Ministri i Arsimit dhe Shkencës në emisionin Ora e Parë tha mes tjerash se pas Sellcë shumë shkolla pritet të vizitohen dhe fillojnë punimet. Ministri ekskluzivisht për Klan Maqedoni tregoi edhe për fillimin e punimeve në gjimnazin Sami Frashëri në Kumanovë. ”Në Sellcë kemi hedhur gurëthemelet, e dini se ka qenë një iniciativë shumë afatgjate e asaj zone dhe këto nuk vijnë se vjen fushata parazgjedhore por janë punime në kontuinitet, tani do vizitojmë edhe shkollën në Jabullçishtë të Poshtëm, dy shkolla në komunën e Dollnenit, tre shkolla në komunën e Dibrës, tre shkolla në komunën e Strugës dy shkolla…
Author: Hamdi Kumanova
Njëzet e katër vjeçari N.P nga Shkupi, udhëtar në automjetin “Seat Ibiza” me targa të Shkupit dhe 52-vjeçari G.A nga Koçani, udhëtarë në veturën “Golf” me targa të Koçanit janë viktimat e aksidentit të djeshëm në komunikacion, i cili ndodhi në autostradën Shtip-Koçan në atarin e fshatit Zhigantsi, tha sot për AIM-n, zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova. Sipas informacioneve të SPB-Shtip, në aksidentin e rëndë në të cilin janë përfshirë tri vetura, “Golf” me targa të Koçanit, “Citroen” me me targa të Vinicës dhe “Seat Ibiza” me targa të Shkupit, janë lënduar pesë persona. AIM dje informoi se pas…
Nga BDI kanë reaguar për vendimin e Pendarovskit për mosfirmosjen e Ligjit për lojërat e fatit, duke thënë se po del kundër vullnetit të deputetëve dhe qytetarëve, përcjellë Klan M. ”Stevo Pendarovski le ti tregojë motivet e vërteta për mosfirmosjen e Ligjit për lojërat e fatit dhe kush e ka nxitur atë të dalë kundër vullnetit të qytetarëve dhe të deputetëve. Përalla për reagimin e Bashkimit Europian për flamurin europian është standard i pesëfishtë i Pendarovskit. Pendarovski e firmosi Kodin kontestues Penal me flamur europian edhe përkundër kontestimeve masive të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ligj ky që i dështoi…
Arben Taravari do të jetë kandidat për president që do të mbështetet nga opozita shqiptare (Lidhja Europiane për Ndryshim), përcjell TV21. Arben Taravari formalisht ende është kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ndonëse një pjesë e partisë e udhëhequr nga kryetari i Kuvendit Qendror Ziadin Sela, nuk pajtohet me vendimin e Taravarit për koalicion parazgjedhor me opozitën shqiptare. TV21 nga burime brenda BDI-së mëson se edhe integristët do të dalin me kandidatin e tyre në zgjedhjet presidenciale. Siç njoftojnë nga atje, ka pasur debat nëse kandidati duhet të jetë partiak ose jopartiak. Si emra jopartiak janë përmendur Imer Selmani, Abdylmenaf Bexheti…
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftuan se Shpresim Ferati do të jetë drejtor i Spitalit Klinik të Tetovë, marrë parasysh se drejtori i deritanishëm, Ilir Demiri, tashmë është emëruar ministër i Shëndetësisë, përcjell TV21. “Dr. Shpresim Ferati është drejtori i ri i Spitalit Klinik të Tetovës. Ferati është i dëshmuar në fushën e tij dhe plotëson kërkesat për pozicionin që kryen. I uroj shumë suksese, besoj se me të spitali i Tetovës do të vazhdojë të shkruaj histori suksesi”, deklaron ministri i Shëndetësisë dr. Ilir Demiri.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj të këtij viti fillon më 18 prill në ora 00:00 dhe do të zgjasë deri në orën 24:00 të datës 6 maj, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas orarit të miratuar nga KSHZ, fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe në rrethin e parë dhe të dytë të votimit nuk duhet të zgjasë 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve. Rezultatet e anketave të opinionit publik lidhur me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor publikohen jo më vonë se pesë ditë…
Ndërmarrja publike “Rrugët e Shtetit” punësoi 143 inkasorë me vendim pune për periudhë të pacaktuar, pas shpalljes së publikuar para fundit të vitit të kaluar. Vendimi për përzgjedhjen e kandidatëve me emër dhe mbiemër është publikuar në faqen e ndërmarrjes publike dhjetë ditë më parë. Nga kjo ndërmarrje thonë se renditja përfundimtare është bërë në bazë të shqyrtimit paraprak të provave për plotësimin e kushteve dhe intervistave me kandidatët. Bëhet fjalë kryesisht për inkasuesit që janë të punësuar në pikat e pagesës rrugore, por që prej vitesh ishin me kontrata të përkohshme. Nga ndërmarrja theksuan se numri i inkasorëve…
Kryeministri Talat Xhaferi sot do të qëndroj për vizitë në komunën e Likovës. “Kryeministri Xhaferi në ora 10:00, do të marrë pjesë dhe do të drejtohet në evenimentin me rastin e inspektimit të kopshtit të ri në fshatin Mateç a do e vizitojë edhe Pallatin e Kulturës. Më pas, në ora 10:30, Kryeministri Xhaferi do të marrë pjesë në evenimentin me rastin e inspektimit të rrugës së ri-konstruktuar lokale në fshatin Likovë, Komuna e Likovës. Në ora 11:00, Kryeministri Xhaferi do e vizitojë Shkollën Fillore “Rilindja” në fshatin Llojan, Komuna e Likovës, ku së shpejti do të fillojë ndërtimi i…
Dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshjeje, tre burra janë përleshur fizikisht mes vete në Sutjeskë të Mitrovicës. Njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. “Raportohet se pas një mosmarrëveshje, tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, lajmëron raporti i policisë.
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari sot zyrtarizon kandidaturën për president të Maqedonisë së Veriut nga opozita shqiptare – Lidhja Europiane për Ndryshim. Kjo bëhet e ditur përmes një njoftimi zyrtar. “Nesër, e enjte,15 shkurt 2024, me fillim në ora 10:00, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, do të shpallë kandidaturën e tij për President të Republikës, si propozim i Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët, përkrahur nga Koalicioni Lidhja Evropiane për Ndryshim – LEN”, thuhet në njoftim. Të pranishëm në konferencë do të jenë edhe lideri i Lëvizjes Demokratike,Izet Mexhiti, i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i Alternativës, Afrim Gashi,…
Një punonjës policie i Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare Qafë Thanë është filmuar duke marrë ryshfet, raporton MPB. Sipas njoftimit, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal kundër K. M. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale të marrjes së ryshfetit nga neni 357. Padi ka përfituar edhe shtetasi G.B. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale të ndihmës së kryerësit. (INA)
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Leposaviq pasi i njëjti nuk iu është bindur urdhërave të zyrtarëve policorë. Në raportin 24-orësh thuhet se i njëjti nuk iu kishte bindur urdhrave të policëve që po merreshin me një aksident trafiku dhe me veturën e tij kishte goditur veturën zyrtare të policisë duke i shkaktuar dëme materiale. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti nuk ju kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë që po merreshin me një aksident trafiku dhe me veturën…

