Rusia mund të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara nëse Uashingtoni konfiskon pasuritë e ngrira të Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax duke cituar zëvëndës ministrin e Jashtëm Sergei Ryabkov. Shtetet e Bashkuara “nuk duhet të veprojnë sipas iluzionit se Rusia është e varuar nga marrëdhëniet diplomatike me ta,” tha zoti Ryabkov. Rusia i ka cilësuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara si “nën pikën zero” për shkak të ndihmës ushtarake dhe financiare të Sheteve të Bashkuara për Ukrainën. Zoti Ryabkov tha se ndërprerja e marrëdhënieve nuk do të fillohej nga ana…
Author: Hamdi Kumanova
Gjetjet nga obduksioni i trupave të të vrarëve Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski kanë mbërritur në Prokurorinë Publike. Tashmë me ta, do të duhet gjenden përgjigjet se si u rrëmbye dhe u vra e mitura Vanja dhe 74-vjeçari Pançe. 14-vjeçarja Vanja u shpall e zhdukur më 27 nëntor dhe Pançe nga Velesi më 24 nëntor. Trupat e tyre u gjetën më 3 dhjetor. Në lidhje me dy rastet dyshohen pesë persona, tre prej të cilëve e kanë pranuar fajësinë. Të gjithë janë në paraburgim. I dyshuari i parë është Ljupço Palevski Palço, i cili pritet të…
Ministria e Arsimit për shkak të interesimit të lartë të qytetarëve për të realizuar të drejtën për mbështetje financiare të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, ka vazhduar afatin e aplikimit deri të hënën më 25 dhjetor. Ministria e Arsimit siç njofton Klan M, ka sqaruar edhe procedurat e aplikimit, respektivisht u është përgjigjur pyetjeve më të shpeshta që janë përashtruar nga aplikuesit. “Prindërit që marrin ndihmë të garantuar minimale nga shteti, gjatë aplkimit, dorëzojnë vetëm VENDIMIN për për ndihmën e garantuar minimale që jepet nga Qendra për Punë Sociale” – thonë nga MASH. Prindërit apo kujdestarët që nuk…
Secili ministër do të vendosë se sa persona të rinj i duhen dhe ata duhet të jenë në përputhje me buxhetin e institucionit. Në rast të tejkalimit të buxhetit, përgjegjësia bie mbi ministrin, tha ministri i Financave Fatmir Besimi në konferencën për media. Sipas tij, paraprakisht do të shkruajnë deklaratë se do të punësojnë sipas buxhetit dhe nëse e tejkalojnë atë do të mbajnë përgjegjësi penale. Fatmir Besimi nuk mendon se kjo do të krijojë kaos punësimi në sektorin publik, përkundrazi, sipas tij, kjo do të sjellë rregull. Ai shtoi se nëse bëhet fjalë për nderrmarje publike…
Trupi Koordinues për Analizën dhe Forcimin e Legjislacionit në Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbajtur sot një mbledhje për të shqyrtuar mundësinë e forcimit të masave kufizuese në lidhje me listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, Propozimi për ndryshime në Ligjin për Masa Kufizuese është iniciuar nga zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, për të mundësuar sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i referohen korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe kërcënimeve hibride, të mund të aplikohen në…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur me ceremoni shtetërore presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në Prishtinë, raporton Anadolu. Pas takimit, i cili zgjati për rreth një orë në Zyrën e Presidentes, Osmani dhe Radev mbajtën konferencë për media. Presidentja Osmani, duke i uruar mirëseardhje homologut bullgar, tha se ky takim vjen pas vizitës së saj në Bullgari gjatë vitit të kaluar. Osmani tha se nga viti 1999 është shënuar angazhimi parë i Bullgarisë për paqen në Kosovë, ndërsa ajo ka vazhduar mbështetjen për Kosovën në çdo etapë të mëtejshme, si me pjesëmarrje në KFOR, në