ANGELOV: KRYQI NUK DO TË BJERË! Koalicioni BESA – VMRO DPMNE në Tetova ta tërheqin vendimin për rrënimin e kryqit në Kodrën e Diellit – thonë nga LSDM-ja duke potencuar se bëhet fjalë për pronë kishtare në oborrin e manastirit e jo për objekt. Sipas tyre, provokimet e kësaj natyre mund të shkaktojnë tensione me pasoja serioze. “Shqetësues është fakti se të gjitha vendimet e dëmshme të Kasamit në Tetovë mbështeten nga DPMNE-ja si partner koalicioni të Besës. Pozitën më të rëndësishëm në Komunë pas Kasamit e mban Darko Kocevski I VMRO-DPMNE-së. Dyshojmë se kjo është pjesë e skenarit të…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar se është marrë vendimi dhe janë siguruar mjetet dhe se, së shpejti do të fillojë ndërtimi i objektit të ri për gjimnazin “Sami Frashëri” në Kumanovë. “Më në fund do të zgjidhet problemi shumëvjeçar me të cilin ballafaqoheshin nxënësit dhe punonjësit e gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë, ku moskegzistimi i objektit përkatës për realizim cilësor të procesit arsimor. Në seancën e fundit të Qeverisë është pranuar plani i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe është sjellur Vendimi për ndërtimin e objektit tërësisht të ri për nevojat e gjimnazit…
BLLOKU I TRETË DHE I KATËRTË DO TË PËSOJË RRITJE Për të mbrojtur kategoritë e ndjeshme të qytetarëve, Komisioni rregullator i Energjetikës njofton se nga data 1 janar do të ulet çmimi i rrymës për bllokun e parë për 5,16%, për bllokun e dytë dhe për tarifën e lirë mbetet i njëjtë. Ndërsa rritje prej 2.88% do të ketë për blloku e dhe blloku i katërt rritet për 1,86%. Drejtori i KRRE-së Marko Bislimovski në konferencë për mediat deklaroi se me konceptin e ri për qasje deri te rrjeti, u bë ndarje e drejtë e shpenzimit për rrjetin mes përdoruesve…
Ministri i MBP-së, Oliver Spasovski sot informoi se Ministria e Punëve të Brendshme ka hetuar plotësisht rastin e vrasjes së dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nga pikëpamja e MPB-së, çështja është zbardhur në tërësi. Për të gjitha aspektet e tjera të hetimit do të kontaktoni Prokurorinë. Puna jonë ka përfunduar plotësisht. Nëse vendoset zgjerimi i hetimeve dhe pranimi i udhëzimeve dhe kërkesave të tjera nga Prokuroria, MPB-ja është këtu për të vepruar”, tha Spasovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. Pas 17 ditësh, të premten, më 22 dhjetor, mbërritën rezultatet e autopsisë nga autopsitë e…
Policia e Maqedonisë u bë me dy automjete, të pajisura me sistemin “PolCam”, pajisje e brendshme e krijuar për kontrollin dhe monitorimin e trafikut dhe shkeljeve në komunikacion. Sistemi “PolCam” lehtë i dokumenton shkeljet e trafikut si: kalimi në semafori të kuq, drejtimi me shpejtësi më të madhe se sa lejohet, parakalimet e paligjshme dhe shkelje të tjera, si dhe shpejtësia e lëvizjes së automjeteve mund të matet në një distancë fikse dhe të ndryshueshme nga automjetet. Pajisja mundëson një regjistrim video prej 25 fotosh në sekondë, një hartë që tregon vendndodhjen ku është realizuar videoja, si dhe ekziston një…
Më 14.12.2023, në tekstin e portalit “A1on” me titull: “Ritter: Ushtria ruse është më e mira në planet”, theksohet ky pretendim i të ashtuquajturit “analist amerikan”: “Nuk ka asnjë forcë të armatosur në planet që ka të njëjtën përvojë si ajo ruse. Ushtria ukrainase mund të kishte një përvojë të ngjashme, por ata janë të gjithë të vdekur”. Mirëpo, nuk bëhet fjalë për një “analist”, por për një burim jokredibil që shpërndan vazhdimisht dezinformata të shfrytëzuara nga propaganda e Kremlinit. Dezinformatat propagandistike të Riterit janë përgënjeshtruar nga kontrollues të shumtë të fakteve, përfshirë edhe të atyre në Serbi, ku mediat ruse Sputnik dhe RT përhapin rregullisht dezinformatat e Riterit. Dezinformata e fundit…
