Në shkurt të vitit të ardhshëm do të fillojë mësimi i gjuhës maqedonase në Katedrën e sapohapur të gjuhës maqedonase në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin në Tiranë, njoftojnë nga Seminari Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Maqedonase në USHCM. Nga aty theksojnë se mësimin do ta mbajë ligjëruesja e sapozgjedhur dr. Sllavica Sviderska dhe se në vijim janë proceset e përcaktimit të statusit të lëndës së gjuhës maqedonase. Me iniciativë të drejtoreshës së Seminarit Ndërkombëtar për gjuhë, letërsi dhe kulturë maqedonase në USHCM në Shkup, prof. Dr. Kristina Nikollovska, siç thuhet në kumtesë, Katedra, përveç…
Author: Hamdi Kumanova
Nevoja për fuqi punëtore ka bërë Shqipëria të shohë Filipinet dhe Indinë si vende me potencial të madh për rekrutimin e punëtorëve, duke hequr dorë nga Bangladeshi. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, tha për Scan TV se sapo ka vendosur një person në Nju Delhi që po studion tregun e punës dhe kapitalin e lirë human në disa sektorë për t’ja ofruar Shqipërisë, e ndërkohë me Filipinet sapo është konkretizuar një nismë e frytshme. ‘’Ne patëm si Dhomë Tregtie një vizitë zyrtare në Filipine, ku takimi u oreintua edhe tek agjencitë e punësimit…
Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikolloski thekson se negociatat me Bashkimin Evropian nuk kanë filluar për shkak të korrupsionit dhe mungesës së sundimit të ligjit. “Ndihem krenar që ia dolëm të pengojmë planin për miratimin e ndryshimeve kushtetuese me diktatin bullgar, sepse nuk pranuam që gjuha maqedonase të jetë dialekt i bullgarishtes dhe jam krenar që i ekspozuam këta banditë në pushtet, për arsyen e thjeshtë se është e qartë pse nuk janë nisur negociatat, nuk është Bullgaria, as ndryshimet kushtetuese, por problemi me shtetin ligjor. Dy ditët e fundit janë prova më e mirë. KE ka paraqitur 40 rekomandime për…
Më 15 dhjetor 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Më 8 nëntor 2010, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Ky vendim i hap rrugë lëvizjes së lirë të shqiptarëve në 27 vendet e zonës Shengen. Kjo ishte një ngjarje historike për shqiptarët, edhe pse ekzistojnë një sërë kushtesh që duhen respektuar. Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë…
Nicolas Guillou, gjykatës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (Gjykatën Speciale), pritet që këtë pozitë ta ushtrojë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (GJPN). Në njoftim zyrtar thuhet se më 5 dhjetor 2023 gjykatësi Guillou u zgjodh gjykatës në GJPN. Nicolas Guillou u emërua gjykatës në Gjykatën Speciale më 7 shkurt 2017 dhe ka kryer funksionin e gjykatësit të procedurës paraprake në çështjet gjyqësore të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, Salih Mustafës, rastin e Hashim Thaçit dhe të bashkakuzuarve, Pjetër Shalës, si dhe të Sabit Januzit e Ismet Bahtijarit. Ai ishte caktuar gjithashtu në funksionin e gjykatësit të vetëm në çështjen kundër…
Ministria e Arsimit në Spanjë u ka propozuar rajoneve vendosjen e ndalimit të përdorimit të telefonave celularë gjatë orëve të mësimit në shkollë. Në veçanti, ministria dëshiron të vendosë një ndalim total në shkollat fillore, ndërsa në shkollat e mesme përdorimi i celularëve do të ishte i mundur vetëm nëse dëshiron mësuesi për një projekt pedagogjik. Kjo masë synon “t’i japë një përgjigje globale një shqetësimi social”, tha ministrja Pilar Alegria, duke shpjeguar se qartë do të ketë “përjashtime” për ata që vuajnë nga problemet shëndetësore, si në rastin e fëmijëve me diabet.
