Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kërcënimet e Lidhjes Evropiane për Ndryshim se në rast se nuk votohet kandidati i tyre për KSHZ, do ta bojkotojnë kuvendin është alibi për të mos qenë pjesë e procesit zgjedhor, shkruan Alsat. Azir Aliu nga ASH-ja shton se partia e tij do të veproj sipas rregullave, procedurave dhe ligjeve që dalin nga Kuvendi. “Unë frikohem se mos janë procese në të cilat dëshirojnë të mos jenë pjesë e zgjedhjeve. Këtë nuk dua ta besoj, por sidoqoftë ka procedura në Kuvend, rregullat, ligjet dhe procedurat të cilat ne i ndjekim dhe sipas këtyre…
Author: Hamdi Kumanova
Nëpunës policorë nga Njësitit për tregti ilegale në SPB Shkup dje në ora 07:45 në Shkup, në zonën e Gjorçe Petrovit, e kanë privuar nga liria M.Z.(27) nga Shkupi. “Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, iu gjet dhe u konfiskua një lëndë pluhuri. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës“, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Në vend që të rraskapitemi në luftëra ideologjike dhe kulturore, të bashkohemi në përpjekjet për të krijuar një shoqëri të drejtë dhe humane me vertikale të qarta morale. Në këtë mënyrë jo vetëm që do të tejkalojmë agoninë dhe do të zbusim krizën, por edhe do ta kthejmë shpresën në nënqiellin e Maqedonisë, theksoi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e pritjes së fundvitit për kishat, bashkësitë fetare dhe grupet religjioze që organizoi mbrëmë Komisioni për Marrëdhënie pe Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, transmeton Portalb.mk. Pendarovski theksoi se, bashkëjetesa nuk ndërtohet vetëm me shkëmbim të mesazheve dhe urimeve të sjellshme,…
India po teston inteligjencën artificiale (AI) për të ndërtuar modele klimatike për të përmirësuar parashikimin e motit pasi shirat e rrëmbyeshëm, përmbytjet dhe thatësira po përhapen në të gjithë vendin, tha një zyrtar i lartë i motit. Ngrohja globale ka shkaktuar përplasje më intensive të sistemeve të motit në Indi vitet e fundit, duke rritur ngjarjet ekstreme të motit, të cilat Qendra e pavarur për Shkencën dhe Mjedisin vlerëson se kanë vrarë afro 3,000 njerëz këtë vit. Agjencitë e motit në mbarë botën janë duke u fokusuar në AI, e cila mund të ulë koston dhe të përmirësojë…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë ushtarakë thanë se forcat e Kievit rrëzuan dje tre aeroplanë luftarakë rusë Su-34. Ushtria ruse nuk e ka komentuar incidentin, por blogerët rusë konfirmuan humbjen e aeroplanëve ndërsa analistët thanë se sistemet anti-ajror amerikan, Patriot ndoshta ishin përdorur. Këto raportime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. “Sot në mesditë në sektorin jugor – tre aeroplanë luftarakë rusë Su-34 u shkatërruan”, shkroi komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleschuk në platformën e komunikimit Telegram. Në video-mesazhin e mbrëmjes, Zelensky vlerësoi njësinë kundërajrore në rajonin e Odesës për rrëzimin e aeroplanit…
Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Mirushë të Malishevës. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se njëri prej të lënduarve është në gjendje kome, raporton Express. “AKSIDENTTRAFIKU ME LËNDIME – Fsh. Mirushë, Malishevë 22.12.2023 – 00:50. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale të shkaktuar lëndime trupore kanë pësuar tetë persona të cilët janë dërguar në QKUK për tretman të nevojshëm mjekësor, njëri prej tyre gjendet në gjendje kome. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
