Pas disa orësh operacionesh rutinë, një kontrollor i trafikut ajror merr një telefonatë nga një aeroplan i vogël, treguesit e kabinës së të cilit nuk mund të konfirmojnë se pajisjet e uljes së aeroplanit janë zgjatur për ulje, shkruan CNN. Kontrollori organizon që piloti të fluturojë poshtë kullës, në mënyrë që kontrollori të kontrollojë vizualisht pajisjen e uljes së aeroplanit. Gjithçka duket mirë. “Duket sikur pajisja juaj është ulur”, i thotë kontrollori pilotit, transmeton Telegrafi. Kontrollori bën thirrje që kamionët e zjarrfikësve të aeroportit të jenë gati për çdo rast, dhe aeroplani të kthehet në tokë i sigurt. Skenarët si…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës , Ejup Maqedonci ka thënë se i gëzohet lajmit që ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rreth kërkesës për blerjen e sistemit anti-tank Javeline, dhe rrjedhimisht mund të vazhdohet me hapat tjerë. Ai ka shkruar në Facebook, se proceduralisht janë në pritje të ofertës nga ana e SHBA-së, që pastaj bazuar në të dhe planin e zhvillimit të FSK-së, ta realizojnë blerjen. Postimi i plotë: I gëzohemi lajmit që ka përfunduar periudha tridhjetë ditore e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës…
Policia e Nju Jorkut tha të hënën se gjashtë persona u qëlluan me armë zjarri në një stacion metroje në Bronks, njëri prej të cilëve humbi jetën. Një zëdhënëse e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut tha se nuk është bërë ndonjë arrestim për ngjarjen dhe nuk se nuk është e qartë se në çfarë gjendje janë pesë personat e plagosur. Mediat lokale, duke cituar burime të paidentifikuara nga policia, njoftuan se pesë personat nuk kanë plagë vdekjeprurëse. Të dhënat më të fundit tregojnë se krimet në sistemin e metrosë së Nju Jorkut janë të rralla: rreth 3.8 vetë përdorin…
Qeveria shqiptare ka bërë hapa para me digjitalizimin e shërbimeve qeveritare, por është më pak transparente nga vendet e tjera të rajonit për të publikuar dokumentet zyrtare ndaj publikut. Të dhënat e përpunuara nga “Open Data Kosova”, tregojnë se rezultati i Shqipërisë për shkallën e hapjes së të dhënave zyrtare ishte 24,8 pikë, dukë lënë pas vetëm Bosnjën. Rezultatet më të mira në rajon për transparencën e dokumenteve publike i ka Serbia me një indeks 50.2, më pas Mali i Zi me 36.5, Kosova me 34.2 dhe Maqedonia e Veriut me 27.4. Indeksi i Hapjes Rajonale vlerësoi shkallën e hapjes…
Mbrëmë vonë në polici është raportuar se para një garazhi në “Kisella Vodë” është gjetur trupi i L.S.(65) nga Shkupi. Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi. Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga policia e SPB-Shkup.
Me 90 vota pro, deputetët e Kuvendit Republikan miratuan ndryshimet në Ligjin për siguri në trafik, me çrrastë zgjatet vlefshmëria e lejeve për vozitje dhe të njëjtat do të vlejnë deri në fund të vitit, gjegjësisht 31 dhjetor 2024.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar presidentin e ri të Finlandës. “Urime presidentit të Finlandës, Alexandër Stubb. Ju uroj sukese në udhëheqjen e vendit tuaj në këto kohë sfidash gjeopolitike”, shkruan Begaj në rrjetin social “X”. Ish-kryeministri Alexander Stubb ka fituar balotazhin zgjedhor kundër ish-ministrit të Jashtëm Pekka Haavisto për t’u bërë presidenti i ardhshëm i Finlandës dhe për të marrë përsipër detyrën e drejtimit të politikës së jashtme dhe të sigurisë të vendit nordik tani që është anëtar i NATO-s. Me të gjitha votat e numëruara të dielën, Stubb i qendrës së djathtë të Partisë së Koalicionit Kombëtar…
Në emisionin “Me Zemër të hapur” sot është publikuar intervista ekskluzive e 32-vjeçares në Tiranë, e cila u mbajt e burgosur në shtëpi nga bashkëshorti, ndërkohë që monitorohej gjatë të gjithë kohës me kamera. Ajo ka zbuluar se është dhunuar gjithmonë në sy të fëmijëve nga bashkëshorti, ndërkohë që ka zbuluar se pas denoncimit në komisariat, është dhunuar në shtëpi nga kunata, motra e Asqeriut. “Asqeriu u kthye në 6 janar. Punoi atje dhe nuk i dhanë lekët. Punoi për pronarë turk të cilët nuk e kanë paguar. Ai atje pati edhe një incident. Mora vesh që janë zënë. Më…
Kryetari i Kuvendit Qendror të ASH-së, Ziadin Sela thotë se partia nuk po ndahet, por po kthehet në rrënjët e saj. Pas ndarjeve me kryetarin e partisë, Arben Taravari, Sela tha se është bërë gabim që me insistimin e tij, ai u bë kryetar i partisë. “Për fat të keq, duket se është bërë gabim i madh me vendosjen e këtij kryetari të partisë, por vjen dita që bien maskat. Përgjegjësi më i madh për ngjarjet në Tetovë, jo që unë nuk kisha dyshime, me qëllim që të ruhet partia, që mos të ndodhë kjo që ndodhi, unë insistova atëherë…
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues, duke e dënuar me dënim unik prej 25 vjet burgim Ragip Gashin, për akuzën se kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij M.G i nxitur nga motivet e ulëta të xhelozisë, në mënyrë dinake. Aktgjykimi ndaj Gashit u shpall të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dermaku. Sipas aktgjykimit, i akuzuari Gashi për “Vrasje të rëndë” u dënua me 24 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 2 vite burgim. Ndaj tij, gjykata shpalli dënim unik prej 25 vjet burgim. Aktgjykimi u shpall në mungesë të të akuzuarit Gashi.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka njoftuar sot se zgjidhja e situatës në shkollën fillore “Todor Janev” në Komunën e Çashkës, ku prej dy muajsh nuk ka mësim për shkak të bojkotit dhe bllokadave nga prindërit maqedonas, është afër fundit. Problemet në këtë shkollë nisën kur u vendos që të hapej paralele në gjuhën shqipe, gjë që shkaktoi revoltë tek prindërit maqedonas. “Sot dhe nesër pas seancës së qeverisë do të kemi njoftime konkrete se cila është zgjidhja për Komunën e Çashkës. Por një gjë që mund të them tani është se jemi në fund të gjetjes së…
Burime të BBC bëjnë me dije se që pas pushtimit të Rusisë, numri i vullnetarëve që duan të luftojnë për Ukrainën sa vjen e ulet. Shumica e atyre që donin të luftonin ose kanë ndërruar jetë, ose janë plagosur, ndërkohë të tjerë presin të lirohen nga rekrutët e rinj. Duket sikur entuziazmi dhe energjia e javëve të para në Ukrainë është zbehur.

