e grupit parlamentar, Jovan Mitreski. “Emri i Talat Xhaferit për LSDM-në është i pranueshëm, duke marrë parasysh se kryetar i Kuvendit, që është gjtihashtu post serioz në shtet, do të jetë emri i…
Në Ditën Ndërkombëtare kundër korrupsionit qytetarët thonë se sistemi është i mbytur në ryshfet. Një pjesë e tyre ankohen se kanë qenë të detyruar të japin ryshfet për të marrë një shërbim në institucione shtetërore, e disa thonë se njohin dikë të cilit i kanë kërkuar ryshfet në shëndetësinë publike. Për këtë plagë të shoqërisë, sipas tyre do të duhen gjenerata të tëra për ta larguar. “Sa të duash, ka korrupsion në të gjitha institucionet janë të ngopura me korrupsion. Përse është i përhapur kaq shumë? Niveli i ulët i arsimimit dhe edukimit të qytetarëve dhe mosbesimi në sistem ku…
Kompania e filantropit shqipta Lazim Destani, “Ecolog International” ka dhuruar një donacion në vlerë mbi një milion euro për Spitalin Klinik të Tetëvës. Në lidhje me këtë, sot në hapësirat e Spitalit Klinik të Tetovës u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi midis kompanisë Ecolog International, përfaqësuar nga filantropi Lazim Destani dhe Spitalit Klinik të Tetovës, përfaqësuar nga Drejtori i Spitalit, Dr. Spec. Ilir Demiri. Memorandumi ka të bëjë me donacionin e radhës që familja Destani ka vendosur të bëjë në qytetin e Tetovës, donacion i cili do të zhvillohet në periudhën në vijim dhe do të fillojë me rikonstruimin total të një…
Pothuajse nuk ka mbetur asgjë nga ish-fabrika e mobiljeve “Treska” pas disa muajsh pastrimi të objekteve industriale të rrënuara në këtë lokacion në lagjen Bunjakovec të Shkupit. Meta.mk siguroi fotografi nga lokacioni i fabrikës “Treska”, nga të cilat shihet se investitori e ka pastruar tërë lokacionin dhe e ka kthyer atë në një lloj piste aeroporti, para se të vazhdojë me ndërtimin e objekteve të tjera të banimit, njofton Portalb. E përderisa në terren pa rreshtur shtohen shtyllat e betonit të objektit të parë të banimit nga kompania “Golden Art”, parashtrohet pyetja se çfarë do të ndodhë me gjelbërimin që gjendet në këtë lokacion…
“Duhet të presim nëse Palevski do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike” Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga pret që nga java e ardhshme Turqia të filloj procedurën rreth kërkesës së Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e Lupço Palevskit. Ai njoftoi se janë dërguar dokumentet disa herë, përmes DHL-së, në mënyrë elektronik, përmes MPJ-së sonë dhe ambasadës. Kështu që, sipas tij nga e hëna e më tej të gjitha kërkesat do të merren në procedurën e mëtejmë në Turqi. “Kemi komunikim joformal me autoritetet turke, por është shumë herët për të biseduar për periudhën e mëtejshme sepse nuk e dimë a…