anëtarësimin…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se zyrtarët policorë mëngjesin e sotëm kanë arrestuar 41-vjeçarin E.J. nga fshati Semenishtë, Komuna e Sarajit, pasi siç thuhet në njoftimin e MPB-së gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuat armë dhe municione. “Gjatë bastisjes u gjet një pushkë automatike, dy pistoleta, një karikator pistolete, dy karikatorë automatiku dhe 71 plumba. Nga efektivët policorë është privuar 41 vjeçari E.J. nga liria dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim penal përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk
Këshilli i prokurorëve publik sot do ta mbajë mblehdjen e 23-të, në rend dite të së cilës është miratimi i vendimit për caktim të ushtruesit të detyrës së funksionit Prokuror publik i Prokurorisë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mandati i prokurorit aktual shtetëror publik, Ljubomir Joveski skadon më 25 dhjetor, ndërsa procedura për zgjehdje të pasardhësit të tij është në rrjedhë, ndërsa ushtruesi i detyrës që do të zgjidhet nga radhët e prokurorëve republikanë, do të jetë në këtë funksion deri në zgjedhjen e prokurorit të ri publik republikan. Në konkursin për prokuror të ri shtetëror…
Në Kuvend për sot është caktuar seanca e 135-të, në rend dite të së cilës një nga pikat është Propozim-vendimi për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit. Për kryetar të KSHPK-së është propozuar Tatjana Dimitrovska, ekonomiste e diplomuar nga Shkupi dhe e punësuar në Entin Shtetëror për Revizion (ESHR), e cila nga anëtarët e Komisionit për Seleksionim fitoi 76 pikë. Për anëtarë të KSHPK-së është propozuar gjyqtarja e Gjykatës Themelore Sofija Spasova Medarska me 75,86 pikë të fituara, dy këshilltarë të deritanishëm në KSHPK Biljana Karakashova Shulev me 74,28 dhe Besnik Xhemaili me 74,14…
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski duke folur për autostradën Tetovë – Gostivar në TV21, ai tha se do të bëhet në trasenë ekzistuese, por do të jetë më e gjerë dhe krejtësisht e re. “Do të jetë edhe 10 metra më e gjerë, do të ketë gjelbërim në mes, do të ketë dy korsi lëvizjeje dhe një korsi qëndrimi, në magjistralen aktuale Tetovë – Gostivar”. “E njëjta do të jetë edhe në magjistralen Prilep – Manastir, ku traseja do të jetë kryesisht në rrugën kryesore aktuale”, tha Boçvarski. Ai ka folur edhe për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe…
Doktori Ilir Hasani nga Qendra Emergjente në “Nënë Tereza” dhe Nexhat Jakupi nga Klinika e kirurgjisë torakale kanë bashkuar forcat dhe sot kanë hapur një faqe të re në historinë e kirurgjisë torakale. Që të dy, i janë qasur intervenimit në kurrizin torakal me mënyrë minimale invasive me torakoskop, gjë e cila po ndodh për herë të parë në Maqedoninë e Veriut. “Anterior Thoracoscopic (VATS) Spine Surgery. Për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut 🇲🇰, i qasemi kurrizit torakal në menyrë minimal invazive me torakoskop. Së bashku me Nexhati Jakupin, nga Klinika për kirurgji Torakale dhe…
Ministria e Punëve të Jashtme shënoi përfundimin e kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, ndërsa në fjalën e tij ministri i Jashtëm dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, theksoi se kjo ngjarje është e rëndësishme për të shënuar arritjet dhe sukseset që shënuan kryesimin tonë të organizatës. “Dëshmuam para gjithë botës se posedojmë kapacitet politik dhe praktik, profesionalizëm dhe përkushtim, gjë që kulmoi me organizimin e Këshillit të 30-të të Ministror. Me vendimet që morëm, e realizuam planin që e përshkruam në fillim të Kryesimit – dhamë kontribut të madh në sigurimin e funksionalitetit të OSBE-së. Kryesimi…