Presidenti rus Vladimir Putin përshkroi qëllimet kryesore për arritjen e paqes me Ukrainën. Vladimir Putin foli tha gjatë një konference për shtyp me gazetarë për synimet e deklaruara në fillim të ‘operacionit ushtarak special’ “Do të ketë paqe kur ne [Rusia] t’i arrijë qëllimet e saj. Një nga synimet kryesore është çmilitarizimi i Ukrainës,” tha Putin. Ai kujtoi gjithashtu se çështjet e paqes u diskutuan në tryezën e bisedimeve me Stambollin, por “dolën të pasigurta.” Sipas tij, Rusia ka shkatërruar 747 tanke dhe 2300 automjete të blinduara të Forcave të Armatosura të Ukrainës që nga fillimi i kundërofensivës ukrainase.
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, e ka quajtur buxhet të regresit dhe jo të zhvillimit, miratimin e buxhetit për vitin 2024. Deputeti Gashi tha se në këtë buxhet nuk u dha mundësia të përfshihet pjesa për protezat e invalidëve të luftës, riparimi i tyre. “Kjo qeveri është e papërgjegjshme, nuk ka propozuar një buxhet zhvillimor, nuk pranoi asnjë propozim që buxheti të përmirësohet. Kjo qeveri ka për qëllim dënimin e komunave ku ata nuk qeverisin”, thotë Gashi. “Buxhet i regresit dhe assesi i zhvillimit”, shprehet ai.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast jo të hijshëm, ku një 14-vjeçar ka përfunduar në spital si pasojë e plagëve të marra nga therja me thikë nga dy të mitur të tjerë, transmeton TV21. Rasti ka ndodhur në Shuto Orizarë të Shkupit. “Më datë 13.12.2023, nëpunësit policorë nga Njësiti për punë të brendshme Çair në kuadër të SPB Shkup, kanë privuar nga liria dy të mitur, duke vepruar ndaj denoncimit paraprak se rreth orës 13:35 në lagjen e Shuto Orizarës në Shkup nga dy të mitur, se me mjet të mprehtë i kanë shkaktuar…
Prokuroria e Ferizajti ende nuk ka arritu të identifikoj kërcënuesit e familjes së Marigona Osmanit. Një vit me parë, nëna e Marigonës përmes Facebookut kishte pranuar një mesazh kërcënues e shqetësues nga një adresë me emër të Dardan Krivaqës. Rasti ishte lajmëruar në Polici. Por, sipas përgjigjes së Prokurorisë Themelore të Ferizajt për Insajderin kanë njoftuar se ende nuk kanë arritur t’i identifikojnë kërcënuesit. Lidhur me rastin ka folur edhe avokati i familjes Osmani, Gazmend Rexhepi. Ai tregon se është interesuar të marr informata nga prokuroria se a janë zhvilluar hetimet për identifikimin e kërcënuesit, por sipas tij nuk…
“Akuzat e tilla janë vetëm arsye për të fshehur dështimin e Maqedonisë sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për këtë fajtore janë Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Kjo qeveri është lidere në krim, thelbi i të gjitha problemeve. Niveli i lartë i krimit dhe korrupsionit ekziston në krye të pushtetit, por ekziston edhe në të gjitha segmentet e tjera të shoqërisë. Praktikisht, nuk ka asnjë sektor në shtet në të cilin nuk ka korrupsion”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO DPMNE-së. Nga kjo parti thanë se nuk është kundër…
10 kushtet që Gjykata e Hagës i ka vendor Nasim Haradinajt Pas lirimit të Nasim Haradinajt Gjykata e Hagës ka vendosur 10 kushte për të. Një ndër kushtet që Haradinaj duhet ta respektoj është qëndrimi i tij në Kosovë si dhe të informojë Administratoren në rast se dëshiron të udhëtojë jashtë Kosovës dhe kërkesa për leje për udhëtim të miratohet nga Kryetarja. Këto janë kushtet që i janë vendosur Haradinajt: Garancia se do të banojë tërë kohën në adresën e shtëpisë, shënuar në Parashtrimet e Haradinajt Të informojë Administratoren dhe stacionin e policisë të identifikuar nga Administratorja për ndërrimin e…

