Author: Hamdi Kumanova

Në Gjykatën Themelore në Strugë sot për herë të tretë do të fillojë procesi gjyqësor kundër tre mjekëve nga Spitali i Strugës, gjinekologu Muhamed Asani, djalit të tij mjekut Blerton Asani dhe mjekes Liljana Jovanovska, të akuzuar nga Jëlldëz Veapovska nga Dibra, të cilës gjatë lindjes me prerje cezariane i kanë hequr mitrën, veshkën dhe vezoren. Procesin gjyqësor, siç informon për MIA-n kryetari i gjykatës në Strugë Ifet Bajramoski, do ta udhëheqë gjykatësi Jordan Jovanov. Procesi gjyqësor me lehonën nga Dibra për herë të tretë nis nga fillimi për shkak të daljes në pension të gjykatësve që e udhëhoqën,…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, viziton sot Shqipërinë, ndërsa do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama. Fokusi i vizitës është çështja e marrëveshjes mes dy vendeve për emigrantët. Ministri i Jashtëm Italian pritet të vizitojë dhe Shëngjinin. Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese në 13 dhjetor mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Bardhi-Berisha kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët afrikanë duke sjellë automatikisht pezullimin e saj deri në një vendim përfundimtar të dhënë nga gjykata. Seanca e parë, pritet të mbahet në 18 janar, 2024 ku palët do të paraqesin pretendimet e tyre dhe më…

Lexo më Shumë

Vitin e ardhshëm, përdorimi i dronëve në Shqipëri nuk do të jetë një aktivitet i pakontrolluar. Për të fluturuar një dron nuk do të mjaftojë vetëm pasja e pajisjes teknologjike por do të duhet edhe një certifikatë aftësie, një numër identifikimi dhe madje edhe një orar i rezervuar për fluturimin. Kjo u bë e ditur nga kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil Maksim Ethemaj. Kjo iniciativë për regjistrimin dhe kontrollimin e përdorimit të dronëve merret për të shmangur dëmet që mund të shkaktojë në popullatë përdorimi i pakontrolluar i tyre. “Vitin tjetër do fillojë regjistrimi i dronëve, vendosja e kodit…

Lexo më Shumë

Instituti IDEA ka publikuar një raport të numrit të shfrytëzuesve të shtesave për fëmijën e tretë dhe të katërt gjatë periudhës 2013-2023, si dhe natalitetit në përgjithësi në Maqedoninë e Veriut. Të dhënat tregojnë që popullsia e Maqedonisë së Veriut ka pësuar ndryshime të konsiderueshme në dekadën e fundit, si nga struktura e moshës ashtu edhe për nga përbërja etnike. Si pasojë e natalitetit të ulët dhe migrimti të lartë, popullsia në Maqedoninë e Veriut po plaket dhe po tkurret, ndërsa proporcioni i etnive gradualisht po ndryshon si pasojë e shkallëve të ndryshme të natalitetit tek etnitë përkatëse. …

Lexo më Shumë

“Është hutuar, s’flet dot”, kështu deklaroi avokati i Bujar Fandajt pas lënies në burg të klientit të tij. 41-vjeçari nga Kosova, dyshohet se ekzekutoi mëngjesin e të martës 2 7 herë me thikë 27 vjeçaren Vanessa Ballan, me të cilën kishte pasur një histori të shkurtër dashurie. Mediat italiane shkruajnë se hutimi i Fandaj mund të jetë një justifikim i avokatëve për të fituar më shumë kohë dhe për t’iu mos iu përgjigjur pyetjeve. Vanessa punonte si asistente shitjesh në një supermarket dhe kishte 11 vite e lidhur me bashkëshortin e saj Nicolo Scapinello. Por më pas në…

