Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka takuar ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në vend, Angel Angelov. Në takim është konstatuar se mundësia e një takimi të dyfishtë brenda një jave – dypalëshi i sotëm, pas takimit të përbashkët të së hënës me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, tregon vullnetin e të dyja palëve për të promovuar marrëdhëniet e mira fqinjësore, siç u ka hije vendeve me orientim evropian. U bisedua për çështje aktuale me rëndësi për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, për bashkëpunimin dypalësh, si dhe ruajtjen e stabilitetit në kontekstin rajonal dhe…

Lexo më Shumë

Drejtori i Institucionit publik “Parku Kombëtar Mali Sharr” Ibrahim Dehari, sot në konferencë për shtyp ka akuzuar disa komuna për ndotje të ambientit në Malin Sharr. Ai i përmendi komunat që janë pjesë e parkut kombëtar dhe të cilat nuk mbledhin mbeturinat ditore nga disa fshatra, njofton Telegrafi Maqedoni. Dehari tha se kanë dorëzuar kërkesë në Komunën e Tetovës që të mbledh mbeturinat ditore në disa fshatra të malësisë, por shtoi se ende nuk kanë marrë përgjigje. “Problemi me mbeturinat është i kahmotshëm dhe është prezent në të gjitha komunat që funksionojnë në kuadër të Parkut Kombëtar, duke filluar nga…

Lexo më Shumë

Stacioni Policor në Gjakovë sot ka zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata në vendbanimin e të dyshuarit L. K., në fshatin Bardhaniq-Gjakovës, mbi dyshimin se i njëjti posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, pa leje. Bëhet e ditur se gjatë kontrollit, në posedim të tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator. Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lexo më Shumë

Lëvizja Anti-bixhoz sot në konferencë për shtyp ka përshëndetur miratimin e Ligjit për lojërat e fatit, i cili paresheh që objektet e kazinove dhe bastoreve të jenë 500 metra larg objekteve arsimore. Jushi Emërllahu nga Lëvizja Anti-bixhoz, sot në konferencë për shtyp tha se edhe pse ligji nuk i përmban të gjitha kërkesat e tyre, është fillim i mbarë për zgjidhjen e problemit me lojërat e fatit. “Shpresojmë që të kuptohemi drejt, jemi të vetëdijshëm për situatën politike që mbizotëron në vend. Jemi zotuar që të mos jemi pjesë e konfrontimeve politike, të vetëdijshëm se lufta dhe dukshmëria jonë varet…

Lexo më Shumë

MPB bën me dije se dje në ora 18:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “101” në Gostivar automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Polo” me targa të Gostivarit i drejtuar nga 18-vjeçari N.Z. Balindol nga Gostivari ka goditur një të mitur nga Gostivari. “Në aksident e mitura ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Muradi” në Gostivar dhe pak më vonë N.Z. është privuar nga liria”, theksojnë nga MPB. Ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka bërë këqyrje të vendit të aksidentit.

Lexo më Shumë

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi dhe njëherit deputet në Kuvendin republikan, deklaroi sot se nuk do të votojë për shkarkimin e ministrave të ASH-së. “Nuk kam thënë që nuk vijë në Shkup. Do të vijë dhe nuk do të votoj. Ziadin Sela nuk e meriton më të ekzistojë në skenën politike është një kriminel ordiner, mashtrues”, u shpreh Thaçi. I pyetur nëse shumica i ka votat e mjaftueshme për shkarkimin e ministrave, Thaçi me përgjigje. “Është problem e tyre, mendoj se i kanë”.

Lexo më Shumë

Koordinatori i grupit parlamentare të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Adnan Neziri ka komentuar takimin e djeshëm të grupit të Arben Taravarit në Kumanovë. Sipas tij, takimi nuk ishte legjitim. “Sipas statutit të partisë dhe sipas informacioneve tona atje, kanë qenë më pak se 40 anëtarë. Ajo që thonë ata, nuk janë numra real dhe aj takim nuk ishte Kuvend i partisë sepse në pajtim me statutin Kuvendin mund ta thirr vetëm kryetari. Kuvend legjitim i ASH-së, ai i së shtunës që është thirr në ora 13:00”, ka deklaruar Neziri, raporton SHENJA. Ndryshe sot në Kuvend në rend dite është shkarkimi…

Lexo më Shumë

Policia zvicerane ka thënë se një azilkërkues iranian është vrarë nga oficerët, pasi kishte përdorur një thikë dhe një sëpatë për t’i marrë peng dhjetëra njerëz për disa orë në një tren në perëndim të Zvicrës. Asnjëri nga udhëtarët nuk është lënduar, tha Policia. Ai i mori pengjet mbrëmjen e së enjtes dhe Policia, e njoftuar nga udhëtarët, e bllokoi zonën derisa treni ishte ndaluar në qytetin Essert-sous-Champvert, në qarkun Vaud, tha Policia të premten. Iraniani, i cili kishte folur në gjuhën angleze dhe persisht, kishte kërkuar që edhe drejtuesi i trenit t’i bashkohej 15 pengjeve. Pas kati katër…

Lexo më Shumë

Qytetarët që do të gjenden jashtë vendit pas datës 12 shkurt dhe kanë dokumente të vjetra udhëtimi, do të mund të kthehen në vend me dokument që lëshohet në zyrat diplomatike-konsullore. Kështu njoftoi sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në takim me gazetarët. Ai tha se nuk ka vend për panik te qytetarët, duke shtuar se fluksi më i madh i kërkesave për dokumente udhëtimi është në Gjermani.“Janë edhe dy stacione të reja mobile për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit. Numri më i madh është në Bon, ku janë lëshuar mbi 6000 dokumente udhëtimi. Pastaj në Bern, Berlin,…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të votojë për shkarkimin e ministrit Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu nga Aleanca për Shqiptarë. Ziadin Sela nga rradhët e Aleanës për Shqiptarë pas përçarjes partiake theksoi se do të votojë për shkarkimin e ministrave, duke theksuar se kanë sigurar edhe votat e mjaftueshme. “Po patjetër që e kemi shumicën, presim që të zbatohen vendimet e organeve të partisë. E kemi marë një vendim në Këshillin drejtues që në të njejtën kohë është edhe Komisioni kuadrovik i partisë dhe sot duhet të implementohet ajo që e kanë parë si vendim Aleanca…

Lexo më Shumë

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka bërë me dije se në mbledhjen e mbrëmshme të këshillit të Sigurimit të OKB-së Kosova ka marrë disa shuplaka diplomatike. Duke e komentuar këtë mbledhje, Kryeziu ka vlerësuar se këto shuplaka kryeministri Albin Kurti i ka marrë nga aleatët e Kosovës. Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se kryeministri Kurti po mendon për vota e jo për interesa shtetërore. “Qeveria e cila çdo veprim, përfshirë atë shtetëror dhe diplomatik, e ka të ndërtuar mbi përfitimin politik dhe fuqizimin e radhëve të partizanëve, është mëse e dëmshme për interesin kombëtar. Kosova sot…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një kujdestareje 32 vjeçare në çerdhe për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër të tejzgjatur – Moskujdes dhe keqpërdorim i fëmijës nga neni 201 paragrafi 1 lidhur me nenin 45 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. “Në periudhën kohore 2022-2023, punonjësja e dyshuar i një kopshti në Radishan ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike në disa raste ndaj një fëmije të dëmtuar tre vjeçar, i cili frekuentonte grupin e çerdhes në kopsht. Ajo i është drejtuar fëmijës me fjalë fyese, e ka tërhequr zvarrë…

Lexo më Shumë