Author: Hamdi Kumanova

Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Jug ka ngritur kallëzim penal ndaj 31-vjeçarit E.D., 47-vjeçarit E.Sh. dhe një i mitur, të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kontrabandim me imigrantë”, njoftoi MPB. “Më datë 24.01.2024, punonjësit e policisë kanë ndaluar të akuzuarit e tretë, i cili me automjetin e pasagjerëve “Fiat Stilo” po transportonte tetë emigrantë nga Siria, të cilët i akuzuari i dytë dhe i tretë kishin marrë vesh dhe organizuar transportin”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sot ka takuar kryetar të Odës Ekonomike Branko Azeski. Në takim u diskutua për mjedisin ekonomik në vend, për mbrojtjen e interesave të komunitetit të biznesit, si dhe për mbështetjen e sektorit privat. Kovaçevski në takim theksoi se në vitet e kaluara Qeveria dhe komuniteti i biznesit në vend kanë punuar intensivisht në konceptimin e kërkesave të ekonomisë dhe një pjesë e madhe e propozimeve dhe kërkesave të tyre janë përfshirë në masat e qeverisë, si dhe në rregulloret ligjore. Bashkëbiseduesit theksuan se në periudhën e kaluar jemi përballur vazhdimisht me kriza, me krizën energjetike…

Lexo më Shumë

Një vajzë 20-vjeçare ka ndërruar jetë nga gripi, konfirmojnë nga Klinika për Sëmundje Infektive në Shkup, e cila paraqet vdekjen e shtatë si pasojë e gripit këtë sezon. Mësohet se vajza është transferuar nga Klinika e Hematologjisë. Ajo nuk ishte e vaksinuar. Zllate Mehmedoviç nga Komisioni për Sëmundje Infektive, tha se gripi mund të shkaktojë probleme të mëdha për njerëzit me sëmundje të rënda ose kronike. ” Sa herë që fillon sezoni i vaksinimit të gripit, dihet se është për personat që janë në listën prioritare, për të cilët nuk ka vonesë në vaksinim, janë ndër të…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë ka reaguar ndaj akuzave të Shoqatës së Gazetarëve për pjesëmarrjen e disa gazetarëve në Kuvend. “Lidhur me shqetësimin e shprehur nga Shoqata e Gazetarëve në një shkresë drejtuar Kabinetit tek Kryetari i Kuvendit, por edhe përmes mediave, dhe në lidhje me seancën që është mbajtur më 28 janar 2024, në të cilën u zgjodh Qeveria teknike e Republikës së Veriut Maqedoni, ju njoftojmë se nuk po flasim për një marrëdhënie të privilegjuar të Kuvendit ndaj gazetarëve të caktuar, as për trajtim joparimor ndaj gazetarëve dhe mediave punëtorë nga mediat vendase. Duam të theksojmë se, për…

Lexo më Shumë

Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se në tre raste, është parandaluar kontrabandimi dhe shmangia e tatimit të mallrave. Nga Doganat thonë se malli është konfiskuar, ndërsa ndaj të personave është ngritur kallëzim për kundërvajtje. “Në rastin e parë, një importues ka dashur t’i shmanget detyrimeve doganore për produkte në vlerë prej 273 mijë denarëve, të cilat ka tentuar t’i kontrabandojë me mallin që ka deklaruar për doganë importuese. Qëllimi është penguar nga një ekip mobil i Departamentit për kontroll dhe hetime, i cili gjatë kontrollit të një automjeti mallrash në njësinë doganore Kumanovë, ka konstatuar mall të tepërt,…

Lexo më Shumë

MPB njofton se tek të burgosurit në burgun e Manastirit është kapur lëndë narkotike. “Dje, në orën 13:30, në burgun e Manastirit, gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e të burgosurve tek D. D. (36), T. P. (35), N. P. (37), O. M. (27) dhe D. P. (47) është zbuluar marihuanë. Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përb…Rriten çmimet e derivateve të naftës në MaqedoniShkarkimi i katër kryetarëve në veri, KQZ nis verifikimin e nënshkrimeveVazhdon shkëlqimi i Granit Xhakës, sërish në formacionin e javës në BundesligaBritaniku ia dërgoi faturën gruas së tij, pas…