Në shtator të këtij viti, Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara i ka shitur dy banesa ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, të cilat i janë konfiskuar në rastin “Perandoria”. Pronarët e rinj u mbajtën sekret, por “Fokus” zbuloi se në duart e kujt ka përfunduar një nga banesat në Goricë të Ohrit. Këto ditë në Kadastër është ndryshuar pronësia e banesës, kështu që në vend të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tani shkruhet emri i Bekim Zemoskit nga Ohri. Zemoski është një biznesmen i suksesshëm, përkatësisht është pronar i kompanisë konsulente De-Invest, e cila prej vitit 2007…
Është publikuar tenderi për përzgjedhjen e kontraktorit për seksionin e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, nga Kriva Pallanka deri në kufirin bullgar. Në të njëjtën kohë, është duke u zhvilluar procesi për përzgjedhjen e inxhinierit mbikëqyrës dhe konsulentit për asistencë teknike investitorit. Pritet që në tremujorin e parë të vitit 2024 të zgjidhet një konsulent për asistencë teknike, në tremujorin e dytë inxhinieri mbikëqyrës, ndërsa procedura e tenderit për përzgjedhjen e kontraktorit do të përfundojë në tremujorin e tretë të vitit 2024. Sipas kësaj dinamike, aktivitetet në terren do të fillonin në vitin 2025, pasi më shumë detaje do…
Drejtori i Drejtorisë së Doganave të RMV-së, Stefan Bogoev thotë se takimi mes qeverisë dhe opozitës do të jetë i karakterit teknik dhe do i referohet formimit të qeverisë teknike. “Takimi mes qeverisë dhe opozitës do të jetë i karakterit teknik dhe i referohet formimit të qeverisë teknike, dikastereve, njerëzve, formatit etj. Vetë emri qeveri teknike tregon një karakter teknik. Ajo ka karakterin për të organizuar zgjedhjet nga aspekti teknik. Çështja është të theksohet se takimi është i tillë, nuk do të merren vendime kyçe”, tha Stefan Bogoev për emisionin “Trilling”. Në pyetjen se a do të testohet për…
Nga partia në pushtet, LSDM thonë se masat ekonomike të Qeverisë po japin rezultat dhe se kanë arritur që prej vitit 2016, pagën mesatare në vend ta risin për 270 euro, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se me anëtarësimin në BE, pagat do të rriten për 70 për qind. “Paga mesatare është ngritur në gati 39.000 denarë – 630 euro. Që nga viti 2016, pra që nga koha e DPMNE-së, LSDM-ja e ka rritur pagën mesatare për 270 euro – nga 360 euro në 630 euro! LSDM ka treguar me veprim se e respekton dhe e vlerëson mundin…
Kultivuesit e rrushit për prodhim të verës do të marrin subvencione prej 40.000 deri në 52.000 denarë për hektar, thuhet në kumtesën e LSDM-së. “Me ndryshimet në programin për pagesa direkte, subvencionet për kultivuesit rriten nga 40.000 denarë për hektar në 52.000 denarë për hektar. Gjithashtu, po krijohet një masë e re për të mbështetur vreshtarët për rrushin e prodhuar të verës që dorëzohet në objektet e regjistruara të prodhimit të verës me denarë shtesë për kilogram. Deri në fund të vitit do të vijojë realizimi i paradhënies prej 30 për qind të subvencioneve, me të cilën janë siguruar 150…
Zëvendëskryeministri Artan Grubi ka njoftuar se Kuvendi tashmë ka miratuar propozimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për vendosjen e pikës së përbashkët kufitare me Republikën e Kosovës, përcjell TV21. “Ky fundvit po sjell një tjetër lajm të bukur sa i përket heqjes së barrierave vështirësuese të lëvizjes sonë ndërkufitare. Kuvendi ratifikoi dje propozimin e Qeverisë për heqjen e kufirit me Republikën e Kosovës nëpërmjet vendosjes së një pike të përbashkët kontrolli me aplikacion dhe databazë të përbashkët. Një rajon i hapur i kontribuon zhvillimit të përgjithshëm, njohjes së ndërsjellët, rrënimit të paragjykimeve, fqinjësisë së mirë dhe hapërimit më…

