Në zonën e Karposhit, dje rreth orës 14:45, është arrestuar T.K.(39) nga Shkupi, kumtuan sot nga MPB-ja. Në kumtesë theksohet se personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Author: Hamdi Kumanova
Aksident në aksin rrugor “Fier-Ballsh”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet S. H., 65 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe. NJOFTIMI I POLICISE Rreth orës 08:15, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, automjeti me drejtues shtetasin S. H., 65 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. B. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi S. H. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai, vajza e tij 12 vjeçe, të cilët ndodhen…
Ndonëse është ende duke vuajtur dënimin me burg, ish-kryetarja e PSP-së Katica Janeva punon në një zyrë avokatore në Shkup. Autoriteti i Sanksioneve e lejoi atë të punësohej në studion ligjore të djalit të saj. Ajo del nga burgu i Idrizovës në mëngjes për të punuar te studioja ligjore e djalit të saj dhe kthehet sërish në qeli pasdite. Janeva e shfrytëzon këtë mundësi që nga 27 janari, pasi i kanë mbetur edhe rreth dy vjet e gjysmë për të kryer dënimin, nga gjithsej shtatë vite burg, që mori për rastin “Reket”. Katica Janeva u dënua për shpërdorim detyre, së…
Analizat tona thonë se, nëse Aleanca për Shqiptarët merr pjesë e pavarur në zgjedhje, do t’i bëjë vetëm një nder BDI-së, deklaroi ministri i shkarkuar i MSHIA-s, Azir Aliu duke iu përgjigjur pyetjes se ku ndanë Arben Taravari dhe Ziadin Sela. “Në koalicion me opozitën, BDI përfundimisht do të përfundojë në opozitë”, tha Aziri për “TV21”. Ai shtoi se “vija e tyre e kuqe” për një koalicion të mundshëm qeveritar në të ardhmen është duke mbajtur rrugën evropiane. “Nuk do të bëjmë koalicion me një parti që nuk do të angazhohet për ruajtjen e rrugës evropiane, që nënkupton edhe ndryshime…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ishte i ftuar sonte në emisionin 10Minuta në TV21. Duke folur për situatën politike dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai tha se shqiptarët e dinë se kush i mbron interesat e tyre duke rikujtuar se LEN-i i sotshëm para një viti e gjysmë ka tentuar të bëj koalicion me Apasievin dhe VMRO-në për të rrëzuar qeverinë aktuale nga pushteti. “Është çështje e partive opozitare që të merren me propaganda të cilat nuk i takojnë momentit për të cilin flasim, është me rëndësi që ta zhbllokojmë rrugën për në bashkimin evropian dhe jo të bëhen mashë…
Sektori për Punë të Brendshme-Shkup dje (12.02.2024) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 193 gjoba, nga të cilat 21 për tejkalim të shpejtësisë, 19 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shoferi, pesë sanksione për kalim në semafor të kuq, gjashtë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për mosvënien e rripit të sigurimit…, shkruan Alsat. “Kontrollet në trafik do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë…
Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike. Xhonatan Haxhiaj ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli 2” si i implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Kështu numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni në Durrës ka shkuar në 52. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.
Pas shpërndarjes së disa fletushkave kërcënuese në veri të vendit ndaj kryeministrit të vendit Albin Kurti dhe Policisë së Kosovës, është hapur rast për incident kriminal “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, fetar, racor, etnik”. “Mitrovicë Veri 12.02.2024 – 21:40. Raportohet se persona të pa njohur nëpër hyrje të ndërtesave dhe rrugë të ndryshme kanë shpërndarë fletushka që lidhet me veprën e lartë cekur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. Fletushkat janë shpërndarë mbrëmë nga e një grup i quajtur “Mbrojtja Popullore”, përmbajtja e të cilave është nxitëse dhe inkurajon qytetarët serbë të…
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e nxiti një stuhi kritikash nga Shtëpia e Bardhë dhe nga zyrtarët e lartë perëndimorë kur tha se ai nuk do t’i mbronte aleatët e NATO-s, të cilët dështojnë të shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen dhe se do ta nxiste Rusinë t’i sulmojë ata. Më poshtë mund t’i lexoni përgjigjet e disa prej pyetjeve kyçe rreth NATO-s, fjalëve të Trumpit – i cili po garon për një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë në nëntor dhe po prin ndaj presidentit Joe Biden në disa sondazhe – dhe ndërlikimet e tyre. Çfarë është NATO-ja? E…
Ramchandra Khadka së fundmi u kthye në Nepal, ai është një nga shumë nepalezët që kanë luftuar për rusët në Ukrainë. Ai flet për skenat e tmerrshme nga vija e frontit dhe se si tani i vjen keq për vendimin e tij për t’u bashkuar me ushtrinë e Kremlinit si një mercenar i huaj. Ai bashkë me 15,000 burra nepalezë iu janë bashkuar ushtrisë ruse pasi qeveria ruse vitin e kaluar njoftoi një paketë fitimprurëse për ushtarët e huaj, sipas CNN. “Unë, nuk shkova në ushtrinë ruse për qejf, sepse nuk kisha asnjë mundësi pune në Nepal, edhe pse nuk…
Dy ditë më parë mediat e Kosovës shpërndanë lajmin se kishte pasur një plan për atentat ndaj kryeministrit Albin Kurtit gjatë vizitës së tij në Shkup. Vetë Kurti konfirmoi lajmin, ndërsa kryeqyteti maqedonas u ‘blindua’ për sigurinë e tij. Eksperti i sigurisë, Drizan Shala në një lidhje skype për emisionin “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo u shpreh se informacionet për një plan të tillë ndaj Kurtit kishin ardhur nga shërbime inteligjente të vendeve të huaja. “Sa i përket informacionit të dalë në publik shërbimet inteligjente të partnerëve tanë kanë patur informacione se në momentin që Kurti do zbriste në…
Shqipëria po përballet me rënie të shpejtë të lindjeve, sidomos në vitet pas pandemisë, por në qarqet e Veriut, fenomeni po intensifikohet më shumë. Teksa lindjet në shkallë kombëtare ranë me 10% në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022, në Qarkun e Kukësit rënia ishte më 18.5%. Në qarkun Verilindor, më i varfri në vend vitin e kaluar, lindën vetëm 667 foshnja nga 819 më 2022. Në dekadën e fundit, Kukësi është i vetmi qark që ka pësuar tkurrje të ekonomisë, ndryshe nga trendi kombëtar sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Kukësi po vuan pasojat e emigrimit të brendshëm…

