Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Athinë në një park në zonën e rrugës Sidirokastro.
Ngjarja mësohet nga mediat greke të ketë ndodhur rreth orës 04:00. Sipas informacioneve autorët kanë qenë me makinë dhe e kanë qëlluar shqiptarin 34-vjeçar 3 herë.
Bëhet me dije se emri i shqiptarit është Renis Fejzolli. Ai rezulton i arrestuar në vitin 2019 në Greqi për çështje droge, por deri tani provat nuk tregojnë përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë. 34-vjeçari u gjet në park nga një patrullë policie të cilëve iu kërkoi ndihmën e parë.
Më pas ai u dërgua në spitalin “Georgios Gennimatas” ku ndodhet aktualisht i shtruar. Efektivët grek i kanë dhënë ndihmën e parë dhe duket se ajo i ka shpëtuar jetën Fejzollit.