Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar për mediat, ndërsa ka sqaruar mesazhin e tij duke u veshur si mjek. “Sigurisht që të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë se opozita ka që nga data 5 tetor, po mbushen dy muaj, që proteston. Ka një aksion opozitar, përsa i përket ngritjes së komisioneve hetimore, që kjo maxhorancë i pengon me forcën e kartonit. Kam ardhur në mënyrë simbolike për t’i treguar maxhorancës se aksioni ynë, i opozitës, nuk është për interesa personale. Kushdo që ta bëjë pis këtë aksion. Aksioni ynë ka nisur nga data 5 tetor dhe do të…
Author: Hamdi Kumanova
Dje në ora 14:40 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Karposhit në Shkup është gjetur një karrocë me foshnjë në të e braktisur dhe në karrocë ka qenë e vendosur kontakti telefonik dhe raportet mjekësore të nënës. Nëna 19-vjeçare është ndaluar, njofton MPB. Në karrocë ka pasur kontakt telefonik si dhe raporte mjekësore të nënës dhe rasti është raportuar në MPB. Policia gjeti nënën MS. (19) nga Shkupi dhe e kanë ndaluar, njoftojnë nga MPB. Deri më tani nuk ka detaje për arsyet pse foshnja ka mbetur vetëm. Pas zbardhjes dhe dokumentacionit të plotë,…
Një 90-vjeçarje i përfundoi së fundmi studimet në master, duke u bërë kështu personi më i vjetër që arriti të merrte diplomën. Upi ka shkruar se Minnie Payne u tha zyrtarëve të Universitetit të Teksasit se kolegjin e kishte nisur shumë vite më parë, por pauzoi për një kohë tepër të gjatë për t’u marrë me punën si transkriptuese dhe përpunuese e teksteve. Ajo ndoqi universitetin e gazetarisë dhe të biznesit në kampusin UNT. “Kam punuar gjithmonë me fjalë dhe gjithmonë më ka pëlqyer të shkruaj, kështu që pothuajse menjëherë u ktheva në studime. Doja të përmirësohesha”, ka deklaruar…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se dy thirrjet publike për mbështetje financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, si dhe për studentët janë të publikuara në ueb faqen,.www.mon.gov.mk,ndërsa afati përfundimtar për aplikim është 24.12. 2023 Gjatë krijimit të masave është kujdesur që procesi i aplikimit të jetë i thjeshtë.Megjithatë, për të përmbushur kërkesat e disa prej aplikantëve potencial,procesi është thjeshtuar më tej. Ju njoftojmë se me rastin e aplikimet të nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme, prindërit/kujdestarët që nuk janë të punësuar ,nuk janë të detyruar të dorëzojnë vërtetim nga Agjencia e Punësimit, por…
Ka nisur ndërtimi i linjës 400 KV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, projekt i cili pritet të kushtojë 70 milionë euro dhe përfshin ndërtimin e një linje transmetimi Fier – Elbasan dhe Elbasan – Qafë Thanë. Përfitimet ekonomike të Shqipërisë nga kjo linjë transmetimi do të jenë të mëdha, tha ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner. “Kjo linjë do t’i mundësojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të shkëmbyer energji në tregjet përkatëse. Shqipëria mund të shesë tepricën e saj drejt Maqedonisë së Veriut dhe partnerëve të tjerë në rajon, gjë që është burim shtesë të ardhurash. Është gjithashtu…
Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen fjalët përmbyllëse të të akuzuarve në rastin “Llaskarca”. Fjalë përmbyllëse në seancën e kaluar pati prokurori publik, Darko Jakimovski dhe mbrojtësit e të akuzuarit të parë, pronarit të “Durmo Turs”-it, Durmish Belulit. Në seancën e sotme është paraparë fjalë përmbyllëse të ketë mbrojtja e përgjegjësit për transport në ndërmarrje, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët ngarkohen për kryerje të veprave të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, si dhe mbrojtja e tre të punësuarve në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski…