Efektivët e policisë të Gostivarit të hënën në orën 10:15 kanë privuar nga liria personat A.D. (27), A.D. (21) dhe I.D. (48) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të përfshirjes së tyre të mëparshme në një përleshje fizike që ndodhi në rrugën “Shumatovska”, në të cilën ishin gjithashtu të përfshirë personat B.J. (24), F.J. (51) dhe A.J. (27), gjithashtu nga Gostivari. Në përleshje, sipas raportit, është përdor një mjet i mprehtë, ndërsa arsyeja për të ishte keqkuptime rreth parkimit të automjeteve. Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
10 ditë më parë foshnjës së porsalindur i ka humbur një pjesë e gishtit në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike në Shkup, pasi një mјек e ka lënduar aksidentalisht dhe është suspenduar për ngjarjen e rëndë. Nga Klinika për Gjinekologji Obstrekikë e kanë konfirmuar informacionet që kanë dalë dhe kanë sqaruar – Një incident fatkeq ka ndodhur në repartin për të porsalindur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstretikë – Shkup, kur një mjek aksidentalisht ka prerë një pjesë të gishtit të madh të foshnjës gjatë daljes së një të porsalinduri. Pediatri kujdestar ka vepruar sa më profesionalisht dhe me përgjegjësi dhe…
Hetuesit doganorë gjermanë kanë sekuestruar sasi të mëdha të drogës kaptagon pranë qytetit të Aachen. Transporti 300 kilogramësh mendohet të jetë me vlerë mbi 60 milionë euro (65.7 milionë dollarë) dhe është kapja më e madhe e drogës kaptagon në Gjermani deri më sot. Kaptagon, i njohur zakonisht si “kokaina e të varfërve”, është shfaqur si droga e zgjedhur midis të rinjve në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Kjo kapje e fundit në Gjermani tregon se droga mund të jetë më e zakonshme në vendet evropiane sesa mendohej më parë. Kaptagoni u bë i paligjshëm në…
EVN ka bërë të ditur se në 25 lokacione nëpër Shkup do të vendosë stacione mbushëse për makinat elektrike. Në shpjegimin e propozim-vendimit thuhet se qëllimi i këtij projekti është në përputhje me aktivitetet e ndërmarra nga Qyteti i Shkupit në drejtim të inkurajimit të përdorimit të alternative të tjera të transportit, duke promovuar stacionet për mbushjen e automjeteve elektrike. Kjo siç thuhet do të ndikoj në përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e ajrit. Në 25 lokacione në Shkup do të vendosen po aq stacione për mbushjen e makinave elektrike. Të enjten, këshilltarët bashkiakë duhet t’i japin dritën jeshile propozimit…
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të Inspektoratit komunal në Tetovë, Sedat Sulejmani, i cili tha se ka vendim për prishjen e kryqit në Kodër të Diellit, por se i njëjti do të prishet kur t’i vie radha pasi ka 5.000 objekte me vendim për prishje, shkruan TV21. Angellov thotë se prishjes së kryqit kurrë nuk do t’i vie radha. “Duke marrë parasysh dinamikën aktuale të rrënimit të objekteve të ndërtuara pa leje në Tetovë dhe rajonin e Tetovës, kryqi në Kodër të Diellit nuk do të vijë kurrë në radhë.…
Gazetari nga Kosova, Vehbi Kajtazi ka shkruar një status në rrjetin social ‘Facebook’ duke thënë se kyçja e VV-së në zgjedhjet Parlamentare në RMV është kundër orientimit pro-perëndimor të shqiptarëve, informon POPULLI.mk Partia e Nikola Gruevskit dhe Albin Kurtit jane ne nje koalicion te heshtur kunder Ali Ahmetit dhe orientimit perendimor te shqiptareve ne Maqedonine e Veriut. Kurti nuk po garon atje kunder partive maqedonase, por direkt kunder BDI-se. BDI-ne nuk po e duan me ne pushtet partite proruse, sepse sipas tyre shqiptaret kane marre shume hise dhe pushtet ne Maqedonine e Veriut. Por te jeni te sigurt, se Kurti…