Lexo më Shumë

Një 50-vjeçare është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim prej kohësh, pas akuzave se ka ndihmuar emigrantët e paligjshëm të kalojnë kufirin. Autorja me iniciale I. T.(D.), banuese në Bullgari, ishte dënuar me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, ka caktuar për këtë shtetase, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Ajo dyshohet se ishte pjesëtare e një grupi kriminal që ushtronte në mënyrë të organizuar,…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se studentët të cilët aplikojnë për realizimin e të drejtës për kompensim financiar për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të transportit ndërqytetës, aplikojnë vetëm elektronikisht përmes portalit e-uslugi, mon.gov.mk. Aplikimi zgjat deri të hënën, 25 dhjetor 2023. Studentët duhet të bashkëngjisin një çertifikatë për të qenë student me kohë të plotë në një universitet shtetëror; certifikatën e shtetësisë; kartë identiteti ose dokument tjetër identifikimi; faturën e transaksionit dhe vërtetimin e shumës së biletës mujore për transportin ndërqytetës nga vendbanimi në vendin e studimit. Si dëshmi duhet të dorëzohet një foto e një bilete…

Lexo më Shumë

Qeveria dhe Ministria e Financave kanë siguruar qasje në kapitalin e ri shtesë prej 50 milionë euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vendore për investimet e tyre. Mjetet do të plasohen përmes Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut dhe do të jenë në dispozicion për shfrytëzuesit e fundit përmes bankave afariste në vend. Mjetet janë siguruar përmes Bankës Franceze Zhvillimore, me të cilën sot u nënshkrua marrëveshja nga Ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe drejtori ekzekutiv i Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, Kire Naumov. Marrëveshjen në emër të Bankës Franceze Zhvillimore u nënshkrua nga Mathieu Wasser, drejtor…

Lexo më Shumë

Nga janari deri në nëntor të këtij viti policia pyjore ka ngritur gjithsej 1258 kallëzime për kundërvajtje dhe 97 kallëzime penale, për prerjen joligjore të druve. Janë konfiskuar përkohësisht 76 automjete mallrash, 207 automjete pasagjerësh, 42 traktorë, 49 traktorë rimorkio, 126 sharrë elektrike me motor dhe po ashtu janë konfiskuar 2148 metër kub dru zjarri, dhe 103 metër kub dru teknik. Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski tha se në tre vitet e fundit janë ngritur mbi 6000 kallëzime për kundërvajtje dhe penale dhe janë dhënë 3100 aktgjykime të plotfuqishme kundër prerjeve të paligjshme të druve për ngrohje. “Do të…

Lexo më Shumë

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka thënë se Kievi ka pranuar këstin e fundit prej 1.5 miliard eurosh, prej paketës 18-miliardëshe të ndarë nga Bashkimi Evropian. “Sot, kemi pranuar 1.5 miliard eurot e fundit prej paketës financiare 18-miliardëshe. Shpresojmë për një mbështetje të vazhdueshme, të palëkundur nga ana e BE-së”, ka thënë Shmyhal në X – platformë e njohur më parë si Twitter, më 21 dhjetor. Ai e ka bërë deklaratë pasi Gjermania ka njoftuar se do të ndajë 88.5 milionë euro shtesë, për të ndihmuar në përforcim të sistemit ukrainas të energjisë, pas sulmeve ukrainase në këtë infrastrukturë.…

Lexo më Shumë

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (20-dhjetor) rreth orës 20:30, në Jazhincë të Tetovës, në afërsi të vendkalimit kufitar, kanë privuar nga liria një të mitur nga Republika e Kosovës. Ai ishte raportuar në orën 19:00 nga një banore 18-vjeçare e një fshati të Tetovës se kishte abuzuar me të dhënat e saj personale dhe e kishte kërcënuar se të publikonte të dhënat dhe fotot e saj me përmbajtje eksplicite në rrjetet sociale nëse ajo nuk paguante atij një sasi të caktuar parash. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër të miturit nga Kosova do të përgatiten parashtresa përkatëse.

Lexo më Shumë