Kolona njerëzish presin për marjen e vërtetimit se prindi është i papunë, përcjellë Klan M. Këto vërtetime deri dje ishin të nevojshme në aplikimin për ndihma financiare për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme pas shpalljes së konkursit nga Ministria e Arsimit. Por sipas vendimit të fundit që u publikua mbrëmë MASH njoftoi se me rastin e aplikimet të nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme, prindërit/kujdestarët që nuk janë të punësuar, nuk janë të detyruar të dorëzojnë vërtetim nga Agjencia e Punësimit, por duhet të dorëzojnë certifikatën e të gjitha llogarive personale të transaksionit për muajin…
“Sot neofashisti Apasiev feston fitoren ndaj Titos së tij. Në vend që të jetë krenar që është maqedonas, ai kënaqet që në letërnjoftimin e tij shkruhet maqedonase/qytetar i RMV-së”, shkruan ministri i drejtësisë, Krenar Lloga në një postim në rrjetet sociale, duke i çuar porosi kryetarit të partisë E Majta, Dimitar Apasiev. Ky i fundit më herët kishte njoftuar se Gjykata Kushtetuese e ka pranuar në ekstrakte Nismën e së Majtës kundër përkatësisë etnike në çertifikata. Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme vendosi të nisë procedurë për pjesët e tre neneve të Ligjit të Gjendjes Civile, të cilat përmbajnë…
SHBA inkurajon Qeverinë e Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrë të gjitha masat për të arritur të ardhmen më të mirë të mundshme për vendin, thanë për AIM nga Departamenti i Shtetit. “Këtu përfshihen reformat në sektorin e drejtësisë, shëndetësisë dhe arsimit, të cilat do t’i hapin rrugën integrimit të plotë në BE”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. I pyetur nëse diplomacia amerikane ndihmon në tejkalimin e ngërçit me pamundësinë e votimit të amendamenteve kushtetuese si parakusht për përparim në negociatat para anëtarësimit me BE-në, zëdhënësi thotë se përgjigja për këtë duhet kërkuar në zgjedhjet e ardhshme. …
Këshilli i prokurorëve publikë të premten duhet të zgjedhë ushtruesin e detyrës, i cili do ta zëvendësojë prokurorin publik aktual republikan, Lubomir Joveski, të cilit i përfundon mandati të hënën. Ushtruesi i detyrës do të zgjidhet nga radhët e prokurorëve republikanë dhe në këtë pozitë do të jetë deri në zgjedhjen e prokurorit të ri publik republikan për të cilin procedura është në vazhdim. Në shpalljen janë paraqitur tre kandidatë – Lidija Raiçeviq, Fatime Fetai dhe Lupço Kocevski. Ndryshe, në seancën e sotme të Këshillit të prokurorëve publikë, prokurorja nga PTHP NKOK, Lile Stefanova është zgjedhur prokurore në Prokurorinë…
Ligji daton në vitin 1868, por deri më tani ai nuk ishte zbatuar kurrë për një kandidat për Shtëpinë e Bardhë, aq më pak për një ish-president që kërkon rizgjedhjen. Por Gjykata e Lartë e Kolorados iu referua atij në vendimin historik me të cilin dje përjashtoi Donald Trump nga zgjedhjet paraprake republikane të shtetit. Amendamenti i 14-të i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara u miratua menjëherë pas përfundimit të Luftës Civile. recommended by OSSEIN+ Kjo metodë shtëpiake do të ndalojë dhimbjen e kyceve në vetëm 3 MËSO MË SHUMË Seksioni i tretë thotë: Asnjë person nuk duhet të…
Qeveria irlandeze do të ngrejë një çështje ligjore kundër Mbretërisë së Bashkuar sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR). Çështja ndërshtetërore është lidhur me vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të sjellë Aktin e Trashëgimisë së Problemeve të Irlandës së Veriut, ka konfirmuar zëvendëskryeministri, Micheal Martin. Akti u bë ligj i Mbretërisë së Bashkuar në shtator të vitit 2023. Ai duket se do t’i japë fund procedurave ligjore në lidhje me problemet duke u dhënë imunitet njerëzve që bashkëpunojnë me Komisionin e ri të Pavarur për Pajtimin dhe Rimëkëmbjen e Informacionit (ICRIR). Nga ana e Mbretërisë…