Lexo më Shumë

Gjyqtarja Daniella Dimovska për shkaqe private sot kërkoi që të përjashtohet nga trupi gjykues në lëndën “Titanik”. Më herët ajo ka kërkuar përjashtim edhe nga rasti “Talir”. Bëhet fjalë për dy lëndët që i janë ndarë asaj, të cilët i ka udhëhequr gjyqtari Osman Shabani i cili së fundmi është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkup. Para seancës së sotme e cila ishte shtyrë për më 1 mars, gjykatësja theksoi se me njërin nga të akuzuarit ka qenë kolege derisa ka punuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa me tjetrin siç tha janë njohur nëpër…

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk i harron e as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia, Në një postim në Facebook, ai ka kujtuar masakrën e 27, 28 dhe 29 janarit të vitit 1999 në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës. “Përvjetorët na i përtërijnë plagët e luftës. Plagët e krimeve që nuk vjetrohen. Republika e Kosovës nuk i harron e as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia”, ka shkruar ai. Postimi i plotë: Më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, forcat e armatosura serbe i vranë 30 shqiptarë në…

Lexo më Shumë

Sot për të gjashtën herë do të vendoset nëse paga e punonjësve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të mbetet e njëjtë apo do të ulet me 21 për qind. Punonjësit u mblodhën para fondit dhe dërguan mesazh të qartë – nëse ulet paga, organizata sindikale e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore do të aktivizojë vendimin e grevës të marrë më 16.11.2023, transmeton Portalb.mk. Ata kërkuan nga anëtarët e Bordit Drejtues dhe drejtorët e FSSh-së që të mos i sjellin qytetarët në situatë që të mos mund të ushtrojnë asnjë të drejtë nga sigurimi shëndetësor, sepse nëse fillon greva, asnjë punonjës…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në RMV reagon ndaj mbishkrimeve ku thuhet se me iniciativën e Ministrisë dhe Qeverisë, participim për studime në institucionet e arsimit të lartë shtetëror do të dyfishohet për të tre ciklet e studimeve. Ky është, siç thonë ata, informacion i rremë. “Apelojmë që studentët të jenë të qetë sepse do të vazhdojnë të paguajnë të njëjtat shuma për shtetin dhe kuotën e bashkëfinancimit që janë të vlefshme për momentin. Në komunikim me Universitetin “Shën Kiril dhe Metodit” në Shkup, kemi marrë informacion se Rektorati ka kërkuar mendimin e fakulteteve dhe njësive se a janë të…

Lexo më Shumë

“LSDM-ja ia dhuroi Maqedoninë BDI-së”, “Maqedoni po I përjeton kohërat më të turpshme”. Kështu thonë nga VMRO-DPMNE-ja pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si Kryeministër I Qeverisë teknike. Kritikat dërgohen në adresë të socialdemokratëve, të cilët, sipas opozitës maqedonase, për të shpëtuar karriget, e bënë Talat Xhaferin Kryeministër. “Ali Ahmeti festonte, kurse Kovaçevski ulte kokën, kurse e gjithë LSDM-ja votoi. Kovacevski jo vetëm që e shiti veten, por edhe LSDM-në dhe deputetët e tyre. Por, nuk kanë fund nëncmimet e Kovacevskit për dëshirën për pushtet. Ai e lut Komandant Forinënd he Ahmetin që ta mbështesin Stevo Pendarovskin dhe të kenë lista…

Lexo më Shumë

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi dhe Bordi i Akademisë Verore Arbën Xhaferi dënojnë ashpër gjuhën fyese ndaj figurës së Arbën Xhaferit të përdorur nga një organizate e afërt me BDI-në gjatë votimit të qeverisë teknike. Portali X mbrëmë publikoi pamje të një bisede midis dy individëve të paraqitur si njerëz të një organizate propaganduese të BDI-së, ku përveç se tallej një nga thëniet më emblemetike të Arbën Xhaferit “më mirë një ligj i mirë sesa një post”, fyhej në termat më të rënda vetë figura e Arbën Xhaferit. Gjuha e përdalë e përdorur…

Lexo më Shumë