Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski ka bërë me dije se pas 56 viteve, shkolla fillore “Panajot Ginovski” u bë me fasadë të re, tranmseton Almakos.
“ Në tërësi është vendosur fasadë e re energjetike në shkollën fillore komunale ‘Panajot Ginovski’.
Ky është rikonstrukcioni i parë i fasadës qysh nga ndërtimi i shkollës nga viti 1967. Me këtë, esencialisht do të përmirësohen kushtet për realizimin e mësimit dhe në kohës e krizës energjetike do të kursehet rrymë. Ne, jemi duke i përmirësuar kushtet në shkollat fillore komunale”, shkroi ndërmjet tjerash Darko Kostovski./Almakos/