QYTETI I SHKUPIT: NË RMV MË TË NDOTUR KAVADARI, STRUMICA, TETOVA Sipas Platformës IQ AIR, Shkupi u gjet në vendin e pestë në qyteteve më të ndotura në Evropë, përcjell KlanM. Me indeks të cilësisë së ajrit prej 161, ndotja e ajrit në Shkup, ishte cilësuar si e dëmshme për shëndetin, kurse në në nivel të kryeqendrave evropiane ajër më të ndotur se Shkupi ishte regjistruar në Sarajevë. Por, ndryshe mendojnë nga Qyteti i Shkupit. Sipas tyre, para se të plasohen tituj senzacional duhet të konfirmohen. “Shërbimi botëror i monitorimit “ËAQI”, i cili në kohë reale tregon të dhënat për…
Author: Hamdi Kumanova
Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, sot ka takuar drejtoreshën e Institutit dhe Muzeut – Manastir, Meri Stojanova, me të cilën ka biseduar për aktivitetet aktuale lidhur me rindërtimin dhe përshtatjen e shkollës së vjetër “Dimitar Vlahov”, në fshatin Lubojno, në Qendrën për promovimin e gjuhës maqedonase informonTetovasot. Në takim u përcaktuan aktivitetet që do të vijojnë pas përfundimit të procedurës së tenderit, e cila është në vazhdim. Terreni është gati, tha ministrja e kulturës Kostadinovska-Stojçevska, dhe muajin e ardhshëm mund të fillojë renovimi i shkollës së vjetër. “Kemi arritur që projektin për objektin e vjetër, themelin e identitetit kulturor dhe…
SPB-Ohër ka parashtruar kallëzim penalë për një shtetas të Kinës dhe një qytetar të Ohrit, pasi të njëjtit dyshohet se nuk e kanë paralajmëruar se do të kryejnë punë në autostradë, që prek rrjetin elektrik, përcjell TV21. Nga SPB-Ohër thonë se të njëjtit dyshohen se kanë shkaktuar dëm prej 502.000 denarëve. “SPB-Ohër ka parashtruar kallëzim penal kundër M.J.(56) nga Republika Popullore e Kinës për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprat penale “shkatërrim ose dëmtim i instalimeve publike” dhe “punë e pabazë në detyrë”, si dhe ndaj A.N.(62) nga Ohri për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës…
Nesër (21 dhjetor) është ditë jo pune për qytetarët e komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e RMV-së nr. 21/98 dhe 18/07), 21 dhjetor 2023 (e enjte), Dita e mësimit në gjuhën turke është ditë jo pune për qytetarët që i përkasin komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e komunitetit turk për Ditën e Mësimit të Gjuhës Turke”, thonë nga MPPS.
Ministria e Financave ka siguruar 560 milionë euro për përfundimin e pjesës së fundit të hekurudhës së Korridorit 8 deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë. Mjetet janë siguruar nga Banka Evropiane e Investimeve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, nga BE-ja përmes grantit VBIF dhe përmes programit IPA. “Me këtë rrumbullaksojmë financimin e projektit për ndërtimin e linjës hekurudhore të Korridorit 8 deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë. Kemi siguruar mjete në vlerë prej 175 milionë eurove nga Banka Evropiane e Investimeve, gjithashtu, 175 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, grant në vlerë prej 149…
Gjykata Supreme ka vlerësuar se ankesa e ish kryeministrit Nikolla Gruevski i dënuar me 6 vite burg për rastin “Parcelat në Vodno” është e pabazë dhe vendimi i shkallës paraprake mbetet në fuqi. Supremja ka vepruar mbi kërkesën e Gruevskit për shqyrtim të jashtëzakonshëm të dorëzuar në prill të vitit 2022 dhe ankesën e tij ndaj vendimit të Apelit nga shkurti i vitit 2023. /A.K.
“Idiotizmi i një vendimi”, kështu e quan Ardian Demiri i Lëvizjes Demokratike, vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, për të ndarë 1200 denarë në muaj nxënësve filloristë dhe 1800 atyre të shkollave të mesme, për një periudhë për gjashtë muaj, apo deri në zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Demiri, i cili është koordinator i LD-së në Strugë, thotë se pushteti përgaditet që me këtë lëmoshë ta blejnë dhe shantazhojnë qytetarin e rëndomtë!!! “Pasi që përgjatë gjithë kësaj kohe sa janë në pushtet, 22 vite, qytetarin e zakonshëm e sollën buzë greminës së ekzistencës, tash me një masë…
Një 41 vjeçar nga komuna e Novacit ka ndërruar jetë nga aksidenti i djeshëm në rrugën Manastir–Makovë, ku u përfshinë 4 automjete, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se në aksident është përfshirë edhe një kamion me targa të Shqipërisë. “Me datë 19.12.2023, në ora 18:53 në SPB-Manastir është raportuar se në rrugën rajonale Manastir–Makovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “Seat” me targa të Manastirit, që drejtohej nga nga S.N.(41) nga fshati Aglarci i Poshtëm, komuna Novaci, dhe automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa të Resnjës, i drejtuar nga J.V.(29) nga Resnja, automjeti pasagjerësh “Renault”…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvend e ka për detyrë ligjore që ta plotësojë përbërjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Kovaçevski nuk e komentoi kërkesën e opozitës shqiptare që të ketë anëtar në KSHZ. “Edhe Kuvendi edhe Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime duhet të veprojë sipas ligjit dhe ta kompletojnë përbërjen e KSHZ-së”, tha mes tjerash Kovaçevski.
Presidenti Stevo Pendarovski sot ka pritur në takim gjeneralmajor Arben Kingji, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Në takim u diskutua për bashkëpunimin dypalësh ushtarak dhe të mbrojtjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe u konstatua se është në nivel të kënaqshëm dhe u shpreh interesi për forcimin e këtij bashkëpunimi, përmes një dialogu të hapur dhe konstruktiv. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, si dy anëtarë me të drejta të plota dhe…
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot ka marrë pjesë në promovimin e një rruge të re në Tetovë, ndërsa në paraqitjen e tij para mediave, ai foli për disa çështje tjera. I pyetur për partitë opozitare shqiptare, gjegjësisht anëtarin e tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), ai tha se kryetari i Kuvendit e ka shkelur ligjin dhe se nuk do të lejojnë që të shkohet në zgjedhje nëse opozita shqiptare nuk ka anëtar në KSHZ, njofton Telegrafi Maqedoni. “Ligji është i qartë dhe parasheh që çdo ndryshim të strukturave të partive në pozitë dhe opozitë, në afat…
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski informoi se janë ndarë 13 milionë euro nga Buxheti i MPB-së për uniforma, pajisje teknike dhe automjete – implementuam standarde të larta evropiane për pajisje materialo-teknike për policinë e Maqedonisë. “Në këtë mënyrë, përveç policisë së uniformuar me një komplet të uniformave (xhaketa dimërore, çizme të larta speciale, pantallona verore dhe dimërore, këpucë me thembra të trasha e të holla, kapela verore dhe dimërore, këmisha me mëngë të shkurtra dhe të gjata, bluza polo, gjysmë- këpucë të larta, jelekë fluorescentë) me komplet uniforma i kemi furnizuar edhe njësitet organizative NJSAT “Tigri”, NJPSH, NJPI,…

